LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, analiza e "The Guardian": Gabimi i Izraelit dhe loja e Iranit! Si sulmi me dronë zbuloi fytyrën e vërtetë të Teheranit

Teksa zyrtarë të lartë izraelitë e kanë cilësuar sulmin iranian të kësaj fundjave si “zbulim të fytyrës së vërtetë” të Teheranit, realiteti është se shkak i këtij sulmi është vlerësimi i keq që Izraeli bëri me sulmin e tij ndaj një kompleksi diplomatik iranian në Siri ku vrau, ndër të tjerë, dy gjeneralë të lartë iranianë.

14 April 2024, 21:07 Nga N.F
Tensionet në Lindjen e Mesme, analiza e "The Guardian": Gabimi i
Sulmet

IZRAEL- Sulmi në shkallë të gjerë nga Irani ndaj Izraelit mund të ketë kaluar me relativisht pak dëme, por shënon një transformim të rëndësishëm në konfliktin midis dy armiqve. Një luftë e zhvilluar prej kohësh përmes prokurave, vrasjeve dhe sulmeve larg tokës izraelite (shpesh në vende të treta) ka dalë tashmë në sipërfaqe.

Teksa zyrtarë të lartë izraelitë e kanë cilësuar sulmin iranian të kësaj fundjave si “zbulim të fytyrës së vërtetë” të Teheranit, realiteti është se shkak i këtij sulmi është vlerësimi i keq që Izraeli bëri me sulmin e tij ndaj një kompleksi diplomatik iranian në Siri ku vrau, ndër të tjerë, dy gjeneralë të lartë iranianë. Pas vitesh, në të cilët të dyja palët operuan brenda kornizës së një grupi “rregullash” kryesisht të padeklaruara, Izraeli shkeli çdo vijë të kuqe duke sulmuar një vend që Teherani pretendon se ishte i barabartë me sulmin ndaj tokës iraniane shkruan "The Guardian".

“Izraeli shkoi shumë larg me vrasjen e gjeneralit iranian në një hapësirë diplomatike,” thotë Yagil Levy, një profesor i sociologjisë ushtarake në Universitetin e Hapur të Izraelit. 

“Izraeli udhëhiqet nga disponueshmëria e sistemeve të tij të armëve. Dhe sa herë që vendi ose udhëheqja mendojnë se kanë një inteligjencë të mirë, një mundësi të mirë dhe sisteme të disponueshme armatimi që mund të bëjnë punën, Izraeli godet”, shtoi ai. 

“Izraeli nuk ka një qasje të vërtetë strategjike. Përpjekja për të identifikuar [lidhjen] mes veprimeve specifike ushtarake dhe përfitimeve të pritshme nuk është në repertorin e udhëheqjes izraelite,” ironizon ai.

Dhe ndërkohë që flitet shumë për strategjinë ushtarake të parandalimit të Izraelit, ai është një parim jo më pak i nënvlerësuar në Iran, pavarësisht viteve të tij të përpjekjes për të shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë. Analistët izraelitë e kanë cilësuar dështimin e sulmit iranian për të shkaktuar shumë dëme si një humbje për Teheranin dhe një fitore për Izraelin, duke sugjeruar se hakmarrja është e pashmangshme pas sulmit të parë të deklaruar në tokën izraelite nga një shtet i huaj që nga viti 1991, kur Iraku sulmoi me raketa.

Kabineti i luftës i Izraelit, i kryesuar nga Benjamin Netanyahu është takuar në Tel Aviv për të diskutuar sulmin me dron të nisur nga Irani. Realitet është se fakti që Irani sulmonte edhe teksa Izraeli po luftonte kundër Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në kufirin e tij verior. Ky është një dështim i rëndësishëm strategjik dhe i politikës që kërcënon të zgjerojë burimet ushtarake tashmë të varfëruara, ndërkohë që fton një konflikt në zgjerim.

Edhe pse disa kanë spekuluar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ra dakord për sulmin izraelit ndaj Damaskut për të nxitur zgjerimin e krizës, ajo që duket shumë më e mundshme është se Izraeli e vlerësoi keq atë në një mënyrë të ngjashme me llogaritjet e tij të gabuara kur keqkuptoi lojën e Hamasit para 7 tetorit.

Gjenerali në pension Tamir Hayman, një ish-drejteus i inteligjencës ushtarake dhe tani drejtor menaxhues i Institutit për Studimet e Sigurisë Kombëtare, thotë se Netanyahu e ka trajtuar keq edhe marrëdhënien me SHBA-në.

“Unë e di se si funksionon sistemi dhe ndoshta e di se si u planifikuan dhe u kryen ato sulme dhe si apo cilat elemente të kohës ishin të nevojshme. Unë mendoj se kjo është ajo që qëndron pas kohës, jo [manipulimi] politik, por mundësia taktike operacionale,” thotë ai.

Teksa Izraeli ka ndjekur në mënyrë aktive një politikë të degradimit të kërcënimit të paraqitur nga Irani dhe aleatët e tij pas 7 tetorit, duket gjithashtu se ka llogaritur se fitorja mund të arrihet pa një konfrontim të drejtpërdrejtë me Teheranin. Pas vitesh sulmesh ajrore të padeklaruara në Siri, përfshirë kundër njerëzve të lidhur ngushtë me Iranin, dhe 6 muajsh shkëmbimesh ndërkufitare me Hezbollahun në Liban, Izraeli e llogariti gabim se Teherani nuk do të përgjigjej me një sulm të drejtpërdrejtë në tokën izraelite.

Në vend të kësaj, sulmi i Damaskut e ka vendosur Teheranin dhe udhëheqjen e tij në atë që disa e kanë përshkruar si një “rebus strategjik”. Duke inkurajuar aleatët kryesorë në “boshtin e rezistencës” duke përfshirë Hezbollahun, Houthit e Jemenit dhe milicitë pro-iraniane në Irak për të nisur sulmet e tyre në mbështetje të Hamasit në Gaza, sulmi në Damask u bë një provë besueshmërie për Iranin, brenda vendit për regjimin dhe në rajon e më gjerë.

“Sulmi ndaj Damaskut ishte kashta që theu shpinën e devesë”, thotë Sanam Vakil, drejtor i programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në qendrën e mendimit Chatham House, duke shtuar se sulmet iraniane ishin “të pashembullta” dhe se Izraeli ka të ngjarë të ketë dështuar për të parashikuar që Irani do të përgjigjej në këtë mënyrë.

“Ajo erdhi pas shumë sulmeve të tjera izraelite që morën jetë në Korpusin e Gardës Revolucionare iraniane dhe së bashku me shkeljen e konventës së Vjenës në sulmin e një [vendi] diplomatik. Unë mendoj se llogaritja e Iranit ishte se nëse nuk përgjigjet, Izraeli do të vazhdojë të përpiqet të zmbrapsë dhe të degradojë boshtin e rezistencës në të gjithë rajonin. Kjo kishte të bënte me forcimin e vijave të kuqe të saj dhe një masë parandaluese”.

Rreziku i ngutshëm tani për Izraelin dhe SHBA-në në orët dhe ditët në vijim është përhapja e konfliktit aktual vazhdon të derdhet pamëshirshëm përtej kufijve të tij. Uashingtoni kishte bërë përpjekje diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin në muajt e fundit dhe me gjithë mbështetjen e fortë ushtarake për Izraelin, me siguri do ta shtyjë Netanyahun të moderojë çdo përgjigje izraelite. Por sulmi në Damask – për të cilin SHBA-ja nxitoi të thoshte se nuk ishte informuar – ishte një kujtesë e ndikimit të kufizuar të Presidentit Joe Biden në Izrael, pavarësisht nga mbështetja e vendit në mbështetjen ushtarake të SHBA-së.

Ishte shumë domethënëse që Jordania iu bashkua përpjekjeve për të rrëzuar raketat iraniane. Vendimi, pothuajse me siguri i koordinuar midis Hezbollahut dhe Teheranit, që grupi shiit libanez të mos vendosë arsenalin e tij të madh të raketave të rënda gjatë sulmit iranian, sugjeron gjithashtu se për momentin të paktën ekziston një dritare e vogël mundësie për të ndaluar thellimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pyetja që djeg është nëse, siç sugjeron Vakil, Izraeli do të ndihet i kënaqur të portretizojë mbrojtjen e tij kundër sulmit të Iranit si një “sukses” në vetvete apo nëse do të rrezikojë të sulmojë Iranin dhe të përshkallëzojë më tej luftën. 

“Hakmarrja e Iranit ishte koreografi e telegrafuar,” shkroi HA Hellyer, një ekspert i Lindjes së Mesme dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në X menjëherë pas sulmit të Iranit. “[Kishte] pothuajse zero shanse që do t’i shkaktonte dëm Izraelit me atë nivel paralajmërimi. Çështja ishte të bëhej një skenë, dhe Irani e bëri këtë. Përfitimi i Iranit? Avancimi i reputacionit si rezistencë ndërkombëtare.

“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin dhe është e domosdoshme [Washington] DC të bindë Tel Avivin për vendosmërinë e tij për të mos u futur në një luftë sulmuese me Iranin. Netanyahu e ka shprehur dëshirën e tij për një të tillë për një kohë të gjatë, por do të përmbahet nëse është i sigurt se SHBA nuk do të qëndrojë përkrah.” 

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin