LIVE UPDATES
Bota

The Economist: Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

Teknologjia e ka përmbysur industrinë e reklamave edhe më parë këtë shekull, kur buxhetet kaluan nga televizioni, gazetat dhe media tradicionale drejt gjigantëve dixhitalë si Google dhe Meta.

17 August 2025, 07:11 Nga N.F
The Economist: Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e
Foto

TIRANË- E ardhmja mund të jetë një botë ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vetë. Ndërkohë, ekspertët e reklamave në Kanë duhet ta shijojnë festën, sa ende vazhdon, shkruan The Economist

Industria e reklamave di ta shesë veten më mirë se çdo gjë tjetër. Kjo aftësi u shfaq qartë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve në Cannes Lions International Festival of Creativity, një nga ngjarjet më prestigjioze në botë për reklamën, marketingun dhe krijimtarinë tregtare, që nisi më 16 qershor.

“Reklama jo vetëm që zgjeron kufijtë krijues, por tregon ndikimin e prekshëm që mund të ketë krijimtaria mbi biznesin dhe shoqërinë”, deklaroi një zyrtar i lartë i festivalit.

Çmimet u ndanë me solemnitet për fushata që promovonin birrën, çokollatën dhe madje edhe Fondacionin e Herpesit në Zelandën e Re. Por një industri, që vlerëson krijimtarinë njerëzore, po përballet me një tronditje të madhe nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Mark Zuckerberg, drejtuesi i Meta, ka premtuar se së shpejti markat do të mund të “na tregojnë çfarë objektivi duan të arrijnë, sa duan të paguajnë për çdo rezultat, dhe pastaj ne bëjmë gjithçka tjetër”.

Ndërkohë, Sam Altman nga OpenAI, beson se “95% e asaj që sot ekspertët e marketingut e kërkojnë nga agjencitë, strategët dhe profesionistët krijues, do të realizohet lehtësisht, pothuajse menjëherë dhe me kosto minimale nga IA”.

Teknologjia e ka përmbysur industrinë e reklamave edhe më parë këtë shekull, kur buxhetet kaluan nga televizioni, gazetat dhe media tradicionale drejt gjigantëve dixhitalë si Google dhe Meta.

Por tani që IA po hyn në pjesën krijuese të industrisë, dikur e konsideruar e paprekshme nga automatizimi, po nis një revolucion i ri. Kush do të dalë në krye dhe a do të arrijnë ekspertët në Kanë të ruajnë stilin e jetës luksoze që i ka karakterizuar deri tani? Festat në jahte dhe pritjet buzë pishinave lënë të kuptohet se tregu i reklamave është në gjendje të mirë.

Sipas WPP Media, një blerës i madh reklamash, shpenzimet globale për reklama po rriten me ritëm të qëndrueshëm dhe pritet të kenë rreth 6% rritje në vit për tre vitet e ardhshme.

Megjithatë, kjo rritje është e përqendruar dhe po bëhet gjithnjë e më shumë e tillë. Katër shitësit më të mëdhenj të reklamave – Google, Meta, ByteDance dhe Amazon – përbënin më shumë se gjysmën e tregut global vitin e kaluar, nga pak më shumë se një e treta në 2019. Tetë nga dhjetë shitësit më të mëdhenj të reklamave janë kompani teknologjike.

Në Kanë, kompanitë teknologjike shfaqën forcën e tyre me struktura luksoze përgjatë bregdetit, duke e kthyer Croisette në një paradë të dominimit dixhital.

IA po forcon edhe më tej kontrollin

Algoritmet e mësimit automatik përmirësojnë ndjeshëm saktësinë e targetimit të reklamave: sistemi Advantage+ i Metës pretendon se rrit kthimin nga shpenzimet për reklama me 22%, ndërsa Performance Max i Google rrit shitjet me mbi 10%.

Google ka nisur testimet me reklama të pozicionuara në mënyrë dinamike brenda kërkimeve të realizuara përmes IA, të cilat pohon se janë edhe më efektive.

Kërkesat që përdoruesit i bëjnë Inteligjencës Artificiale janë dy deri në tre herë më të gjata sesa kërkimet tradicionale, çka i mundëson kompanisë jo vetëm të kuptojë çfarë po kërkojnë njerëzit, por edhe pse. “IA është teknologjia me ndikimin më të madh në rezultatet e biznesit në njëzetë vitet e fundit, thotë Sean Downey, drejtues i lartë i Google.

Kompani të tjera po përdorin IA për të matur më saktë efektin e reklamave. Alembic, një startup, përdor algoritmet e gjurmimit të kontakteve të zhvilluara gjatë pandemisë së COVID-19, për të ndjekur nëse konsumatorët që kanë parë një reklamë blejnë më vonë produktin.

Duke analizuar miliarda rreshta të dhënash, nga transmetimet televizive te vizitat në faqe web, kompania zbuloi se sponsorizimi nga Delta Airlines i ceremonive të medaljeve në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar, dha kthimin më të lartë të investimit krahasuar me çdo fushatë tjetër të kompanisë.

Pasi kanë dominuar pjesën e targetimit dhe matjes, kompanitë teknologjike besojnë tani se mund të krijojnë edhe vetë reklamat, një fushë që deri më tani u përkiste agjencive të specializuara. Në Kanë, TikTok prezantoi mjete të fuqizuara nga IA, që gjenerojnë reklama video nga teksti apo foto.

Meta prezantoi funksione të reja, si personalizimi automatik i përmbajtjes për audienca të ndryshme në dhjetë gjuhë. Në fillim të qershorit, Kalshi, kompania amerikane që lejon baste të ligjshme mbi ngjarje ekonomike dhe politike, transmetoi një reklamë televizive me efekte speciale të realizuar përmes IA së Google.

Reklama u krijua për 48 orë, me vetëm 2,000 dollarë buxhet, nga një regjisor që tha me krenari se “isha me pizhame gjatë gjithë xhirimeve”.

Drejtuesit e agjencive këmbëngulin se nuk do të zëvendësohen nga inxhinierë me pizhame. Modelet e IA, të ndërtuara për të dhënë përgjigjen më të pritshme dhe të mundshme, nuk janë të përshtatshme për krijimin e fushatave që tërheqin vërtet vëmendjen.

Në një botë ku çdo kompani mund të krijojë reklama të mira, agjencitë thonë se do të jetë më e rëndësishme se kurrë të realizohen përmbajtje që bien në sy.

Mjetet DIY (nga anglishtja, Do It Yourself) të Meta dhe TikTok duket se synojnë më shumë bizneset e vogla, sesa markat e mëdha që përdorin agjenci. Disa agjenci kanë kaluar nga pagesa me orë në tarifa fikse, për të mbrojtur të ardhurat, ndërsa IA po redukton orët e nevojshme për të krijuar një fushatë marketingu.

Klientët mund të paguajnë më pak për krijimin e reklamave, por shumë prej tyre po riinvestojnë kursimet te agjencitë: një drejtuese marketingu e një marke globale thotë se thjesht po blen më shumë hapësirë reklamash me paratë e kursyera.

Investitorët nuk janë aq të bindur. Katër nga pesë grupet e mëdha të agjencive kanë parë rënie të vlerës së aksioneve që nga fillimi i vitit të kaluar. WPP është në kërkim të një drejtuesi të ri.

Omnicom dhe Interpublic planifikojnë të bashkohen deri në fund të vitit për të ulur kostot. Publicis ka shmangur rënien kryesisht duke bindur tregun se ka investuar mjaftueshëm në IA për t’u mbrojtur.

Nga robotët, për robotët

IA mund ta ndryshojë industrinë e reklamës edhe në mënyra më të çuditshme. Me kalimin e kërkimeve nga motorët klasikë te chatbot-et e fuqizuar nga IA, reklamuesit duhet të kuptojnë si t’i bëjnë markat e tyre të rekomandohen nga sisteme si ChatGPT apo Gemini i Google.

Disa po krijojnë tashmë përmbajtje promocionale jo për njerëzit, por për modelet e mëdha gjuhësore (LLM), që përpunojnë informacion në internet. Evertune, një tjetër startup, analizon mënyrën se si chatbot-ët i perceptojnë markat, duke u bërë dhjetëra mijë pyetje për kategori të ndryshme produktesh.

Kur pyeten për të rekomanduar një markë çarçafësh, për shembull, modelet bien dakord për tre markat kryesore, por pastaj ndahen ndjeshëm në preferenca. (Chatbot-ët e Meta preferojnë markën Mellanni; Casper pëlqehet nga shumica e modeleve, përveç Gemini).

Këto dallime shpjegohen me të dhënat me të cilat modelet janë trajnuar: Google dhe ChatGPT përdorin përmbajtje të licencuar nga Reddit, ndërsa modeli i Meta bazohet më shumë në materialin nga platformat e veta sociale.

Për të ndikuar LLM-të, duhen ndikuar burimet e tyre, që do të thotë të ndërtohet një bazë të fortë ndjekësish online.

Për grupet e mëdha të agjencive, kjo do të thotë se metodat klasike të marrëdhënieve me publikun (PR) vazhdojnë të jenë jetike. “Marrëdhëniet me publikun janë ndër mjetet më të fuqishme që mund të përdorni”, thotë Brian Stempeck, drejtues i Evertune.

Por ka edhe teknika të tjera. LLM-të kanë vështirësi të lexojnë grafikët, ndaj ato duhet të përkthehen në tekst.

Gjithashtu, IA “gëlltit” me kënaqësi përshkrime të hollësishme produktesh, që për njerëzit do të ishin të mërzitshme: një njeri ndoshta nuk do të lexonte kurrë listën e gjatë të përbërësve të një produkti, por një model gjuhësor po, duke bërë të mundur që ta rekomandojë produktin.

Ndërsa “agjentët” e fuqizuar nga IA përdoren gjithnjë e më shumë për të kryer detyra në emër të njerëzve, reklamuesit do të duhet të kuptojnë si t’i ndikojnë këta “ndihmës” dixhitalë.

Google së fundmi prezantoi një agjent blerjesh, që mund të njoftojë përdoruesin kur çmimi i një produkti bie nën një nivel të caktuar. Së shpejti, këta agjentë mund të marrin vendime më të ndërlikuara blerjeje.

Shitësit e reklamave online po diskutojnë tashmë, sa duhet të tarifojnë kur reklamat shihen nga një agjent, në vend të njeriut. E ardhmja mund të jetë një botë ku IA krijon reklamat, i targeton dhe i lexon vetë. Ndërkohë, ekspertët e reklamave në Kanë duhet ta shijojnë festën, sa ende vazhdon. / Monitor

 

ia reklama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin