LIVE UPDATES
Aktualitet

The Telegraph: Çifti i lezbikeve shqiptare merr të drejtën për azil në Britaninë e Madhe, shkak diskriminimi në vendlindje

Avokatët e grave, të cilat thanë se ishin përballur me dhunë pasi ishin parë duke u puthur në rrugë, deklaruan se edhe pse homoseksualiteti nuk është më i paligjshëm në Shqipëri, shoqëria shqiptare vazhdon të jetë patriarkale, konservatore dhe e dominuar nga meshkujt. 

14 April 2025, 18:44 Nga E. D
The Telegraph: Çifti i lezbikeve shqiptare merr të drejtën
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një çift lezbikesh shqiptare kanë fituar të drejtën për të qëndruar në Britani pasi argumentuan me sukses se janë të rrezikuara për shkak të homofobisë në vendin e tyre. Avokatët e grave, të cilat thanë se ishin përballur me dhunë pasi ishin parë duke u puthur në rrugë, deklaruan se edhe pse homoseksualiteti nuk është më i paligjshëm në Shqipëri, shoqëria shqiptare vazhdon të jetë patriarkale, konservatore dhe e dominuar nga meshkujt. 

Ndërsa Ministria e Brendshme britanike argumentoi se përjetimet e grave në qytetet e tyre nuk pasqyrojnë të gjithë Shqipërinë, duke shtuar se edhe në vende të tolerueshme si Britania ndodhin krime nga urrejtja. Por gjykatësi e hodhi poshtë këtë argument dhe vendosi që gratë mund të qëndrojnë në Britani për arsye të të drejtave të njeriut, pasi kthimi i tyre në Shqipëri i ekspozon ndaj rrezikut të diskriminimit të mundshëm.

Rasti, i zbuluar në dokumente gjyqësore, është një shembull tjetër i rasteve ku kërkues azili që janë refuzuar ose të dënuar të huaj përpiqen të ndalojnë dëbimin duke pretenduar shkelje të të drejtave të njeriut. Aktualisht ka 41,987 ankesa të pazgjidhura për çështje emigracioni, shumica mbi baza të të drejtave të njeriut, që mund të pengojnë përpjekjet e qeverisë për të përshpejtuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, raportojnë mediat britanike. 

Gjykata e Apelit për Emigracionin u informua se çifti i grave lezbike ishin gjithashtu viktima të trafikimit, pasi ishin rrëmbyer nga burra me maska në qytetin e tyre, ishin dhunuar seksualisht nga disa persona dhe ishin keqtrajtuar fizikisht dhe verbalisht për shkak të orientimit të tyre seksual. Ato deklaruan se gjithçka ndodhi pasi u panë duke u puthur nga trafikantët e tyre, gjë që çoi në rrëmbimin dhe abuzimin e tyre.

Avokatët e tyre theksuan se megjithëse marrëdhënia e tyre nuk është e paligjshme, ajo që ka rëndësi është perceptimi i shoqërisë. Ata shtuan se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis orientimit të tyre seksual dhe faktit që u trafikuan. Viktimat e trafikimit në Shqipëri shpesh fajësohen dhe stigmatizohen, gjë që mund t’u pengojë mundësinë për të gjetur punë.

Sipas avokatëve, gratë nuk kanë besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe është e vështirë të imagjinohet se si mund të kthehen në mënyrë të sigurt atje. Megjithëse janë të arsimuara dhe të kualifikuara, ato nuk kanë lidhje me familjet dhe janë në rrezik të lartë për vetëvrasje për shkak të përjetimeve të tyre. Ndërkohë, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme argumentuan se në Shqipëri homoseksualiteti nuk është i ndaluar dhe ekzistojnë masa për të mbrojtur personat e komunitetit LGBT+, përfshirë mundësinë për të kërkuar ndihmë nga policia.

Ata thanë gjithashtu se gratë kanë mundësi të arsimohen, të punojnë dhe të marrin mbështetje për të shmangur trafikimin. Gjykatësja Rebecca Chapman iu referua të dhënave mbi Shqipërinë që e përshkruajnë vendin si një shoqëri patriarkale dhe konservatore, ku qëndrimet homofobike janë ende të përhapura, sidomos në zonat rurale. U theksua gjithashtu se anëtarët e komunitetit LGBT+ përballen me vështirësi për të pasur akses në arsim, punësim, banim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera, për shkak të paragjykimeve të forta shoqërore.

Duke mbështetur kërkesën për azil, gjykatësja theksoi se gratë nuk mund të detyrohen të shpërngulen në ndonjë zonë tjetër të Shqipërisë, pasi vendi është i vogël, me një popullsi prej vetëm 2.8 deri në 3 milionë banorë.

Ajo tha: “Duke i konsideruar të gjithë faktorët në tërësi, gjej se ekziston një rrezik i vërtetë që [gratë] do t’i nënshtroheshin diskriminimit si viktima të mëparshme të trafikimit dhe si çifte të së njëjtës gjini. Ekziston rreziku që të diskriminohen si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga individë privatë”.

Gjykatësja shtoi: “Ekziston rreziku i persekutimit nga të njëjtët burra që i kanë abuzuar më parë për shkak të orientimit të tyre seksual, nëse ato kthehen në zonën e tyre të origjinës”.

Të dyja gratë janë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë, një rajon me qëndrime tradicionalisht patriarkale. Ato janë ende të reja. Gjej që fakti që janë në një marrëdhënie të së njëjtës gjini, mund ta përkeqësojë rrezikun e persekutimit.

Aktiviteti homoseksual në Shqipëri është dekriminalizuar në vitin 1995. Në vitin 2010, u miratua një ligj kundër diskriminimit që ndalon diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Megjithatë, martesat apo bashkëjetesat mes të njëjtit seks nuk njihen nga ligji shqiptar./The Telegraph/ 

ift lezbikesh

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin