LIVE UPDATES
Bota

Trajtimi çnjerëzor i palestinezëve, DW: Videot e publikuara nga ushtarët bëhen problem për imazhin e Izraelit

Një video në TikTok që tregon dy ushtarë izraelitënë një buldozer duke shkatërruar mbetjet e një shtëpie në Rripin e Gazës u bë virale disa muaj më parë. Dy ushtarë i dërgojnë përshëndetje këngëtarit izraelit Eyal Golan. "Ne të duam", thotë një nga ushtarët, "ne jemi në Khan Yunis dhe për shkak të gëzimit që na sjell, ne ua kushtojmë këtë shtëpi."

13 March 2024, 09:36 Nga N.F
Trajtimi çnjerëzor i palestinezëve, DW: Videot e publikuara nga
Foto ilustruese

IZRAEL- Për muaj të tërë, ushtarët izraelitë kanë publikuar video që tregojnë se si ata ndonjëherë i trajtojnë palestinezët në mënyrë çnjerëzore. Tani kjo po shndërrohet në problem për Izralin. Një video në TikTok që tregon dy ushtarë izraelitënë një buldozer duke shkatërruar mbetjet e një shtëpie në Rripin e Gazës u bë virale disa muaj më parë. Dy ushtarë i dërgojnë përshëndetje këngëtarit izraelit Eyal Golan. "Ne të duam", thotë një nga ushtarët, "ne jemi në Khan Yunis dhe për shkak të gëzimit që na sjell, ne ua kushtojmë këtë shtëpi."

Pas 7 tetorit, Eyal Golan deklaroi se e gjithë Gaza duhet të rrafshohet me tokë dhe se asnjë person nuk duhet të lejohet të jetojë atje. Një video në TikTok e ushtarëve që kremtonin këtë deklaratë ndërsa prishnin shtëpi u citua gjithashtu nga Republika e Afrikës së Jugut në një çështje kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Afrika e Jugut akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit, të cilin Izraeli e mohon fuqishëm.

Videot janë një dëmtim i madh i imazhit

Përdoruesit izraelitë festojnë pjesërisht postime të tilla në mediat sociale, por videot janë bërë një problem i madh për imazhin e Izraelit, i cili pretendon se ka ushtrinë më morale në botë. Në një nga videot, zjarri dhe tymi mund të shihet teksa një burrë thotë në hebraisht: "Oh, Gaza po digjet. Digjini të gjallë bijtë e *urvës”. Në një video tjetër, një ushtar kontrollon një apartament të braktisur dhe gjen të brendshme femrash. "Gjithmonë kam thënë se gratë arabe janë më të mëdhenjtë atje”, thotë ai. Video të tjera tregojnë grabitje të mundshme nga ushtarët izraelitë. Ka edhe video të ushtarëve izraelitë duke djegur shtëpi.

"Lufta kundër idesë së një kombi palestinez"

Gazetari palestinez Younis Tirawi kaloi muaj të tërë duke mbledhur videot dhe thotë se i verifikoi ato. Ai analizoi profilet e qindra ushtarëve izraelitë në mediat sociale. Konstatimi i Tirawi: Videot tregojnë se kjo nuk është një luftë kundër Hamasit. "Është një luftë kundër idesë së një kombi palestinez dhe ekzistencës sonë”, pohon ai. Një nga anëtarët e ushtrisë izraelite regjistroi veten në një video duke hedhur në erë ndërtesa në veri të qytetit të Gazës, thotë Tirawi, dhe më pas bërtiti: "Që ata të mos kanë ku të kthehen!".

Më 7 tetor, Hamasi dhe grupi i Xhihadit Islamik kryen sulme të rënda terroriste në Izrael. Në Rripin e Gazës, 1200 njerëz u vranë dhe qindra u rrëmbyen. Gazetari izraelit Emanuel Fabian është një korrespondent ushtarak i Times of Israel, i cili duke kujtuar 7 tetorin, thotë se lufta është shumë emocionale. Disa ushtarë mund të kenë patjetër një dëshirë për hakmarrje dhe kjo mund të jetë një problem.

Ai vetë udhëtoi disa herë me trupat izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës. Rekrutët, raporton Fabian, zakonisht duhet të dorëzojnë celularët e tyre. Ushtria është më pak e rreptë me rezervistët. Para luftës, ushtria izraelite ndëshkoi ushtarët që postonin video. Por tani ushtria është shumë e përqendruar në luftime dhe më pak në disiplinë. Përveç kësaj, ushtria ka nevojë për shumë nga këta ushtarë dhe nuk mund t'i ndëshkojë të gjithë në masë.

Fotot poshtëruese si mesazh për Hamasin?

Por duket se ka edhe komandantë që miratojnë disa nga pamjet. Në dhjetor, u shfaqën foto dhe video të palestinezëve të prangosur në veri të Gazës. Ata mbanin vetëm të brendshme dhe kishin sytë e lidhur. Korrespondenti ushtarak Fabian dyshon se kasetat u publikuan nga komandantë të rangut të mesëm. Ata donin t'i dërgonin një mesazh Hamasit: "Shiko, ne kapëm njerëzit tuaj. Në mënyrë poshtëruese". Në shumë raste, thotë Fabian, ata nuk ishin fare luftëtarë të Hamasit apo grupeve të tjera terroriste.

Nxitje nga ekstremistët e djathtë nga qeveria

Vetëm disa gazetarë, ish-ushtarë dhe shkencëtarë izraelitë donin të komentonin videot për ARD. Megjithatë, Jair Golan pranoi intervistën. Ai është një ish-zëvendës shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite dhe sot ai është një politikan dhe shpresa e së majtës politike izraelite. Golan thotë se e kupton pse pak njerëz duan të jenë kritikë ndaj videove të ushtarëve. "Por nëse duam të përballemi më mirë me krizën aktuale, duhet të rindërtojmë busullën tonë morale," thotë ai.

Turp është kjo, ndërsa ndikimi në reputacionin e Izraelit është i tmerrshëm, thotë ai. Golani është i bindur se vetëm një pakicë e vogël ushtarësh në Rripin e Gazës sillen në mënyrë imorale. E kjo, siç pretendon Golani, inkurajohet nga qeveria ekstremiste pjesërisht e djathtë e Izraelit. "Le të themi se një ushtar ka ide ekstreme. Nëse ka një mesazh të qartë se sjellja e tij nuk pranohet, atëherë ai duhet të ndjekë rregullat e ushtrisë”.

Por këta ushtarë aktualisht po marrin mbështetje nga shtresa ekstreme të shoqërisë, shpjegon ai duke shtuar: "Pastaj ai ushtar mendon se është në rregull të shkojë në luftë për t'u hakmarrë".

Ushtria pretendon se këto janë raste të izoluara

Ushtria izraelite në një deklaratë shkruan se videot janë raste të izoluara që devijojnë nga urdhrat dhe vlerat e ushtrisë izraelite. Në disa raste, rezervistët u pezulluan nga shërbimi ushtarak. "Ushtria izraelite heton incidente të tilla dhe u përgjigjet atyre me masa komanduese dhe disiplinore", thotë ushtria izraelite duke shtuar: "Nëse ka ndonjë dyshim për një krim, policia ushtarake do hetojë." Gazetari palestinez, Younis Tirawi nuk beson se videot janë raste të izoluara: në javët e fundit janë publikuar edhe më shumë video se në muajt e kaluar.

Marrë nga DW

lufta izrael-palestine hamas

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin