Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Nëse ekzekutimi do të përfundonte, ajo do të ishte gruaja e parë e ekzekutuar në Tenesi në rreth dy shekuj.
SHBA- Ekzekutimi i planifikuar i 50-vjeçares Christa Gale Pike në Tenesi u ndërpre të mërkurën pasi autoritetet nuk arritën të përfundonin procedurën e injeksionit vdekjeprurës. Pas përpjekjeve për administrimin e substancës, Pike u dërgua në spital, sipas avokatëve të saj.
Pike ishte planifikuar të ekzekutohej për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, të kryer në vitin 1995, kur Pike ishte 18 vjeç. Nëse ekzekutimi do të përfundonte, ajo do të ishte gruaja e parë e ekzekutuar në Tenesi në rreth dy shekuj.
Procedura u shty për disa orë për shkak të një beteje ligjore. Gjykata e Lartë e SHBA-së lejoi autoritetet të vazhdonin ekzekutimin pasi një gjykatë apeli kishte vendosur më herët një bllokim të përkohshëm. Sipas dëshmive të gazetarëve të pranishëm, zyrtarët i administruan Pike dy doza pentobarbital. Pas mbylljes së perdes së dhomës së ekzekutimit, gazetarët raportuan se mund të dëgjonin frymëmarrjen dhe gërhitjen e saj. Më vonë, automjetet e emergjencës u panë duke hyrë në kompleksin e burgut.
Avokatët e Pike paraqitën kërkesa urgjente në gjykata, duke argumentuar se gjendja e saj kërkonte ndërhyrje mjekësore dhe se vazhdimi i procedurës mund të përbënte shkelje të ndalimit kushtetues ndaj ndëshkimit mizor dhe të pazakontë.
Pike u dënua me vdekje për vrasjen e Slemmerit, të cilën prokuroria e lidhi me një konflikt rreth të dashurit të saj të atëhershëm. Dy persona të tjerë u përfshinë në krim, njëri u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa tjetra dëshmoi për prokurorinë.
Ky është rasti i dytë brenda vitit në Tenesi ku autoritetet nuk kanë arritur të përfundojnë një ekzekutim me injeksion vdekjeprurës. Në maj, ekzekutimi i Tony Carothers u ndërpre pasi ekzekutuesit nuk arritën të vendosnin një linjë intravenoze pas përpjekjeve të zgjatura./Dosja.al
EL SALVADOR- Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, do të kërkojë një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet presiden...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi më 30 shtator një ulje prej 20% të posteve të rezervuara ...
Pamje KINA- Një aksident i rëndë automobilistik në Kinë përfundoi me plagosjen e një nëne dhe fëmijës s&e...
Foto ilustruse SHBA- Autoritetet në Pensilvani , një shtet në lindje të Shteteve të Bashkuara, konfirmuan të mërkur...
Mohammad Habibi, mësues dhe aktivist sindikalist Kur aktivistja Sanaz Yekta u kthye në shtëpi pasi u lirua në shkurt nga burgu famë...
Foto ilustruse SIRI- Shtatë persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën të mërkurën, më 30 shtator...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të njoftojë një investim korean prej 54 miliardë dollarësh në...
Foto ilustruse Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e përshëndetën idenë e rikthimit t&eum...
pamjet SPANJË- Një fshat i tërë në Asturias të Spanjës është nxjerrë në shitje për 1.89 m...
DUBAI- Një incident i pazakontë është raportuar gjatë një fluturimi të kompanisë FlyDubai të mërkurën n...