LIVE UPDATES
Bota

Thirrja e Zelenskyyt për të ndaluar turistët rus, BE e ndarë për ndalimin e vizave ndaj tyre

Sipas Finlandës, Polonisë, Republikës Çeke dhe shteteve baltike, përgjigja për këtë pyetje është jo; kështu që ata kanë ndaluar lëshimin e vizave afatshkurtra për rusët. Gjermania, Greqia, Qiproja dhe Komisioni Evropian, nga ana tjetër, janë treguar më të rezervuar dhe kundërshtojnë një ndalim të rreptë të udhëtimit për rusët.

30 August 2022, 14:41 Nga d.a.
Thirrja e Zelenskyyt për të ndaluar turistët rus, BE e ndarë
Foto ilustruese

BRUKSEL- Thirrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të ndaluar qytetarët rusë të hyjnë në BE ka ndezur një debat të madh në Evropë: a është e pranueshme që rusët të vazhdojnë të udhëtojnë në BE sikur të mos kishte ndodhur lufta e agresionit kundër Ukrainës?

Sipas Finlandës, Polonisë, Republikës Çeke dhe shteteve baltike, përgjigja për këtë pyetje është jo; kështu që ata kanë ndaluar lëshimin e vizave afatshkurtra për rusët. Gjermania, Greqia, Qiproja dhe Komisioni Evropian, nga ana tjetër, janë treguar më të rezervuar dhe kundërshtojnë një ndalim të rreptë të udhëtimit për rusët. Gjermania dhe Franca tashmë janë shprehur kundër këtij qëndrimi dhe kanë dorëzuar një dokument përkatës. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha javën e kaluar se kjo ishte lufta e presidentit rus Vladimir Putin dhe se për këtë arsye ishte e vështirë për të që të mbështeste një ndalim të përgjithshëm të udhëtimeve, i cili gjithashtu do të kishte ndikim tek njerëzit e pafajshëm.

Gjermania dhe Franca kanë marrë një qëndrim të përbashkët.

Presidenca çeke e Këshillit të BE-së e ka vendosur çështjen e vizave në rendin e ditës të takimit jozyrtar të ministrave të mbrojtjes të së martës në Pragë. Pritet që një marrëveshje me Rusinë, në fuqi që nga viti 2007 dhe që përshpejton procedurën për marrjen e vizave, të shfuqizohet. Diplomatët evropianë tashmë e kanë konfirmuar këtë në deklarata për Financial Times.

Një pezullim i marrëveshjes së vizave do të komplikonte aplikimet për viza me qëndrim të shkurtër në zonën Shengen dhe do t'i bënte ato më të shtrenjta. Diplomatët thanë gjithashtu se një ndalim i përgjithshëm i udhëtimeve, i cili do të kërkonte mbështetje unanime, nuk pritet. Ndërkohë, politikat individuale të vendeve anëtare të BE nuk do të kenë ndonjë ndikim të madh. Vizat turistike afatshkurtra janë të vlefshme në 26 vendet e zonës Shengen, pavarësisht nga vendi i BE që i lëshon ato.

Sa i madh është problemi?

Sipas agjencisë evropiane të kontrollit të kufijve Frontex, që nga fillimi i luftës në Ukrainë gjashtë muaj më parë kanë hyrë në BE pothuajse një milion udhëtarë me pasaporta ruse. Shumica dërrmuese e këtyre udhëtarëve kanë mbërritur në Finlandë (333.000), Estoni (234.000) dhe Lituani (132.000).

Këta janë kryesisht turistë që qëndrojnë disa ditë për vizitë. Megjithatë, janë dhënë më pak se një milion viza, pasi qytetarët rusë mund të hyjnë dhe dalin nga zona Shengen disa herë me të njëjtën vizë 90-ditore. Përpara pandemisë COVID-19, vendet e Shengenit lëshonin rreth 500,000 viza të reja për rusët çdo vit.

Cilat vende vizitojnë rusët?

Numri i lartë i udhëtimeve tokësore në vendet fqinje të BE shpjegohet me mungesën e fluturimeve direkte midis Rusisë dhe BE që nga fillimi i luftës. Si rezultat, vende si Gjermania dhe Franca tani janë më të vështira për t'u arritur. Sipas Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, konsullatat gjermane në Rusi kanë lëshuar 14.000 viza në gjysmën e parë të 2022.

Në vitin 2019, para pandemisë dhe luftës në Ukrainë, kjo shifër ishte pothuajse 10 herë më e lartë. Më pak pushues rusë mund të gjenden duke shëtitur edhe në Champs-Élysées këtë vit, pasi rusët nuk mund të udhëtojnë drejtpërdrejt në Francë nga vendet e BE. Kjo do të thotë se një fluturim nga Moska në Paris me një ndalim në Stamboll është i mundur për rusët, por një fluturim nga Helsinki në Paris nuk lejohet.

Greqia dhe Qiproja pritën një numër të madh pushuesish nga Rusia këtë vit: një e katërta e të gjithë turistëve në Qipro vinin nga Rusia. Greqia e Veriut është gjithashtu një destinacion popullor udhëtimi në BE për rusët që vijnë nëpërmjet Serbisë dhe Turqisë. Nga ana tjetër, Mali i Zi, një kandidat për anëtarësim në BE dhe normalisht shumë popullor te rusët, priti shumë më pak udhëtarë. Shumë duket se kanë zgjedhur Turqinë dhe ka një arsye për këtë. Edhe pse Turqia është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE, ajo nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë dhe ende i lejon rusët të udhëtojnë pa viza.

A mund të kufizohet lëshimi i vizave?

Sipas Komisionit Evropian, do të ishte e vështirë të vendosej një ndalim i përgjithshëm i vizave për rusët. Për të qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duhet të lejohen forma të caktuara të udhëtimit – për arsye humanitare dhe për të lehtësuar kontaktet familjare.

Megjithatë, lëshimi i vizave afatshkurtra për zonën Shengen mund të jetë shumë i kufizuar. Çdo shtet Anëtar i BE ka liri të konsiderueshme në vlerësimin e aplikimeve për viza. Për shembull, shtetet anëtare mund të anulojnë vizat që tashmë janë lëshuar, gjë që Estonia tashmë e bën.

Vizat Shengen njihen nga të gjitha vendet anëtare të BE, që do të thotë se Estonia nuk mund të refuzojë të njohë një vizë të lëshuar nga Gjermania ose Suedia. Mungesa e kontrolleve kufitare në Evropë e bën këtë praktikisht të pamundur.

Por sipas Rregullores së Vizave të BE, një turist që ka një vizë Shengen duhet të kalojë pjesën më të madhe të kohës në vendin që ka lëshuar vizën e tij. Përtej kësaj, ndryshimi i klimës politike dhe shqetësimet e sigurisë mund të jenë arsye të justifikuara për refuzimin e një aplikimi për vizë.

Çfarë kufizimesh janë vendosur tashmë?

Lituania nuk është i vetmi vend që kufizon lëshimin e vizave për rusët. Letonia, Finlanda, Polonia, Republika Çeke dhe Danimarka gjithashtu duan të kufizojnë lëshimin e vizave.

Sipas firmës ligjore të imigracionit Fragomen, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Rumania tashmë kanë kufizuar dukshën lëshimin e vizave për rusët. Shumë shtete anëtare të BE kanë reduktuar personelin e konsullatave dhe ambasadave të tyre në Rusi, duke e bërë më të vështirë caktimin e takimeve personale të kërkuara përpara marrjes së vizës.

Një marrëveshje mes BE dhe Rusisë që thjeshtoi dhënien e vizave për diplomatët, nëpunësit civilë dhe biznesmenët rusë është pezulluar, megjithëse teknikisht është ende në fuqi.

Nëse marrëveshja ndërpritet, do të bëhej më e ndërlikuar dhe më e shtrenjtë për qytetarët rusë të aplikonin për vizë. Meqenëse rusët tashmë nuk mund të përdorin më karta krediti ose llogari bankare perëndimore, mungesa e burimeve financiare mund të përdoret për të justifikuar refuzimin e aplikimeve për viza.

Cilat janë vizat kombëtare?

Vendet anëtare të BE  gjithashtu mund të lëshojnë viza që lejojnë njerëzit të vizitojnë dhe të qëndrojnë për një kohë të pacaktuar në vendet e tyre përkatëse. Këto viza janë për personat që duan të punojnë, studiojnë apo të bëjnë kërkime, por nuk lejojnë udhëtimin në shtetet e tjera anëtare të BE-së. Për këto viza mund të aplikojnë edhe disidentët rusë që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës në Ukrainë. Gjermania dha 10.000 viza të tilla në gjysmën e parë të vitit 2022.

Çfarë mund të bëjnë ministrat e jashtëm të BE?

Sipas Ralph Bossong, ekspert i migrimit në Institutin Gjerman për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, qasja më e mirë do të ishte kufizimi i mëtejshëm i dhënies së vizave, pa ndalime. Ai rekomandon një koordinim më të madh ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe përdorim më të mirë të rregullave ekzistuese.

Në një podcast të institutit, Bossong tha: "Ne jemi të interesuar për një qasje të unifikuar evropiane. Në këtë kuptim, Gjermania mund të shkojë më shumë në drejtimin e marrë nga vendet anëtare të Evropës Lindore dhe shtetet baltike."

Çfarë kërkojnë deputetët e Parlamentit Evropian?

Në një letër të hapur drejtuar Josep Borrell-it, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, eurodeputetët bëjnë thirrje që të kufizohet lëshimi i vizave për rusët, përveç ndalimit total të udhëtimit për 6.000 persona që i përkasin elitës në pushtet ruse.

Për Manfred Weber-in, anëtar i Parlamentit Evropian, është e paimagjinueshme që rusët të mund të kalojnë pushimet në ishullin gjerman Sylt dhe për ta të kujdesen në restorante kamerierë ukrainas. Në një intervistë për kanalin televiziv gjerman ARD, ai tha: "Për mua, është e vështirë të përfytyrohet se kemi refugjatë nga Ukraina, ndërsa në të njëjtën kohë ka rusë këtu që shijojnë jetën"./DW/

volodymyr zelenskyy vizat ndaj ruseve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin