LIVE UPDATES
Bota

U bë pjesë e Universitetit Wisconsin-Madison në SHBA, 22-vjeçari nga Lipjani synon Çmimin Nobel

Oferta ishte e papritur, por Mehmetit nuk iu nevojit shumë kohë për të vendosur. Ai i tha “po” atë ditë Universitetit Wisconsin-Madison, njoftoi universitetin tjetër amerikan se po tërhiqej nga gara dhe pak muaj më vonë u nis për në SHBA.

7 July 2024, 13:38 Nga r.ll

 

U bë pjesë e Universitetit Wisconsin-Madison në SHBA,
bujar mehmeti

 

SHBA- Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta harrojë kurrë. Atëkohë vetëm 20 vjeç, ai mori një ofertë që t’i niste studimet e doktoraturës për fizikë mjekësore në SHBA.

Edhe pse vetë kishte aplikuar në dy universitete amerikane, ai priste që procesi deri në përzgjedhjen përfundimtare të zgjaste të paktën deri në gjysmën e prillit.

“Ka qenë një intervistë gati dyorëshe dhe kemi biseduar për tema të ndryshme. Në fund të intervistës, profesori ka vendosur të ma ofrojë pozitën e asistentit dhe më ka thënë që dëshiron që unë të jem pjesë e laboratorit të tij”, thotë Bujari, nga fshati Babush i Muhaxherëve i Lipjanit, për Radion Evropa e Lirë.

Oferta ishte e papritur, por Mehmetit nuk iu nevojit shumë kohë për të vendosur. Ai i tha “po” atë ditë Universitetit Wisconsin-Madison, njoftoi universitetin tjetër amerikan se po tërhiqej nga gara dhe pak muaj më vonë u nis për në SHBA.

“Ky universitet, sidomos për kërkime shkencore në këtë fushë, është i përsosur. Buxheti i departamentit është gati 1.8 miliard dollarë. Për më tepër që doktoratura është një rrugëtim i gjatë dhe është e rëndësishme që të të pëlqejë ajo që do ta hulumtosh”, shton 22-vjeçari.

Bujarit i është thënë se është personi më i ri në moshë që është pranuar ndonjëherë në studimet për doktoraturë në këtë departament. Sipas Academia Insider, mosha mesatare e studentëve në doktoraturë në SHBA është 31.5 vjeç.

Por, edhe pse ishte vetëm 20 vjeç kur e mori ofertën, ai kishte mjaftueshëm përvojë sa ta bindte profesorin e tij. E, në SHBA, studentëve u mundësohet të kalojnë nga niveli bachelor drejt në atë të doktoraturës. Universitetet u japin diplomë të masterit këtyre studentëve gjatë rrugëtimit të tyre drejt diplomës së doktoraturës.

Gjatë studimeve të nivelit bachelor në Hungari kishte qenë student i dalluar, i përfshirë edhe në përfaqësimin studentor të universitetit. Nëpër gara ndërkombëtare shkencore në SHBA, Britani të Madhe e vende të tjera, ai e kishte përfaqësuar Kosovën dhe ishte kthyer me medalje.

Gjatë studimeve në Hungari, kishte eksperimentuar me grimca metalike magnetike dhe me ekuacione se si këto grimca mund të përdoren për ta trajtuar kancerin.

Tek ai, Bujari thotë se profesori i tij kishte parë dikë që ka njohuri për fizikë dhe pasion për t’i aplikuar ato njohuri në shërbim të shoqërisë.

“Ai e ka parë qëllimin tim dhe në njëfarë mënyre është pjesë e asaj ëndrrës sime dhe rrugëtimit tim”, thotë Bujari.

Kështu, pas diplomimit në Hungari, në fund të gushtit të atij viti, Bujari u nis për në Madison në SHBA. Mban mend nxehtësinë e pazakontë në ditët e tij të para, takimet me kolegët e rinj dhe profesorin e tij, por është një tjetër takim që i ka ngelur më shumë në mendje.

“Kur kam hyrë brenda departamentit dhe kam parë pajisjet… ka qenë një lloj shoku. Janë pajisjet më të avancuara të shkencës së fizikës mjekësore. Janë pajisje milionëshe me të cilat mund të punosh, i ke në duar”, tregon ai.

Aktualisht, Bujari është i angazhuar në një projekt që synon ta sjellë një metodë të re të fotografimeve mjekësore.

Më shumë sesa synimi për ta lehtësuar punën e radiologëve, atë e motivon qëllimi për ta lehtësuar jetën e pacientëve, duke i ekspozuar ndaj një niveli më të ulët të rrezatimit.

Dëshira për të sjellë ndryshim për të mirë e kishte nxitur Bujarin të interesohej në shkencat e mjekësisë dhe fizikës qysh i vogël.

“Thjesht, e di që kudo ku jam, çkado që jam duke bërë, qëllimi është që të punoj në të mirën e shoqërisë. Shpresoj që arritjet e mia do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së të sëmurëve me kancer apo me sëmundje të tjera, përmes pajisjeve që i funksionalizojmë apo shpikim”, thotë Bujari.

Çmimin Nobel thotë se e ka ëndërr njëjtë si çdo i ri tjetër që hyn në këtë fushë, por ëndrrat e tij e kthejnë shpesh edhe në Kosovë.

“Shpresoj që do të arrij të kontribuoj edhe në Kosovë – qoftë duke nisur bashkëpunim me kompani amerikane që mund të dhurojnë pajisjet e tyre për spitalet publike në Kosovë, qoftë përmes lidhjes së bashkëpunimit mes Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve këtu”, thotë Bujari.

Në dy dekadat e para të jetës së tij, Bujari ka listuar një sërë arritjesh. Ai është edhe pjesë e udhëheqësisë së klubit Astronomy Outreach of Kosovo, që një muaj më parë e hapi Observatorin dhe Planetariumin e parë Kombëtar në Kosovë.

Por, në mesin e arritjeve dhe synimeve, një gjë e bën më të lumtur.

“I kam bërë krenarë dhe të lumtur prindërit e mi. Nuk është qëllimi që ata të dalin e të thonë që Bujari ka arritur diçka, por thjesht e di që jam në një rrugë të drejtë dhe e di që po bëj diçka të mirë kur e di që ata janë të lumtur me rrugëtimin që kam zgjedhur”, përfundon ai./REL

bujar mehmeti cmimi nobel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin