7 October 2025, 19:58
Nga M.L
Michael Browder
SHBA- Një “drag queen” (rrymë muzikore që promovohet kryesisht nga komuniteti LGPBTQIA) është arrestuar për abuzim seksual ndaj një djali 13-vjeçar në SHBA. Akuzat kanë çuar në largimin e saj edhe nga parada e Pride në Phoenix.
Michael Browder, i njohur me pseudonimin Aubrey Galici, është akuzuar për dy akuza për abuzim seksual ndaj një të mituri, sipas ABC. 35-vjeçari ishte një nga dy burrat që u takuan me adoleshentin pasi e takuan atë përmes një aplikacioni takimesh online, sipas dokumenteve të gjykatës.

Policia gjeti mesazhe në laptopin e adoleshentit që e çuan te Browder, të cilin oficerët e identifikuan si një “drag queen, e njohur e Phoenix”, sipas dokumenteve të gjykatës. Browder foli me hetuesit më 16 shtator dhe dyshohet se pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të riun, por pretendoi se apartamenti i viktimës së supozuar ishte aq i errët “saqë ai nuk ishte në gjendje të përcaktonte moshën e viktimës”, sipas “New York Post”.
Ai u tha oficerëve se besonte që 13-vjeçari ishte në të vërtetë 18 ose 19 vjeç. 13-vjeçari u tha oficerëve se ishte shtirur sikur ishte më i vjetër në aplikacion, informon “Fox News“. Phoenix Pride më vonë njoftoi se Browder ishte larguar nga eventi.
“Krimi i supozuar është diçka që ne e konsiderojmë të dënueshme dhe plotësisht në kundërshtim me idealet që përfaqëson Phoenix Pride”, tha organizata.
Browder duhet të paguajë 10,000 dollarë për t’u liruar. Nëse paguan, do të lirohet me një “byzylyk” dhe duhet të qëndrojë larg fëmijëve, të mos mbajë armë dhe të mos përdorë alkool ose drogë./ Dosja.al
michael browder
Bota
7 October 2025, 19:41
M.L
Erdogan-Putin
TURQI- Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Sipas ...
Bota
7 October 2025, 18:57
M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Herdecke të Gjermanisë, ku kryetarja e sapozgjedhur e ...
Bota
7 October 2025, 17:52
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Pamjet e mëposhtme dokumentojnë momentin e atentatit ndaj kandidatit të BDI-së në Kumanovë...
Bota
7 October 2025, 17:56
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Beogradi do të diskutojë me Rusin&eu...
Bota
7 October 2025, 17:18
E. D
Zekirja Shahini
MAQEDONIA E VERIUT- Personi që shihni në foto është kandidati i BDI-së, Zekirja Shahini i cili mbet...
Bota
7 October 2025, 17:36
M.L
Ali Ahmeti
MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kumanovë, Maqedoninë ...
Bota
7 October 2025, 16:54
E. D
foto ilustruese
KUMANOVË- Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së...
Bota
7 October 2025, 15:37
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një bos i njohur i mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për pesë vite me radhë, u arrestua ng...
Bota
7 October 2025, 15:23
M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Sulm me thikë kryebashkiakja e sapozgjedhur e Herdecke (North Rhine-Westfalen) në Gjermani. Iris Stalzer, 57 vjeç...
Bota
7 October 2025, 12:04
I.A
Cmimi Nobel
SHBA- Një treshe shkencëtarësh me bazë në SHBA, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis, kanë fituar ...