LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme! Izraeli godet Iranin në shenjë hakmarrjeje për sulmin me raketa balistike

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran mund të dëgjoheshin shpërthimet, edhe pse Republika Islamike këmbënguli se sulmet shkaktuan “dëme të kufizuara”.

26 October 2024, 07:19 Nga E. D
Tensionet në Lindjen e Mesme! Izraeli godet Iranin në shenjë
fotot ilustruese

IRAN- Izraeli goditi Iranin me një sërë sulmesh ajrore të shtunën herët, duke thënë se kishte në shënjestër objektivat ushtarakë, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me raketa balistike që Republika Islamike kreu ndaj Izraelit në 1 tetor. Në kryeqytetin e Iranit, Teheran mund të dëgjoheshin shpërthimet, edhe pse Republika Islamike këmbënguli se sulmet shkaktuan “dëme të kufizuara”.

Mediat iraniane raportuan se ishin dëgjuar një sërë shpërthimesh në kryeqytetin Teheran, si edhe në qytetin pranë tij Karaj, të shtunën herët. Sulmi rrezikon përshkallëzim të luftrave në Lindjen e Mesme, ku grupet militante të mbështetura nga Irani, përfshirë Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Liban, janë tashmë në luftë me Izraelin. Kjo ishte hera e parë që ushtria izraelite sulmoi hapur Iranin, i cili nuk ishte përballur me një sërë sulmesh nga një armik i huaj që prej luftës së 1980 me Irakun.

Sulmi disa orësh i Izraelit përfundoi pak para se të dilte dielli në Teheran, ndërsa ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër objektet e përdorura për prodhimin e raketave me të cilat Irani goditi Izraelin. Izraeli nuk ofroi të dhëna mbi dëmet.

"Regjimi në Iran dhe grupet e lidhura me të në rajon kanë sulmuar intensivisht Izraelin që nga 7 tetori, në disa fronte, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta nga toka iraniane", thuhej në një deklaratë të ushtrisë izraelite. “Ashtu si çdo vend tjetër sovran në botë, shteti i Izraelit ka të drejtën dhe detyrën të përgjigjet”.

Ushtria iraniane tha se sulmet kishin në shënjestër bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran dhe shkaktuan "dëme të kufizuara", por pa dhënë detaje.

Fillimisht, objektet bërthamore dhe rezervat e naftës ishin parë si objektiva të mundshme për kundërpërgjigjen e Izraelit ndaj Iranit, por në mes të tetorit administrata e Presidentit Biden njoftoi se besonte se kishte marrë garanci nga Izraeli se nuk do të godiste objektiva të tilla, çka do të përbënte edhe një përshkallëzim më të rëndë të gjendjes.

Sulmi izraelit ndaj Iranit ndodhi ndërsa Sekretari amerikan Shtetit, Antony Blinken arriti në Shtetet e Bashkuara pas një turneu në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Sean Savett i tha Zërit të Amerikës se “Uashingtoni është në dijeni se Izraeli po kryen sulme të sakta ajrore ndaj objektivave të caktuara ushtarake në Iran në ushtrim të së drejtës për t’u vetë-mbrojtur dhe në përgjigje të sulmit të Iranit me raketa balistike ndaj Izraelit, në 1 tetor”.

Presidenti Joe Biden dhe Nën Presidentja Kamala Harris u informuan mbi operacionin e Izraelit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten. Ata po ndjekin nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojnë të informohen, raportojnë mediat.

Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se Izraeli i kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara para se të niste sulmin ndaj Iranit. “U njoftuam paraprakisht mbi atë që do të ndodhte”, tha zyrtari , duke theksuar se “ne nuk ishim të përfshirë”.

Media shtetërore iraniane nuk dha hollësi se ku kishin ndodhur shpërthimet. Ajo përcolli pamje nga aeroporti i Teheranit dhe nga një treg fruta perimesh në qytet, që tregonin normalitet. Media izraelite raportoi se qeveria izraelite e kishte marrë të premten në mbrëmje vendimin për të sulmuar Iranin.

Izraeli ishte zotuar se do të godiste Iranin pas sulmit me raketa balistike nga Teherani në 1 tetor. Pas atij sulmi, kryeministri Netanyahu tha se udhëheqësit iranianë bënë “një gabim të madh” dhe paralajmëroi se “do ta paguanin”. Sulmi i Iranit në tetor përfshiu rreth 200 raketa balistike dhe ishte sulmi më i madh i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit nga territori iranian. Ai ishte sulmi i dytë i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit në gjashtë muaj; Irani lëshoi raketa dhe dronë në prill në përgjigje të një sulmi izraelit në një bazë diplomatike iraniane në Siri.

Në të dyja sulmet, sistemet e mbrojtjes izraelite, të mbështetura nga forcat amerikane, interceptuan shumicën e raketave, duke shmangur dëme të mëdha. Agjencia iraninane gjysmë zyrtare e lajmeve Fars tha se disa baza ushtarake në perëndim dhe jugperëndim të Teheranit kishin qenë objektiva të sulmeve izraelite./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin