LIVE UPDATES
Bota

Tulsi Gabbard betohet si drejtuese e zbulimit kombëtar

Me 52 vota pro dhe 48 kundër, votimi u nda në vija partiake për të konfirmuar zonjën Gabbard e cila do të mbikqyrë një komunitet me 18 agjenci federale të kundërzbulimit.

13 February 2025, 07:52 Nga r.ll
Tulsi Gabbard betohet si drejtuese e zbulimit kombëtar
pamje nga betimi

SHBA- Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua të mërkurën pasi senatorët republikanë mbështetën të emëruarën e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit.

Me 52 vota pro dhe 48 kundër, votimi u nda në vija partiake për të konfirmuar zonjën Gabbard e cila do të mbikqyrë një komunitet me 18 agjenci federale të kundërzbulimit.

Ky votim është fitorja e radhës për Presidentin Trump ndërsa të emëruarit e tij vazhdojnë përballjen me senatorët.

Pas votimit, zonja Gabbard i tha Presidentit Trump se ajo do të “ndihmonte në realizimin e objektivave që populli amerikan ia besoi atij qartësisht në këto zgjedhje”.

“Populli amerikan ka pak besim tek komuniteti i zbulimit, kryesisht për shkak të përdorimit për qëllime politike dhe politizimit të një entiteti që supozohet që të përqëndrohet thjesht tek garantimi i sigurisë sonë kombëtare”, tha ajo, pak çaste pasi u betua si drejtuese e zbulimit kombëtar, në një ceremoni që u mbajt në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja Gabbard tha se ndihej e nderuar që do të shërbente në administratën e Presidentit Trump “për të ndihmuar në rindërtimin e besimit të publikut dhe për të mbajtur popullin amerikan të sigurt”.

Zonja Gabbard mori mbështetje nga çdo senator republikan, përveç ish-udhëheqësit të shumicës Mitch McConnell, i cili iu bashkua demokratëve dhe kundërshtoi kandidaturën e saj.

Dyzet e tre vjeçarja Gabbard, ish anëtare e Partisë Demokrate, është përballur me pyetjet e senatorëve të të dyja partive në lidhje me deklaratat e saj të mëparshme që shihen si mbështetje për kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara dhe për mungesë përvoje.

Zonja Gabbard asnjëherë nuk ka punuar për ndonjë agjenci spiunazhi dhe as nuk ka shërbyer në komisionin për kundërzbulim të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa ishte ligjvënëse për katër mandate.

Ajo tani do të drejtojë një agjenci që është krijuar nga Kongresi pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011, për të bashkërenduar aparatin e gjerë të kundër-zbulimit të Shteteve të Bashkuara, një nga postet më të rëndësishme në qeverinë amerikane që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Përzgjedhja e drejtuesit të zbulimit kombëtar është me rëndësi të madhe”, thotë Emily Harding, Drejtore e Programit për Zbulim, Siguri Kombëtare dhe Teknologji te Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Ajo vë theksin tek qasja e gjerë që ky drejtues ka mbi materialet e klasifikuara dhe rolin që luan si këshilltar i presidentit për inteligjencë.


Rusia, Siria dhe Snowdeni

Njoftimi i zotit Trump në muajin nëntor për emërimin e zonjës Gabbard shkaktoi habi në qarqet e sigurisë kombëtare, duke shtuar shqetësimet për politizimin e mbledhjes së inteligjencës.

Skeptikët kanë ngritur shqetësimin mbi deklaratat e mëparshme të zonjës Gabbard që vlerësohen si miqësore ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbrojtjes që i ka bërë ish udhëheqësit sirian Bashar al-Assad. Zonja Gabbard e vizitoi Assadin në Siri më 2017 ndërsa ai ishte nën sanksione amerikane.

Gjatë përballjes me pyetjet e senatorëve, zonja Gabbard u pyet gjithashtu edhe mbi mbrojtjen që i ka bërë më parë ish kontraktorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) Edward Snowden i cili bëri publike në mënyrë të jashtëligjshme mijëra dokumente të klasifikuara dhe më pas kërkoi azil në Rusi.

Disa ishin qartazi të zemëruar nga refuzimi i saj që ta quante Snowdenin tradhëtar.

Republikanët që kishin shprehur shqetësime janë përballur me trysni të shtuar politike nga Presidenti Trump dhe aleati i tij, miliarderi Elon Musk. Ky i fundit kishte paralajmëruar se nëse nuk votonin për konfirmimin e zonjës Gabbard ai do të mbështesë kandidatët që do të sfidonin ata në primaret e ardhshme republikane.

Senatori Todd Young, anëtar i komisionit të zbulimit që në fillim nuk i ofroi mbështetje emërimit të zonjës Tulsi Gabbard, publikoi një deklaratë që i ofronte mbështetje asaj para se komisioni të votonte pro zonjës Gabbard. Komisioni votoi në vija partiake me 9 vota republikane por dhe 8 demokrate kundër duke e çuar emërimin e saj për votimin përfundimtar në Senat.

Senatori që ka qenë oficer i inteligjencës në marinën amerikane e kritikoi zotin Musk para se të mbështeste kandidaturën e zonjës Gabbard. Senatori Young tha se zonja Gabbard e ka siguruar atë se do të mbështesë profesionistët e komunitetit të zbulimit dhe do të ofrojë informacione të paanashme.

Mbështetësit e zonjës Gabbard përshëndetën zotimin e saj që të zvogëlojë stafin e agjencisë së saj ndërsa Presidenti Trump po bën përpjekje të mbyllë agjenci të tëra federale.

Të emëruarit e mëparshëm për këtë post kanë qenë veteranë të komunitetit të zbulimit dhe të cilët janë konfirmuar me mbështetje dypartiake. Daniel Coats, ish ambasador dhe senator republikan që shërbeu në komisionin e inteligjencës ishte konfirmuar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump nga 85 senatorë kundrejt 12 senatorëve që kishin votuar kundër.

Zonja Gabbard hoqi dorë nga Partia Demokratike më 2022 duke u regjistruar si e pavarur. Ajo mbështeti më pas zotin Trump dhe u bashkua me Partinë Republikane më 2024./VOA

tulsi gabbard

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin