LIVE UPDATES
Bota

Ngushtica e Hormuzit, uraniumi dhe çështja e Libanit/ Tre SKENARËT që do të përcaktojnë nëse armëpushimi SHBA‑Iran do të çojë në paqe

Sulme nga Irani u raportuan në shtetet arabe të Gjirit Persik, vetëm pak orë pasi ndalesa e armiqësive hyri në fuqi. Izraeli, ndërkohë, vazhdoi sulmet në Liban ndaj Hezbollahut, grup i lidhur me Iranin, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste. Bisedimet në Islamabad për të siguruar një marrëveshje të përhershme paqeje do të fillojnë më 10 prill.

8 April 2026, 19:05 Nga E. D
Ngushtica e Hormuzit, uraniumi dhe çështja e Libanit/ Tre
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor, të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili bazohet në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani. Njoftimi erdhi më pak se dy orë para se të skadonte afati i vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, në orën 20:00 të datës 7 prill. Tregjet globale u rritën. Çmimet e naftës ranë. Liderë nga e gjithë bota shprehën lehtësim. Por, armëpushimi po dëshmon të jetë i brishtë.

Sulme nga Irani u raportuan në shtetet arabe të Gjirit Persik, vetëm pak orë pasi ndalesa e armiqësive hyri në fuqi. Izraeli, ndërkohë, vazhdoi sulmet në Liban ndaj Hezbollahut, grup i lidhur me Iranin, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste. Bisedimet në Islamabad për të siguruar një marrëveshje të përhershme paqeje do të fillojnë më 10 prill.

Të dyja palët kanë thënë se armëpushimi është i përkohshëm dhe se nuk përbën përfundim të luftës. Cilat janë tri gjëra që mund të përcaktojnë nëse armëpushimi do të kthehet në një marrëveshje të paqes, apo thjesht do të shënojë një pushim në luftime?

Gjendja e Ngushticës

Për dekada të tëra, Ngushtica e Hormuzit trajtohet si diçka e ngjashme me një pronë të përbashkët globale. Ajo është një kalim i ngushtë, me një kanal transporti detar prej 3.7 kilometrash, midis Iranit dhe Omanit, përmes të cilit afërsisht një e pesta e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë ka qarkulluar lirshëm, pa pengesa dhe pa taksa. Kjo epokë tani mund të ketë mbaruar.

Korniza e armëpushimit thuhet se përfshin një dispozitë që i lejon si Iranit, ashtu edhe Omanit të mbledhin tarifa transiti nga anijet që kalojnë nëpër ngushticë. Kjo është pa precedent. Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit i ndalon qartazi shtetet me ujëra territoriale në ngushticë, të vënë tarifa për kalimin. Sistemi i Iranit, tashmë funksional në praktikë, është më i përpunuar sesa një pikë e thjeshtë pagese.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) thuhet se kanë zhvilluar një sistem rangimi për shtetet, ku anijet nga vendet që konsiderohen miqësore, përfitojnë kushte më të favorshme. Pasi tarifa paguhet, IRGC-ja lëshon një kod të lejes dhe udhëzime për rrugën. Anijet pritet të valëvisin flamurin e vendit që negocion kalimin e tyre.

Por, kush paguan në të vërtetë? Përgjigjja instiktive konsumatorët globalë rezulton të jetë kryesisht e gabuar, sipas Guntram Wolffit, bashkëpunëtor i lartë në organizatën kërkimore Bruegel, me seli në Bruksel. Meqenëse shtetet arabe në Gjirin Persik janë përgjegjëse për afërsisht 20 për qind të furnizimeve globale me naftë, ato thithin pjesën më të madhe të çdo takse të vendosur mbi ato furnizime.

“Shtetet e Gjirit do të duhet të paguajnë në të vërtetë - sipas llogaritjeve të mia, rreth 80 ose 85 për qind të vlerës së taksës. Ndërsa, konsumatorët globalë do të duhet të përballojnë vetëm rreth 20 për qind të kostos së taksës”, thotë Wolff për Radion Evropa e Lirë.

Me fjalë të tjera, për konsumatorët e zakonshëm, taksa ka të ngjarë të jetë “e padukshme”. Për Riadin, Abu Dabin dhe Kuvajtin, do të jetë një faturë e përsëritur që do të ndikojë në fitimet e tyre. E njëjta logjikë vlen edhe përtej naftës. Plehrat, petrokimikatet dhe mallrat e tjera me origjinë nga Gjiri përballen me një strukturë të ngjashme incidence.

Shtetet e Gjirit, pasi kanë përjetuar tashmë javë të tëra ndërprerjesh për shkak të luftës, tani përballen me perspektivën e subvencionimit të përhershëm të rindërtimit të Iranit, përmes çmimeve që paguajnë për të eksportuar burimet e tyre. Zyrtarët iranianë kanë qenë të qartë për këtë qëllim.

“Situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet si para luftës”, shkroi muajin e kaluar në X kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf.

Të pasurohet apo të mos pasurohet uranium?

Kur njoftoi për armëpushimin, Trump tha se propozimi 10-pikësh i Iranit është një bazë e zbatueshme, mbi të cilën mund të negociohet. Vëzhguesit thonë se të dyja palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre dhe askund nuk është hendeku më i dukshëm sesa në çështjen e programit bërthamor të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, versioni në gjuhën perse i planit për armëpushim përfshin frazën “pranimi i pasurimit” për programin bërthamor të Iranit diçka që mungon në versionet në anglisht, që u ndanë gazetarëve diplomatët iranianë. Për ta komplikuar çështjen, Trump tha më 8 prill se “nuk do të ketë pasurim” të uraniumit në Iran. Në tekstin në gjuhën perse të propozimit, Irani thotë se të dyja palët do të negociojnë mbi nivelin e pasurimit.

“Sa i përket uraniumit, po e vëzhgojmë. E dimë çfarë kanë, do ta dorëzojnë dhe ne do ta marrim. Do ta marrim nëse na duhet”, tha sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një konferencë për media në Pentagon, më 8 prill.

Rezerva në fjalë nuk është e parëndësishme. Sipas organit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Irani ka grumbulluar 440 kilogramë uranium të pasuruar në pastërti prej 60 për qind. Ndërmjetësuesit që punuan për armëpushim, arritën në përfundimin se zgjidhja për uraniumin shumë të pasuruar të Iranit qoftë përmes largimit të tij nga vendi ose hollimit mund të arrihet vetëm me një marrëveshje përfundimtare, jo me një armëpushim të përkohshëm.

Rezerva e uraniumit të Iranit, vlerësuan ata, është një nga dy pikat kryesore të negociatave të Teheranit, dhe Teherani ka të ngjarë të mos e dorëzojë atë gjatë pushimit dyjavor të konfliktit.

Çështja e Libanit

Armëpushimi mund të prishet për shkak të operacioneve ushtarake të Izraelit në Liban, të cilat vazhduan pa ndërprerje më 8 prill. Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se marrëveshja nuk e përfshin Libanin, ku forcat izraelite kanë nisur një pushtim tokësor dhe po luftojnë Hezbollahun.

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, ndërmjetësi kryesor i marrëveshjes, tha të kundërtën se armëpushimi vlen edhe për Libanin. Mosmarrëveshja nuk është një çështje teknike. Irani mbështet Hezbollahun dhe sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban mund ta vënë Teheranin nën presion për t’u përgjigjur ushtarakisht.

Krijimi i një precedenti?

Wolff bën një konstatim që riformaton tri pikat më lart. Irani ka demonstruar, me një kosto të lartë për veten e tij, se një fuqi e mesme mund të ushtrojë presion ekonomik paralizues mbi sistemin global, pa fituar luftën konvencionale.

A krijon kjo precedent?

“Nuk ka shumë vende që do të donin ta përjetonin atë që Irani ka përjetuar në dy javët e fundit, duke përfshirë kërcënimet për zhdukjen e qytetërimit. Pra, në këtë aspekt, nuk krijon precedent. Por, krijon precedent në atë që Irani i ka treguar botës fuqinë e luftës asimetrike. Në këtë aspekt, është një disfatë strategjike për Shtetet e Bashkuara dhe një fitore strategjike për çdo aktor që zotëron luftën asimetrike dhe e di se mbrojtësi i rendit ndërkombëtar, në thelb, nuk arrin ta kapërcejë atë”, thotë Wolff.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin