LIVE UPDATES
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja është në bisedime për t’i dhënë fund luftës

Gazeta amerikane New York Times dhe televizioni izraelit Channel 12 raportuan se SHBA-ja ia ka dërguar Iranit një plan paqeje me 15 pika. Ato cituan zyrtarë të paidentifikuar, ndërsa as administrata Trump e as Teherani nuk e kanë komentuar deri tani këtë plan.

25 March 2026, 08:59 Nga E. D
Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja është në
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara po bisedojnë me njerëzit e duhur në Iran lidhur me një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ndërkohë që Teherani kreu sulme ndaj Izraelit dhe Kuvajtit dhe mediat amerikane raportuan se mijëra trupa shtesë mund të dërgohen në rajon.

Gazeta amerikane New York Times dhe televizioni izraelit Channel 12 raportuan se SHBA-ja ia ka dërguar Iranit një plan paqeje me 15 pika. Ato cituan zyrtarë të paidentifikuar, ndërsa as administrata Trump e as Teherani nuk e kanë komentuar deri tani këtë plan.

Trumpi i bëri këto komente të martën vonë, një ditë pasi kishte thënë se ishin zhvilluar bisedime shumë të mira dhe frytdhënëse, pavarësisht se figura të larta iraniane e kanë mohuar se Teherani është në bisedime me Uashingtonin.

“Ne, në fakt, po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan shumë të bëjnë marrëveshje. Nuk ia keni idenë sa shumë duan të bëjnë marrëveshje. Ne jemi në bisedime tani,” tha Trump të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Për herë të dytë brenda dy ditësh, ai tha se Irani është pajtuar se nuk do të zhvillojë kurrë armë bërthamore. Programi bërthamor i Iranit, për të cilin Teherani këmbëngul se është thjesht paqësor, është në qendër të tensioneve ndërkombëtare lidhur me këtë vend të Lindjes së Mesme.

Trump tha se i dërguari amerikan, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, janë të përfshirë në bisedime, së bashku me nënpresidentin JD Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio. Ai nuk dha afat kohor për ndonjë takim apo telefonatë. Trump nuk përmendi e as nuk zbuloi ndonjë zyrtar me të cilin Shtetet e Bashkuara po bisedojnë.

Ai tha se “po merremi me një grup të ri njerëzish” pas vrasjes së liderit të kamotshëm suprem, Ali Khamenei, dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë iranianë. Trump tha se ky grup i kishte dhënë SHBA-së një “dhuratë shumë të madhe” që “mbërriti sot” dhe që lidhej me naftën dhe gazin. Ai nuk sqaroi se çfarë ishte, por sugjeroi se kishte lidhje me Ngushticën e Hormuzit, rrugën e rëndësishme detare për dërgesat e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik drejt tregjeve globale.

New York Times, duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar, tha se është “e paqartë se sa gjerësisht është shpërndarë ndër zyrtarët iranianë” plani me 15 pika për zgjidhjen e konfliktit, i cili u dorëzua përmes Pakistanit.

Channel 12, që citoi tre burime, tha se SHBA-ja po kërkonte armëpushim njëmujor për ta diskutuar planin, i cili, ndër të tjera, përfshinte mbajtjen e Ngushticës së Hormuzit të hapur, çmontimin e programit bërthamor të Iranit, përfundimin e mbështetjes së tij për grupet e jashtme dhe heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Teheranit.

Shtyrja e afatit për Ngushticën e Hormuzit

Pavarësisht se Irani po i vazhdon sulmet ndaj Izraelit, vendeve të Gjirit Persik dhe shënjestrave amerikane në rajon, dhe njëkohësisht po e mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, Trump tha se “kjo luftë është fituar” dhe se Irani është “plotësisht i mundur.”

Të hënën, Trump tha në një postim se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe frytdhënëse” për t’i “zgjidhur plotësisht armiqësitë në Lindjen e Mesme”. Ai tha se po shtynte me pesë ditë një afat që i kishte vendosur Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit, ose përndryshe SHBA-ja do t’i shkatërronte centrale e tij energjetike.

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe zyrtarë të tjerë e kanë mohuar se ishin zhvilluar bisedime me SHBA-në, por raportet e mediave amerikane sugjeruan se kishte pasur të paktën kontakte fillestare mes palëve përmes ndërmjetësve.

Pas raportimeve se negociatat mund të zhvilloheshin në Pakistan këtë javë, kryeministri Shehbaz Sharif tha në një postim në rrjetet sociale të martën se vendi i tij “është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime kuptimplota dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit”.

Por lufta, e cila filloi me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, po vazhdon me pak shenja se do të ndalet. Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, raportuan se SHBA-ja po planifikon të dërgojë mijëra ushtarë nga Divizioni elitë i 82-të Ajror në Lindjen e Mesme.

Wall Street Journal raportoi se Pentagoni po planifikon të dërgojë një njësi luftarake prej rreth 3.000 ushtarësh nga ky divizion në rajon. Ushtarët e kësaj njësie “stërviten për të zbarkuar me parashutë në territore armiqësore ose të kontestuara për të siguruar aeroporte dhe zona tokësore”, tha gazeta.

Irani kreu sulme ndaj Kuvajtit dhe Izraelit të martën, ku zyrtarët thanë se të paktën gjashtë njerëz u plagosën në Tel Aviv nga mbetjet që ranë pasi raketat dhe dronët iranianë u rrëzuan në ajër.

Përparimi diplomatik, i paqartë

Ndërkohë, Financial Times raportoi se Irani u ka thënë shteteve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare Detare se anijet joarmiqësore mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit nëse koordinohen me autoritetet iraniane.

Financial Times citoi një letër nga Ministria e Jashtme e Iranit, e cila ishte shpërndarë ndër anëtarët e IMO-së dhe që deklaronte se anijet e lidhura me SHBA-në, Izraelin dhe “pjesëmarrës të tjerë në agresion… nuk kualifikohen për kalim të pafajshëm ose joarmiqësor”.

Letra thoshte se Teherani kishte marrë masa të nevojshme dhe proporcionale për të parandaluar agresorët dhe mbështetësit e tyre nga shfrytëzimi i Ngushticës së Hormuzit për të avancuar operacione armiqësore kundër Iranit, sipas Financial Times.

Kenneth Pollack, ish-analist i Shtëpisë së Bardhë dhe CIA-s, tani në Institutin për Lindjen e Mesme (MEI), tha se ka pak prova që mbështesin pretendimet për përparim të afërt diplomatik, pavarësisht përpjekjeve të disa vendeve për të ndërmjetësuar bisedime.

“Siç e kuptoj unë, iranianët janë përgjigjur me kushte shumë të forta paraprake: që SHBA-ja të paguajë dëmshpërblime dhe t’i tërheqë të gjitha forcat nga rajoni, gjëra që janë të papranueshme për Trumpin”, tha Pollack për Radion Evropa e Lirë në Uashington më 23 mars.

Shpërthimi i konfliktit ka bërë që çmimet e naftës të rriten ndjeshëm, veçanërisht meqë transporti është ndalur pothuajse plotësisht në Ngushticën e Hormuzit, pikën kyç për transportin detar nëpër të cilën kalon rreth një të pestën e naftës dhe gazit botëror.

Konflikti ka tronditur tregjet e energjisë dhe ato financiare, ka rritur kostot e karburantit, ka nxitur frikë për inflacion global dhe ka destabilizuar Lindjen e Mesme dhe Perëndimin, duke shtuar shqetësimet se luftimet mund të përhapen dhe ta përfshijnë të gjithë rajonin.

Kërcënimi për sulme ndaj rrjeteve elektrike në Gjirin Persik ka ngjallur frikë për ndërprerje masive të desalinizimit të ujit të pijshëm dhe ka tronditur më tej tregjet e naftës.

Komentet e Trumpit për bisedimet ndihmuan që çmimi i naftës Brent të bjerë rreth 10 për qind të hënën, megjithëse sulmet në gjithë Lindjen e Mesme të martën e rritën sërish atë me rreth 3 për qind, në më shumë se 102.84 dollarë për fuçi./REL

donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin