23 May 2026, 10:09
Nga I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Një ndërtesë e naftës ruse është përfshirë nga flakët në qytetin Novorosiski në Detin e Zi, pas sulmeve të reja me dronë që Ukraina kreu gjatë natës, raportuan autoritetet më 23 maj. Pjesë të një droni të rrëzuar ranë në hapësirat e një terminali karburanti, duke shkaktuar zjarre në disa ndërtesa teknike dhe administrative, tha shtab operacional rajonal të Krasnodarit.
Dy persona janë plagosur, sipas njoftimit. Sipas dëshmitarëve okularë, që kanë publikuar të dhëna në rrjetet sociale, është goditur terminali i naftës Grushovaya, një nga objektet më të mëdha të depozitimit të naftës në Kaukaz, përfshirë rezervuarët nëntokësorë dhe mbi tokë, si dhe një objekt për transferimin e ngarkesave.
Industria e naftës në Novorosiski është jetike për ekonominë ruse të luftës dhe është shënjestruar vazhdimisht nga dronët ukrainas, ndërsa Kievi po përpiqet të mbrohet përballë pushtimit të plotë të nisur më shumë se katër vjet më parë nga Moska.
Ukraina ka intensifikuar së fundi sulmet ndaj pjesës së brendshme të territorit rus, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 348 dronë u rrëzuan gjatë natës. Këto pretendime nuk është e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Autoritetet ruse raportuan dëme nga sulmet me dronë në disa rajone, përfshirë në Anapa, në Detin e Zi. Autoritetet në Perm, që gjendet rreth 1.000 kilometra në lindje të Moskës, raportuan gjithashtu për një sulm ndaj një objekti industrial, që shkaktoi zjarr në një fabrikë kimike.
Në Ukrainë, forcat ajrore thanë se 102 nga 124 dronët rusë të lëshuar gjatë natës drejt vendit u penguan. Sipas tyre, gjithsej 12 goditje u regjistruan në nëntë lokacione, ndërsa copëza dronësh të rrëzuar ranë në pesë lokacione të tjera./REL
ukraine
Bota
23 May 2026, 09:50
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Kompanitë e grupit kinez Shandong (Shandong High Speed) kanë realizuar afro 200 milionë euro të a...
Bota
23 May 2026, 08:41
Miniere
KINË- Të paktën 82 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në veri...
Bota
22 May 2026, 22:59
E. D
Mark Rutte
SHBA- NATO ka ftuar zyrtarisht Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në samitin e ardhshëm të liderëve të a...
Bota
22 May 2026, 22:46
E. D
SHBA- Administrata Donald Trump ka publikuar një grup të ri dosjesh të deklasifikuara të UFO-ve. Në pamje është edhe nj&eum...
Bota
22 May 2026, 21:19
E. D
Donald Trump Jr dhe Bettina Anderson
SHBA- Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump Jr., do të martohet këtë fundjavë me Betti...
Bota
22 May 2026, 20:25
E.d
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar ditën e sotme se përpjekjet diplomatike p&e...
Bota
22 May 2026, 20:04
E.d
Ndërtesa e shembur
MAROK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marok, ku një ndërtesë katërkatëshe...
Bota
22 May 2026, 19:47
E.d
Tulsi Gabbard
SHBA- Tulsi Gabbard, Drejtoresha aktuale e Inteligjencës Kombëtare në administratën e presidentit Donald Trump, ka dh&eum...
Bota
22 May 2026, 19:47
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Do...
Bota
22 May 2026, 18:55
E.d
Foto ilustruse
PALESTINA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si po funksionoj...