LIVE UPDATES
Bota

Trump urdhëron hetim mbi veprimet e Biden gjatë presidencës së tij: Nuk ishte në gjendjen e duhur fizike dhe mendore

Biden e kritikoi veprimin e Trump si "qesharak", duke thënë se pretendimet e tij synojnë të shpërqendrojnë amerikanët, ndërsa administrata e tij punon për të zgjeruar lehtësimet tatimore për të pasurit.

5 June 2025, 08:50 Nga r.ll
Trump urdhëron hetim mbi veprimet e Biden gjatë presidencës
biden, trump

SHBA- Donald Trump ka urdhëruar një hetim mbi veprimet e Joe Biden gjatë presidencës së tij, duke akuzuar ndihmësit për një "konspiracion" për të mashtruar publikun në lidhje me gjendjen mendore të ish-presidentit. Në këtë veprim të fundit për të diskredituar paraardhësin e tij, Trump sulmoi përdorimin nga ndihmësit e një autopen-i, një pajisje që replikon nënshkrimet që presidentët, përfshirë Trump-in, e kanë përdorur për dekada për të nënshkruar veprime ekzekutive.

“Ky komplot shënon një nga skandalet më të rrezikshme dhe shqetësuese në historinë amerikane”, tha Trump të mërkurën.

Biden e kritikoi veprimin e Trump si "qesharak", duke thënë se pretendimet e tij synojnë të shpërqendrojnë amerikanët, ndërsa administrata e tij punon për të zgjeruar lehtësimet tatimore për të pasurit. Trump dhe aleatët e tij republikanë e kanë vënë prej kohësh në pikëpyetje mprehtësinë mendore të Bidenit dhe janë përpjekur të përmbysin disa nga faljet presidenciale dhe rregullat federale të lëshuara në fund të mandatit të tij në detyrë.

Një panel i udhëhequr nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve ka kërkuar dëshmi nga disa prej ndihmësve më të ngushtë të Bidenit, përfshirë shefin e tij të parë të stafit, mbi "aftësitë e tij mendore dhe fizike" ndërsa ai drejtonte vendin. Në një deklaratë të mërkurën, Trump, 78 vjeç, tha se publiku amerikan ishte “mbrojtur qëllimisht nga zbulimi se kush e ushtronte pushtetin ekzekutiv”, ndërsa firma e Biden u përdor për të miratuar dokumente që Trump i përshkroi si “ndryshime radikale të politikave”.

Biden, tani 82 vjeç dhe që lufton me kancerin e avancuar të prostatës, i është kundërpërgjigjur Trumpit.

"Le të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet në lidhje me faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet", tha ai, shkruan BBC.

"Çdo sugjerim se nuk e kam bërë është qesharak dhe i rremë", tha Biden në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje.

Hetimet mbi kapacitetin mendor dhe fizik të Bidenit janë intensifikuar në javët e fundit, pasi një libër i ri akuzoi një rreth të ngushtë brenda administratës së mëparshme për mbulimin e "përkeqësimit të tij fizik" gjatë fushatës së tij të pafat për rizgjedhje vitin e kaluar.

“Original Sin”, shkruar nga Jake Tapper i CNN dhe Alex Thompson i Axios, pretendon se gjendja shëndetësore e Bidenit gjatë fushatës thuhej se ishte aq e keqe sa ndihmësit diskutuan t’i jepnin atij një karrige me rrota. Biden i dha fund papritur fushatës së tij për rizgjedhje korrikun e kaluar, pak pas disa javësh presioni pas performancës së tij katastrofike në debatin kundër Trump.

Disa demokratë, përfshirë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e kanë fajësuar publikisht Bidenin për mosdaljen nga gara më herët, gjë që do t'i kishte dhënë partisë së tij më shumë kohë për të emëruar një zëvendësim popullor. Në fillim të muajit të kaluar, Biden dha intervistën e tij të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë për BBC-në , duke pohuar se "nuk mendonte se do të kishte rëndësi" nëse do të ishte larguar nga gara më herët.

Menjëherë pas kësaj, ai njoftoi se është diagnostikuar me një formë "agresive" të kancerit të prostatës që i është përhapur në kocka, gjë që ka çuar në më shumë akuza nga Shtëpia e Bardhë e Trump se ata që janë më afër ish-presidentit, përfshirë gruan e tij Jill, do ta kishin ditur për gjendjen e tij më herët.

joe biden donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin