LIVE UPDATES
Bota

Të zhdukur në det, kërkime nga qielli dhe uji për dy ushtarakët e forcave speciale të marinës amerikane në Gjirin e Adenit

Zyrtarët thanë se ekuipazhi në anijen me vela, që lundronte pa flamur, synonte t’i transferonte pjesët e raketave në det të hapur tek një anije tjetër në afërsi të bregdetit të Somalisë.

16 January 2024, 09:50 Nga N.F
Të zhdukur në det, kërkime nga qielli dhe uji për dy
Kërkimet në det

SHBA- Anijet dhe avionët e Marinës së Shteteve të Bashkuara bënë kërkime në Gjirin e Adenit për dy anëtarët e forcave speciale të marinës, SEAL, ndërsa më shumë hollësi po bëheshin të ditura rreth misionit të tyre për të kapur një mjet detar, që transportonte pjesë këmbimi për raketat balistike iraniane me rreze të mesme, ndërsa lëvizte drejt Somalisë, thanë të hënën zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.

Zyrtarët thanë se ekuipazhi në anijen me vela, që lundronte pa flamur, synonte t’i transferonte pjesët e raketave në det të hapur tek një anije tjetër në afërsi të bregdetit të Somalisë. Ndër pjesët në fjalë kishte mbushje të raketave dhe motorë. Anija ka një historik transportimi të paligjshëm armësh nga Irani drejt Somalisë, tha një zyrtar i marinës që foli në rrethana anonimiteti.

Forcat speciale SEAL gjendeshin në bordin e anijes luftarake USS Lewis B. Pullur dhe udhëtuan me avionë të posaçëm drejt anijes që duhej ndaluar. Ndërsa hipnin mes detit të trazuar, rreth orës 8 të mbrëmjes, njëri prej ushtarakëve u godit nga valët e fuqishme dhe një koleg u hodh në det pas tij. Të dy anëtarët e forcave speciale nuk u gjendën më. Ekipi i forcave speciale u përball me rreth dymbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u ndaluan dhe që rezultuan se nuk kishin asnjë dokumentacion. Pas inspektimit të anijes, armët u konfiskuan dhe anija u fundos – një procedurë standarte kjo në situata të ngjashme, që realizohet nëpërmjet hapjes së vrimave në trupin e anijes.


Zyrtarët amerikanë thanë se temperatura e ujërave në Gjirin e Adenit është e ngrohtë dhe ushtarakët e njësive speciale SEAL stërviten për të përballuar emergjenca të tilla. Të hënën, marina kishte nisur për operacione kërkimi anije, helikopterë dhe dronë. Marina Amerikane ka bërë misione të rregullta interceptimi në këtë rajon, duke ndalur ndër të tjera edhe ngarkesa me armatime në anijet që furnizojnë huthitë e Jemenit, grup që gëzon mbështetjen e Iranit. Zyrtarët thanë se misioni i forcave speciale të marinës, SEAL, nuk lidhej me misionin ndërkombëtar që synon t’u ofrojë mbrojtje anijeve tregtare në Detin e Kuq, apo me sulmet ndëshkimore që Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë bërë në Jemen gjatë dy ditëve të fundit.

Marrë nga VOA

shba ushtare zhdukje kerkim

Sondazh

Bota 16 January 2024, 08:50 M.B

Irani kryen sulme në Irak dhe Siri

Fotografi e nxjerrë nga një video e Rudaw TV që shfaq tymin duke dal nga një ndërtesë e goditur në Irbil të Irakut m&e...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin