LIVE UPDATES
Bota

Trazira në Izrael, bllokohen autostradat dhe stacionet e trenave

Protestat, tashmë në muajin e shtatë, janë shtuar gjatë ditëve të fundit ndërsa zoti Netanyahu dhe aleatët e tij në parlament po përparojnë me planin e reformës. Projektligji i parë i kësaj pakete – që synon të kufizojë kompetencat mbikëqyrëse të Gjykatës së Lartë – mund të bëhet ligj që javën e ardhshme.

18 July 2023, 21:33 Nga a.l
Trazira në Izrael, bllokohen autostradat dhe stacionet e trenave
Foto ilustruese

JERUZALEM – Dhjetëra mijëra protestues bllokuan të martën autostradat dhe stacionet e trenave si dhe u mblodhën në Tel Aviv gjatë një dite protestash mbarëkombëtare kundër planit të debatueshëm të Kryeministrit Benjamin Netanyahu për reformimin e gjyqësorit.

Protestat, tashmë në muajin e shtatë, janë shtuar gjatë ditëve të fundit ndërsa zoti Netanyahu dhe aleatët e tij në parlament po përparojnë me planin e reformës. Projektligji i parë i kësaj pakete – që synon të kufizojë kompetencat mbikëqyrëse të Gjykatës së Lartë – mund të bëhet ligj që javën e ardhshme.

Trazirat lanë disi në hije edhe vizitën në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, i cili u ftua në Uashington për të festuar 75 vjetorin e Izraelit.

Zoti Herzog, një politikan i qendrës, është përfshirë në përpjekjet jopublike për të ndërmjetësuar një kompromis për reformën e gjyqësorit, që ka tensionuar marrëdhënien mes zotit Netanyahu dhe Presidentit amerikan Joe Biden. Nuk ishte e qartë nëse zoti Herzog, një ish-rival politik i zotit Netanyahu dhe që ka treguar pak entuziazëm për planin e reformimit, do të mundohej t’i afronte dy udhëheqësit.

Zoti Netanyahu dhe aleatët e tij thonë se reforma është e nevojshme për të vendosur nën kontroll pushtetin e një gjyqësori të pazgjedhur me votë – në veçanti Gjykatën e Lartë – që ata besojnë se bën ndërhyrje të tepruara tek vendimet e qeverisë.

Kundërshtarët e tyre, që përfaqësojnë segmente të gjera të shoqërisë izraelite, thonë se plani është një zaptim pushteti nga zoti Netanyahu dhe aleatët e tij ultra-ortodoksë, që do të shkatërrojë sistemin delikat të kontrollit dhe balancës në vend. Ata gjithashtu thonë se kryeministri, i cili po gjykohet për akuza korrupsioni, dhe aleatët e tij kanë pakënaqësi të ndryshme ndaj sistemit gjyqësor.

Gjatë të martës të mbiquajtur “dita e ndërprerjes”, protestuesit bllokuan autostradat kryesore dhe u mblodhën përpara bursës së Izraelit dhe shtabit të ushtrisë. Drejtuesit e sipërmarrjeve kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se një sistem i dobësuar ligjor do të largojë investitorët e huaj. Rezervistët në njësi kyçe ushtarake, ndër ta pilotë të forcave ajrore dhe agjentë të luftës kibernetike, kanë kërcënuar se nuk do të paraqiten në detyrë.

“Kjo qeveri është krejtësisht e çmendur. Kemi frikë për demokracinë tonë, për gjithçka që kemi ndërtuar – kjo është arsyeja pse ne të gjithë jemi këtu duke luftuar”, tha Itai Bar Natan, 48 vjeç, drejtues në fushën e teknologjisë së lartë, i cili mbante një flamur me mbishkrimin “Bashkëluftëtarët”, një slogan i përdorur nga rezervistët e ushtrisë gjatë protestave.

Demonstruesit, shumë prej tyre rezervistë, bllokuan një nga hyrjet në komandën ushtarake të Izraelit në qendër të Tel Avivit.

Protestuesit vërshuan drejt stacioneve të trenave gjatë orës së pikut të pasdites. Policia mbylli një stacion qendror treni në Tel Aviv për të parandaluar hyrjen e protestuesve. Shumë u binin borive ose mbanin lart flamujt izraelitë bardhë e blu. Më vonë të martën ishte planifikuar një protestë masive në qendër të Tel Avivit.

Jashtë bursës së Tel Avivit, demonstruesit ndezën shashka tymuese, u binin daulleve, brohorisnin dhe mbanin pankarta që shkruanin “shpëtoni vendin tonë të ri”.

“Erdhëm tek bursa sepse ky është simboli i asaj që kjo çmenduri e diktaturës po i bën ekonomisë së Izraelit”, tha protestuesja Tzvia Bader. “Jemi bërë një vend i botës së tretë. Nuk ka asnjë shans për ekonominë tonë”.

Të tjerë demonstruan jashtë selisë së Histadrutit, sindikatës më të madhe të punëtorëve të Izraelit, duke kërkuar që organizata të bëjë thirrje për një grevë të përgjithshme – një veprim që mund të paralizojë ekonominë e vendit. Një grevë nga kjo sindikatë në mars ndihmoi që zoti Netanyahu ta pezullonte në atë kohë planin për reformën gjyqësore.

Shoqata Mjekësore e Izraelit njoftoi gjithashtu se mjekët do të bëjnë të mërkurën një grevë dy-orëshe në shenjë proteste ndaj legjislacionit të propozuar. Operacionet e urgjencës do të vazhdojnë si normalisht, tha Dr. Hagai Levine, një ish-drejtues i shoqatës së mjekëve të shëndetit publik të Izraelit.

Policia tha se të paktën 37 persona u arrestuan për shkaktimin e trazirave publike. Zoti Netanyahu kryeson qeverinë më ultranacionaliste dhe më konservatore nga pikëpamja fetare në historinë 75-vjeçare të Izraelit.

Plani i tij i reformës ka ekspozuar ndasi të gjera në shoqërinë izraelite – kryesisht të bazuara tek dallimet fetare dhe ekonomike.

Aleatët e zotit Netanyahu janë të motivuar nga një sërë pakënaqësish ndaj sistemit gjyqësor. Aleatët e tij ultra-ortodoksë, për shembull, kanë frikë se gjykatat do të heqin përjashtimet që ua lejojnë të rinjve besimtarë të mos bëjnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, nëse dëshirojnë të ndjekin studime fetare. Të tjerë kanë folur kundër të drejtave për personat e komunitetit LGBTQ+, ndërkohë që disa ministra të kabinetit janë udhëheqës kolonësh të vijës së ashpër, të cilët vazhdojnë të jenë të zemëruar për tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës në 2005 dhe akuzojnë gjykatat se mbajnë anën e palestinezëve.

Protestuesit, nga ana tjetër, janë përgjithësisht nga shtresa e mesme laike e Izraelit, të cilët besojnë se qeveria po planifikon të shtypë mënyrën e tyre të jetesës dhe traditat liberale të vendit.

Koalicioni qeverisës mori pushtetin në dhjetor pasi fitoi zgjedhjet e pesta të vendit në më pak se katër vjet. Zgjedhjet e fundit, ashtu si katër të mëparshmet që përfunduan në ngërç politik, u perceptuan si referendume mbi aftësinë e zotit Netanyahu për të shërbyer si kryeministër ndërkohë që vazhdon të jetë në proces gjyqësor.

Protestat masive të përjavshme bënë që zoti Netanyahu ta pezullonte në mars planin për reformën, por ai e riktheu atë muajin e kaluar, pasi bisedimet për kompromis me opozitën politike dështuan.

Parlamenti izraelit dha miratimin fillestar javën e kaluar për një pjesë kyçe të reformës, që do të pengonte Gjykatën e Lartë të shfuqizonte vendimet që i konsideronte “të paarsyeshme”. Koalicioni i zotit Netanyahu e miratoi atë të martën, duke refuzuar 26 mijë kundërshtime ndaj projektligjit, të paraqitura nga ligjvënësit e opozitës.

Ligji është konceptuar që të shërbejë si një mbrojtje kundër korrupsionit dhe emërimeve të papërshtatshme të mbështetësve të pakualifikuar politikë në postet kyçe. Por aleatët e zotit Netanyahut e shohin atë si një shkelje të kompetencave të zyrtarëve të zgjedhur. Gjyqtarët cituan këtë klauzolë në fillim të këtij viti kur thanë se emërimi i një politikani veteran në kabinet ishte i paarsyeshëm për shkak të dënimit të tij në të kaluarën për pranim ryshfeti dhe të pranimit të fajësisë me marrëveshje për shkelje tatimore.

Projektligji ka marrë tashmë miratimin paraprak në parlament dhe është planifikuar të marrë miratimin zyrtar javën e ardhshme, nëse zoti Netanyahu nuk vendos ta pezullojë.

Ligje të tjera të propozuara në kuadrin e planit të reformës do t’u jepnin ligjvënësve një kontroll më të madh mbi emërimin e gjyqtarëve dhe do t’i jepnin parlamentit fuqinë për të rrëzuar vendimet e gjykatave të larta dhe për të miratuar ligje që nuk mund të shqyrtohen nga gjyqësori.

Protestat vazhdonin edhe ndërsa zoti Herzog mbërrinte në Uashington, ku u takua të martën me Presidentin Biden dhe do të mbajë një fjalim përpara Kongresit të mërkurën.

Vizita ka tërhequr vëmendjen për shkak të refuzimit të deritanishëm të Presidentit Biden për ta ftuar zotin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë. Vizita të tilla janë praktika standarde për kryeministrat izraelitë. Por Presidenti Biden ka thënë se është i pakënaqur me qeverinë e re të zotit Netanyahu – si për shkak të reformës, ashtu edhe për shkak të zgjerimit të shpejtë të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, të ndërtuara në territoret e pushtuara, pronësinë mbi të cilat e pretendojnë palestinezët.

Presidenti Biden foli me Kryeministrin Netanyahu me telefon të hënën dhe e ftoi atë për ta takuar në Shtetet e Bashkuara këtë vjeshtë. Por ai nuk tha nëse takimi do të zhvillohej në Shtëpinë e Bardhë apo në një vendndodhje neutrale, siç është p.sh. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara./VOA

isaac herzog

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin