LIVE UPDATES
Bota

Tre vendet e para bosh, DW: Çfarë po bën bota për klimën?

Çfarë po bëjnë vendet e pasura për ruajtjen e klimës. Përse më e mira ndodhet në vendin e katërt? Në COP u prezantua indeksi i klimës.

9 December 2023, 11:44 Nga I.A
Tre vendet e para bosh, DW: Çfarë po bën bota për
Foto Ilustruese

DUBAI- Në Konferencën Ndërkombëtare të klimës, që po zhillohet në Dubai u prezantua të premten, 8.12.2-23 indeksi i mbrojtjes së klimës. DW e ka përmbledhur në tetë pika: 

1. Çfarë tregon indeksi për ndryshimet klimatike?

Indeksi shpërndan nota për 63 vendet më të industrializuara, të cilat janë përgjegjëse për rreth 90 për qind të emisionit gazeve serrë që emetohen në të gjithë atmosferën. Indeksi vlerëson se sa po bëjnë këto vende për të arritur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale vetëm me 1,5 gradë, në krahasim me periudhën paraindustriale. Ky objektiv duhet arritur qysh në vitin 2030, thotë OKB. Indeksi është krijuar nga organizatat joqeveritare Germanwatch, New Climate Institute dhe Climate Action Network (CAN) dhe publikohet çdo vit në mes të konferencës për klimën,


2. Cilat janë vendet që kanë bërë më shumë përparim? 

Sikurse një vit më parë, edhe këtë radhë, tri vendet e para janë bosh. sepse asnjë vend nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektivin 1,5 gradë. Kryesuese është sërish Danimarka (4). Ajo ka bërë përparime në zgjerimin e energjive të rinovueshme për furnizimin me elektricitet dhe ngrohje, dhe në të njëjtën kohë ka ulur emisionet e gazeve serrë. Pas Danimarkës, e cila ka 76 pikë nga gjithsej 100 vijnë Estonia (5), Filipinet(6) dhe Holanda (8). Vende të tjera që po bëjnë hapa përpara në zgjerimin e prodhimit të energjisë nëpërmjet erës dhe diellit janë: Kroacia. Malajzia, Kina, Turqia, Vietnami, Bullgaria dhe Indonezia. Megjithatë, për shkak se shumë prej këtyre vendeve aktualisht djegin edhe qymyr, naftë dhe gaz në sasi të mëdha, ato marrin vetëm një vlerësim "të mirë" ose "të moderuar" në vlerësimin e përgjithshëm të kategorisë së energjisë së rinovueshme.

Krahas Filipineve, India, Maroku, Kili, Bashkimi Evropian në tërësi dhe shtatë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë (e 14-ta), marin vlerësimin e përgjithshëm "mirë", duke u përmirësuar me dy vende në krahasim me një vit më parë  Ekspertët i vlerësojnë masat e reja politike të qeverisë federale për të përshpejtuar zgjerimin e energjive të rinovueshme si pozitive, por japin nota të ulëta për politikën e dobët të transportit "ku po ndodh shumë pak", tha Burck. Brazili është një nga alpinistët më të mirë, Britania e Madhe vazhdon të bjerë

3. Çfarë ndikimi kanë partitë politike në pushtet në politikat e mbrojtjes së klimës?
Indeksi tregon se kur në pushtet janë populistët bëhet më pak për klimën. Kjo vihet re në Danimarkë. Sipas ekspertëve, pas zgjedhjeve të tetorit 2022, politikat për ruajtjen e klimës po ngadalësohen. Kjo “vë në rrezik objektivat kombëtare të reduktimit të gazrave serrë për 2025 dhe 2030”, thotë Höhne. Edhe Britania e Madhe vijon të zbresë në klasifikim , sikurse edhe Italia (44) ka zbritur mbi 15 vende. Nga vendet e BE-së, Polonia (55) është në fund të tabelës.

Në të kundërt, nga vendet e ngritura më shpejt është Brazili, i cili nga vendi i 38-të, që ka qenë vitin e kaluar, tashmë ka kaluar në vendin e 23-të. Kthimi i Presidentit të ri Lula drejt politikës ambicioze të klimës dhe, në veçanti, drejt frenimit të shpyllëzimit të pyjeve tropikale, e ka çuar Brazilin nga fundi i tabelës në një nga vendet më të rëndësishme për politikën klimatike.

4. Çfarë bëjnë vendet që e dëmtojnë më së shumti klimën?

SHBA dhe Kina performojnë shumë dobët në kategoritë e konsumit të energjisë dhe emetimeve. Megjithatë, Kina është një nga një nga vendet udhëheqëse në zhvillimin e shpejtë të energjive të rinovueshme. Dhe autorët e indeksit i shikojnë pozitive investimet e fundit në SHBA në burimet e rinovueshme dhe rritjen e efikasitetit energjetik. 

5. Si performojnë vendet prodhuese të naftës?

Pritësit e këtij viti të Konferencës Botërore të Klimës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), janë në vendin e tretë deri në të fundit në renditje. Arsyeja janë emetimet shumë të larta prej rreth 26 tonë CO2 për person dhe investime më pak se një për qind energji të rinovueshme në konsumin e energjisë.

Shtetet e tjera të Gjirit Persik si Arabia Saudite dhe shtetet e naftës Irani, Rusia, Kanadaja dhe SHBA janë gjithashtu në fund të listës. Dobët janë edhe Koreja e Jugut, Japonia dhe Polonia, e cila siç u tha më lartë në fund të listës së vendeve të BE. 

6. Çfarë vendi zënë në indeks SHBA dhe Kina? 

SHBA dhe Kina jaë dobët në kategoritë e konsumit të energjisë dhe emetimeve. Megjithatë, Kina është një nga një nga vendet udhëheqëse në zhvillimin e shpejtë të energjive të rinovueshme. Dhe autorët e indeksit i shikojnë pozitive investimet e fundit në SHBA në burimet e rinovueshme dhe rritjen e efikasitetit energjetik. 

7. Si paraqiten vendet prodhuese të naftës?

Pritësit e këtij viti të Konferencës Botërore të Klimës, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), janë në vendin e tretë deri në të fundit në renditje. Arsyeja janë emetimet shumë të larta prej rreth 26 tonë CO2 për person dhe investime më pak se një për qind energji të rinovueshme në konsumin e energjisë. Shtetet e tjera të Gjirit Persik si Arabia Saudite dhe shtetet e naftës Irani, Rusia, Kanadaja dhe SHBA janë gjithashtu në fund të listës. Dobët janë edhe Koreja e Jugut, Japonia dhe Polonia, e cila siç u tha më lartë në fund të listës së vendeve të BE. 

8. Cilat janë pritmëritë e Indeksit nga vendet e pasura? 

Pothuajse të gjitha ekonomitë kryesore tani mbështeten tek era, dielli dhe energjia ujore, sipas analizës së 450 ekspertëve. Nga ana tjetër, zgjerimi i burimeve të rinovueshme do të duhet të rritet në mënyrë eksponenciale në mënyrë që të reduktojë shpejt emetimet e CO2 dhe të zëvendësojë lëndët djegëse fosile, aq të dëmshme për klimën. Sipas profesorit Niklas Hohne, nga New Climate Institute, me qendër në Këln, bota ka hyrë “tani në një fazë shumë vendimtare: Emetimet e gazrave serrë duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030, ndryshe nuk mund të shmanget përshkallëzimi i krizës klimatike. 

“Kontributin më të madh duhet ta japin 63 shtetet e përmendura në indeks dhe BE-ja", thotë Höhne. Shpresa kanë ekspertët te konferenca aktuale e klimës që po zhvillohet në Dubai.  "Ne kemi nevojë për rezolutë detyruese për të trefishuar deri në vitin 2030 kapacitetin e energjive të rinovueshme në të gjithë botën," thotë Jan Burck nga organizata mjedisore Germanwatch. Në përgjithësi, eksperti i energjisë Burck kërkon "më shumë guxim" nga politikanët në mbarë botën. Disa vende gjithashtu duhet të bëhen pionierë dhe të tregojnë se si mund të arrihet ristrukturimi i furnizimit me energji. "Teknikisht dhe ekonomikisht, gjithçka është në të vërtetë në tryezë", thekson Burck. "Ajo që mungon në disa rajone dhe vende është vullneti politik." 

Marrë nga DW

cop28

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin