LIVE UPDATES
Bota

Tensione politike në Ukrainë mes bastisjeve kundër korrupsionit dhe sfidës së Fedorovit

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit publikuan më 19 gusht një video në stilin e një traileri, të cilën e quajtën Operacioni Forest Gump.

19 August 2026, 14:58 Nga E.d
Tensione politike në Ukrainë mes bastisjeve kundër korrupsionit
Protestuesit u mblodhën pranë ndërtesës së parlamentit në Kiev

Agjencia kundër korrupsionit në Ukrainë ka njoftuar hetime të reja që përqendrohen te deputetët dhe personat nga zyra e presidentit Volodymyr Zelensky, një ditë pasi ish-ministri i njohur i Mbrojtjes, Mykhaylo Fedorov, publikoi një video në të cilën bëri thirrje që të mbahen zgjedhje të reja.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit publikuan më 19 gusht një video në stilin e një traileri, të cilën e quajtën Operacioni Forest Gump.

“NABU dhe SAP po zhvillojnë një operacion special për të zbuluar një organizatë kriminale që vepronte nën drejtimin e anëtarëve aktualë dhe ish-anëtarëve të parlamentit ukrainas dhe që përfshinte zyrtarë të lartë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës dhe persona të tjerë”, thanë ato në një deklaratë.

Më vonë, të dyja agjencitë publikuan një video 24-minutëshe me detaje të hetimit.

Në të thuhej se persona ishin arrestuar për organizimin dhe lehtësimin e pastrimit të parave të lidhur me Operacionin Midas, një hetim i gjerë që e çoi Zelenskyn të shkarkonte shefin e tij të fuqishëm të kabinetit, Andriy Yermak, në maj. 

Agjencia kundër korrupsionit në Ukrainë ka njoftuar hetime të reja që përqendrohen te deputetët dhe personat nga zyra e presidentit Volodymyr Zelensky, një ditë pasi ish-ministri i njohur i Mbrojtjes, Mykhaylo Fedorov, publikoi një video në të cilën bëri thirrje që të mbahen zgjedhje të reja.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit (SAP) publikuan më 19 gusht një video në stilin e një traileri, të cilën e quajtën Operacioni Forest Gump.

“NABU dhe SAP po zhvillojnë një operacion special për të zbuluar një organizatë kriminale që vepronte nën drejtimin e anëtarëve aktualë dhe ish-anëtarëve të parlamentit ukrainas dhe që përfshinte zyrtarë të lartë nga Zyra e Presidentit të Ukrainës dhe persona të tjerë”, thanë ato në një deklaratë.

Më vonë, të dyja agjencitë publikuan një video 24-minutëshe me detaje të hetimit.

Në të thuhej se persona ishin arrestuar për organizimin dhe lehtësimin e pastrimit të parave të lidhur me Operacionin Midas, një hetim i gjerë që e çoi Zelenskyn të shkarkonte shefin e tij të fuqishëm të kabinetit, Andriy Yermak, në maj. 

I veshur me të zeza, duke imituar stilin karakteristik të veshjes së Zelenskyt, Fedorov tha se “demokracia nuk mund të mbahet peng nga Rusia”, duke iu referuar faktit se zgjedhjet presidenciale janë shtyrë për shkak të pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Moska në vitin 2022.

“Ne po luftojmë pikërisht sepse duam të mbetemi një shtet i lirë evropian. Prandaj, duhet të gjejmë një mekanizëm ligjor, të sigurt dhe realist që do t’i mundësojë Ukrainës të rikthejë një proces të plotë demokratik edhe në kushtet e një lufte të zgjatur”, tha Fedorov.

Shkarkimi i Fedorovit muajin e kaluar shkaktoi protesta në Kiev, të cilat detyruan Zelenskyn të shkarkonte shefin e ushtrisë së Ukrainës – por Zelensky nuk pranoi kërkesën e protestuesve që Fedorov të rikthehej në detyrë.

Në vend të kësaj, ai propozoi ushtruesin e detyrës së kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Yevhen Khmara, si ministrin e ri të Mbrojtjes. Parlamenti i vendit e miratoi emërimin e Khmaras më 19 gusht.

'Një hap i gabuar'

Më 19 gusht pati një tjetër demonstratë në mbështetje të Fedorovit pranë ndërtesës së parlamentit, ku morën pjesë disa dhjetëra persona. Protestat e mëparshme kanë qenë më të mëdha.

“Fedorov kishte nevojë t’u drejtohej njerëzve që po dilnin në rrugë për të protestuar. Me fjalë të tjera, ai duhej ta ngrinte këtë çështje publikisht në një mënyrë”, tha Ihor Reiterovych, kreu i programeve ligjore dhe politike në Qendrën Ukrainase për Zhvillim Social, për Current Time.

“Nëse qëllimi specifik ishte të niste një lloj fushate politike, një fushatë presidenciale ose diçka në atë linjë, atëherë ky është një hap i gabuar. Po shoh reagimin, për shembull, në Threads, ku ka një numër mjaft të madh njerëzish që kanë qëndrim pozitiv ndaj Fedorovit, dhe atyre nuk u pëlqeu ideja e zgjedhjeve në këtë kontekst (të kohës së luftës)”, shtoi ai.

Reiterovych nuk ishte i vetmi që vuri në pikëpyetje ndikimin politik të deklaratës së Fedorovit.

“Deklarata e Mykhaylo Fedorovit duket e dobët për disa, sepse nuk u përmendën emra. Për disa të tjerë, duket e fortë, sepse ata janë kundër Zelenskyt dhe prisnin siguri nga Fedorov. Por tani kjo është padyshim fillimi i një loje politike. Dhe një lojë më e gjerë se fushata e Fedorovit”, shkroi në rrjetet sociale analisti politik dhe ish-deputeti Vadym Denysenko.

“Zgjedhjet ende nuk janë mbajtur për dy arsye: frika nga lufta është më e madhe se nevoja për zgjedhje dhe për shkak të vlerësimit (të ulët) të Zelenskyt”, shtoi ai./REL

ukrainë tensione politike mykhaylo fedorov

Sondazh

Bota 19 August 2026, 07:53 E. D

Sa kafe është mirë për shëndetin?

Kafeja dhe efektet e saj janë hulumtuar shkencërisht për më shumë se 150 vjet. Opinionet rreth kësaj pije të preferuar kan&...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin