3 December 2023, 19:30
Nga I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Prokurorët ukrainas po hetojnë nëse trupat ruse vranë dy anëtarë të shërbimit ukrainas të dorëzuar dhe nën statusin e robërve të luftës. Hetimi, i cili po mbikëqyret nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, u njoftua një ditë pasi një video e incidentit u shpërnda nga qeveria ukrainase në mediat sociale. Zyra e hetimit tha se incidenti ndodhi pranë një posti vëzhgimi jashtë fshatit Stepove pranë Donetsk, në Ukrainën lindore.
“Vrasja e robërve të luftës është një shkelje e rëndë e Konventave të Gjenevës dhe klasifikohet si një krim i rëndë ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Ushtria ukrainase deklaroi se pamjet tregonin ekzekutimin e dy të burgosurve të luftës. Ndërkohë, presidenti Zelensky u zotua për drejtësi pasi video duket se tregon ekzekutimin e ushtarëve ukrainas. Rusia është akuzuar për kryerjen e një sërë krimesh që kur pushtoi Ukrainën, megjithëse Kremlini e ka mohuar keqbërjen. Në fillim të këtij viti, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin për rolin e tij të dyshuar në një skemë për të dëbuar fëmijët ukrainas në Rusi.
Zyrtarët ukrainas po hetojnë një numër të konsiderueshëm çështjesh penale dhe krimesh lufte, duke përfshirë çështjen e 3 mijë fëmijëve ukrainas. Avokati i popullit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, shkroi të shtunën në Telegram se vrasja e ushtarëve të paarmatosur nuk ishte një rast i izoluar. Një video që u shfaq në mars dukej se tregonte trupat ruse duke ekzekutuar një ushtar të kapur ukrainas dhe dy video që u shfaqën muajin pasardhës në mediat sociale pro-ruse dukej se kapnin në kamerë trupat ruse duke i prerë kokën pjesëtarëve të shërbimit ukrainas. Lubinets tha se ai besonte se zyrtarët ukrainas do të ishin në gjendje të identifikonin trupat ruse përgjegjëse.
lufta ukraine-rusi
Bota
3 December 2023, 19:23
A.TH
Foto Ilustruese
FILIPINE- Filipinet akuzuan sot Kinën se ka krijuar një ishull me shkëmbinj në brigjet e saj pasi më shumë se...
Bota
3 December 2023, 19:00
I.A
Veton Raci
SHBA- Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në komu...
Bota
3 December 2023, 18:52
I.A
NATO
KOSOVË- Në vitin 1999 ka ndërhyrë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për 78 ditë m...
Bota
3 December 2023, 18:38
A.TH
Spitali
GAZA- Një video e marrë në një spital të braktisur të Gazës tregon trupat e dekompozuar të foshnjave që...
Bota
3 December 2023, 18:28
A.TH
Ushtria izraelite
IZRAEL- Trupat izraelite kanë gjetur 800 tunele që të çojnë në rrjetin e gjerë nëntokësor ...
Bota
3 December 2023, 17:45
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj disa dit&...
Bota
3 December 2023, 17:34
A.TH
USS Carney
SHBA- Pentagoni njoftoi sot se një luftanije amerikane dhe anije të tjera janë sulmuar në Detin e Kuq. Sipas raportimeve t&e...
Bota
3 December 2023, 17:16
I.A
Liridona Murseli
KOSOVË- Familja e Liridona Murselit ka njoftuar në pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa p&e...
Bota
3 December 2023, 17:08
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezo...
Bota
3 December 2023, 16:56
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, dhe tre të tjerë janë plagosur, pas...