LIVE UPDATES
Bota

Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë komplot kundër Iranit!

Të dy liderët e pranuan se ka pasur ngecje në marrëdhëniet mes dy vendeve në të kaluarën, duke fajësuar drejtpërdrejt presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad për “politikën armiqësore” dhe u zotuan se do ta kthejnë dhe thellojnë bashkëpunimin.

16 July 2025, 08:00 Nga N.F
Teherani: Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë komplot kundër Iranit!
Foto

SIRI- Vizita e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Baku fundjavën e kaluar vuri në pah një ndryshim dramatik në aleancat rajonale, duke nxitur shqetësime, dyshime dhe rillogaritje strategjike në mediat iraniane.

Deklaratat zyrtare pas takimit të Sharas me presidentin Ilham Aliyev theksuan fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes Sirisë dhe Azerbajxhanit. Të dy liderët e pranuan se ka pasur ngecje në marrëdhëniet mes dy vendeve në të kaluarën, duke fajësuar drejtpërdrejt presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad për “politikën armiqësore” dhe u zotuan se do ta kthejnë dhe thellojnë bashkëpunimin.

Në veçanti, vizita rezultoi në një marrëveshje për eksportin e gazit azerbajxhanas në Siri përmes Turqisë. Zyrtarët që e vlerësuan këtë marrëveshje si një zgjidhje të nevojshme për krizën kronike të energjisë në Siri.

Ndërkohë, disa media, përfshirë ato izraelite, pretenduan se zyrtarë sirianë dhe izraelitë janë takuar në prapaskenë gjatë kësaj vizite. Nuk është e qartë nëse Sharaa mori pjesë në takim, por vetë ekzistenca e një takimi të tillë – i mundësuar nga Azerbajxhani, aleati kryesor i Izraelit në rajon – ka shtuar më tej shqetësimet në Teheran.

Sharaa, ish-rebel i njohur me nofkën Abu Mohammed al-Jolani, u bashkua me rebelët e mbështetur nga Turqia dhe në dhjetor të vitit 2024 udhëhoqi fraksionin e tij, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), në një ofensivë të shpejtë që përfundimisht përmbysi qeverinë e Assadit të mbështetur nga Irani dhe Rusia.

Një shqetësim i përbashkët në median iraniane është ajo që shihet si një zhvendosje e gjurmës militante nga fushëbetejat siriane drejt Kaukazit – mu në pragun e derës së Iranit.

Gazeta pro-reformiste Arman-e Melli argumentoi se një aspekt i marrëdhënieve në zhvillim mes Damaskut dhe Bakusë do të përfshijë transferimin e luftëtarëve me bazë në Siri përmes Turqisë në baza në Azerbajxhan – një zhvillim i mundshëm që ajo e përshkroi si një “mision” për Sharan. Sipas gazetës, prania e tyre synon destabilizimin e zonave përgjatë kufijve të Iranit dhe Rusisë, si dhe kryerjen e operacioneve kundër boshtit më të gjerë Kinë-Rusi-Iran.

Gazeta konservatore Farhikhtegan mbajti një qëndrim të ngjashëm, duke pohuar se Sharaa e sheh ripërdorimin e luftëtarëve të tij si një mënyrë për të përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i dëbuar luftëtarët e huaj nga Siria.

Sipas këtij plani, shtoi ajo, Azerbajxhani do të bëhet një qendër strategjike – ose si një pikë nisjeje për infiltrime të mëtejshme në Kaukaz dhe Rusi, ose si një vendosje e qëndrueshme në zona si Karabaku.

Rrjeti izraelit i24NEWS, duke cituar një burim të paidentifikuar sirian, pretendoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kishin vendosur që Bakuja të ishte vendi i një takimi mes zyrtarëve izraelitë dhe sirianë për të “dërguar një mesazh për Iranin”.

Duke iu referuar këtij raporti, gazeta shtetërore iraniane Jam-e Jam, akuzoi se, duke pasur parasysh historikun e përfshirjes së supozuar të Bakusë në operacione kundër Iranit ndër vite, dhe dyshimet për bashkëpunimin e saj me Izraelin gjatë luftës së muajit të kaluar, kjo mund të merret si një “provë e qartë” se disa vende fqinje po bashkëpunojnë me Izraelin kundër Iranit.

Gazeta përmendi veçanërisht Azerbajxhanin dhe aleatët e tij, Turqinë dhe Izraelin, si vendet që “po formësojnë dinamika të reja që punojnë kundër interesave të Iranit”.

Sipas saj, Irani do të duhet t’i mbrojë interesat e tij kombëtare me mençuri diplomatike dhe të sigurisë, përfshirë forcimin e marrëdhënieve me fqinjët si Armenia dhe Rusia, si dhe të mbajë një qëndrim të fortë ndaj “provokimeve të Bakusë”.

Teherani po vëzhgon me shqetësim të rritur teksa Azerbajxhani po forcon lidhjet me Izraelin. Në vitet e fundit, partneriteti është zgjeruar ndjeshëm, i shënuar nga bashkëpunimi gjithnjë e më i thellë në fushën e mbrojtjes dhe vendimi i Bakusë për të hapur një ambasadë në Tel Aviv në vitin 2023 – zhvillime që vetëm sa kanë rritur mosbesimin iranian.

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, muajin e kaluar i kërkoi Aliyevit që të “hetojë dhe verifikojë” raportet se dronë izraelitë, përfshirë mikro-dronë, kishin hyrë në hapësirën ajrore iraniane përmes territorit azerbajxhanas gjatë luftës 12-ditore që përfundoi me armëpushim më 24 qershor. Aliyev i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se Qeveria e tij nuk do të lejonte kurrë që territori i Azerbajxhanit të përdorej kundër Iranit./REL

siri iran azerbajxhan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin