13 February 2023, 22:44
Nga k.m.
Foto ilustruese
Polaku Damian Duda ishte vetëm 25 vjeç, kur shkoi për herë të parë në Ukrainë më 2014, si mjek vullnetar i ushtrisë. Gati dhjetë vite më vonë, ai ka krijuar një ekip prej gjashtë vetash, të gjithë me përvojë të gjatë në konflikte si ato në Irak dhe Siri. Agjencia e lajmeve Reuters takoi zotin Duda në Varshavë. Rrëfimi dhe pamjet e filmuara nga vetë ai tregojnë historinë e tij dhe situatën e sigurisë në Ukrainë.
Është një raketë e pashpërthyer e ngulitur në tokë, ndërsa në distancë dëgjohen krismat e raketave, që ndryshe nga kjo, nuk dështojnë.
Personi që po komenton pamjet është Damian Duda, 34 vjeç, akademik dhe punonjës i medias, me origjinë nga Polonia, që për gati 10 vitet e fundit shërben edhe si mjek vullnetar i ushtrisë ukrainase.
Duda rrëfen përjetimet e tij duke përshkruar me fjalë pamjet që regjistron me kamerën e vendosur në helmetë.
“Detyra jonë është të nxjerrim të plagosurit nga vija e zjarrit, t’i japim ndihmën e pare, të ndalim gjakderdhjen, të ndihmojmë rrugët e frymëmarrjes dhe ta çojmë ushtarin në një vend të sigurt ku e pret ambulance. Kisha shumë frikë nga vija frontale. Herën e parë e kisha një të plagosur rëndë, por arrita ta ruaj gjakftohtësinë, po dija si të veproja. E pashë se mund ta kontrolloja frikën duke menduar logjikshmën dhe duke marrë vendime të shpejta”, thotë vullnetari Duda.
Duda nisi angazhimin e tij, i vetëm, më 2014.
Tani ai ka një ekip prej gjashtë vetash, të gjithë polakë me përvojë në konflikte si ato në Irak dhe Siri.
Ata përdorin automjete të posaçme, ndërsa filmimet nga përpjekjet e tyre i hedhin në rrjete sociale.
Këto janë regjistruar në Soledar në fillim të janarit, qyteti që siç shihet në disa pamjet me dron të agjencisë Reuters, është shkatërruar nga bombardimet. Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin.
Për shkak se është vullnetar, nëse zoti Duda vdes, i takon familjes që ta kthejë trupin e tij në shtëpi.
“Nëse ke një copë bukë duhet të jesh i lumtur, sepse e para, ke diçka për të ngrënë dhe së dyti, ke mundësi të hash. Je gjallë. Yjet shndrisin më shumë pas përvojave të tilla. Fakti që mund të shohësh yje tregon se nuk ka dronë. Nuk ka raketa në qiell, thith ajër të pastër. Të qenit atje të bën që të shijosh gjërat e vogla, që normalisht nuk do t’i vije re”, thotë ai.
Të gjithë në ekipin e zotit Duda janë vullnetarë. Ata udhëtojnë në zonat e luftës në ditët e pushimit nga puna e tyre e përditshme./VOA
damian duda
Bota
13 February 2023, 22:30
a.l
FUNERALI
TURQI- Funeralet e fundit të njëpasnjëshme për 24 fëmijë, të cilët ishin në Turqi në nj&eum...
Bota
13 February 2023, 22:12
a.l
Sateliti
TURQI- Imazhet satelitore tregojnë çarje të sipërfaqes së tokës në Turqinë juglindore të shkak...
Bota
13 February 2023, 22:05
a.l
Pamje nga Turqia
TURQI- Në tërmetin që goditi Turqinë jugore një javë më parë, qytetarja Fatim...
Bota
13 February 2023, 22:02
a.l
Treni
SPANJË- Spanja ka shpenzuar 258 milionë euro për trenat që janë shumë të mëdhenj për t'u ...
Bota
13 February 2023, 21:59
a.l
USA
SHBA- Ambasada e SHBA-së në Moskë po u bën thirrje amerikanëve që të largohen “menjëherë&...
Bota
13 February 2023, 21:55
a.l
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ofensiva e re e madhe ruse në Ukrainë ...
Bota
13 February 2023, 21:49
a.l
Turqia
TURQI- Në Turqi, shpresat për të gjetur të mbijetuar në rrënoja po shuhen, pasi më shumë se 36 mijë per...
Bota
13 February 2023, 21:44
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Tërmetet prekën rëndë 10 provinca dhe 13.5 milionë njerëz në juglindje të ve...
Bota
13 February 2023, 21:39
a.l
Ramazan Kadyrov
RUSI- Ushtria ruse është gati dhe do të jetë në gjendje të pushtojë Kievin. Këtë e d...
Bota
13 February 2023, 21:34
a.l
Pamje nga Turqia
TURQI- Një vajzë 10-vjeçare e quajtur Ayca Ceplin u shpëtua e gjallë të hënën në or&eu...