LIVE UPDATES
Bota

Turqia kërkon dritën jeshile të Rusisë për S-400, Kremlini: Çështje shumë e ndjeshme

Ky veprim lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet e Turqisë për të rihapur rrugën për blerjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35, por Shtetet e Bashkuara ende kanë rezerva.

10 July 2026, 14:35 Nga G.M

 

Turqia kërkon dritën jeshile të Rusisë për S-400,
Foto ilustruese

TURQI- Ankaraja po kërkon një mënyrë për të kapërcyer ngërçin e shkaktuar nga blerja e sistemit rus S-400 në marrëdhëniet e saj me Uashingtonin, duke kërkuar pëlqimin e Moskës për të transferuar sistemet e mbrojtjes ajrore në një vend të tretë. Ky veprim lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet e Turqisë për të rihapur rrugën për blerjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35, por Shtetet e Bashkuara ende kanë rezerva.

Sipas mediave të huaja, Turqia ka kërkuar pëlqimin e Rusisë për të transferuar sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që bleu nga Moska disa vite më parë në një vend të tretë, në një përpjekje për të kapërcyer pengesën kryesore për furnizimin me avionë luftarakë amerikanë F-35. Ankaraja ka bërë një afrim me Rusinë në javët e fundit, muaj pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan propozoi kthimin e S-400 në Rusi-një ide që nuk ka ecur përpara, sipas zyrtarëve turq që folën me agjencinë në kushte anonimiteti.

Megjithatë, edhe transferimi i S-400 në një vend të tretë mund të mos e zgjidhë problemin, pasi senatorët amerikanë u thanë gazetarëve këtë javë se një veprim i tillë nuk do të adresonte domosdoshmërisht shqetësimet e sigurisë së Uashingtonit.

Negociatat para Samitit të NATO-s në Ankara

Bisedimet me Rusinë filluan përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Ankara këtë javë, gjatë të cilit Presidenti i SHBA-së Donald Trump la të kuptohej se së shpejti mund të përmbysë ndalimin e tij për shitjen e avionëve luftarakë F-35 në Turqi.

Propozimi i fundit pasoi idenë e mëparshme të Ankarasë për të mbajtur S-400, por për t'i lejuar SHBA-së të monitorojë funksionimin e tyre, për të adresuar shqetësimet se të dhënat e mbledhura nga sistemi rus mund të kompromentojnë aftësitë e fshehta të avionëve luftarakë F-35 të gjeneratës së pestë. Ky propozim, sipas të njëjtave burime, nuk u prit me një përgjigje nga zyrtarët amerikanë. Zyrtarët turq thonë se Ankaraja aktualisht nuk e përdor sistemin S-400, megjithëse ai mbetet në arsenalin e saj.

Në pritje të reagimit të Moskës

Turqisë iu ndërpre blerja e avionëve luftarakë të përparuar F-35 kur mori në dorëzim sistemet ruse S-400 në vitin 2019. Uashingtoni e ka bërë të qartë se Ankaraja duhet të heqë dorë nga raketat ruse përpara se të kthehet në programin F-35.

Nëse Rusia pranon kërkesën e Turqisë, bateritë S-400 në tokën turke do të zhvendosen diku tjetër, sipas zyrtarëve, të cilët nuk zbuluan se cili mund të jetë destinacioni i mundshëm. Moska ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Ankarasë, ndërsa Turqia ka folur për një punë të bërë mirë. 

Çështja ishte në axhendën e Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan kur ai udhëtoi për në qytetin rus të Kazanit në qershor për një takim me Presidentin Vladimir Putin, thanë të njëjtat burime.

Nga kriza me SHBA-në te tregu i S-400

Turqia bleu S-400 gjatë një periudhe tensioni me aleatët e saj të NATO-s, e cila filloi nën Barack Obamën dhe u përkeqësua pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti kundër Erdoganit në vitin 2016. Në të njëjtën kohë, Ankaraja kërkoi të blinte raketa amerikane Patriot, por pretendoi se Uashingtoni nuk ishte i gatshëm ta përfundonte marrëveshjen.

Ky zhgënjim ishte pjesë e justifikimit të Turqisë për t'u drejtuar Rusisë dhe për blerjen e S-400. Pasi Ankaraja u përjashtua nga programi F-35, SHBA-të aktivizuan Aktin e Kundërshtimit të Kundërshtarëve të Amerikës Përmes Sanksioneve. (CAATSA) në vitin 2020, duke vendosur kufizime që penguan industrinë turke të mbrojtjes të fitonte akses në teknologji të ndjeshme./Dosja.al

ankaraja s-400

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin