22 October 2022, 13:56
Nga I.A
Foto nga Ukraina
UKRAINË- Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të Hersonit, duke shënjestruar rrugët e furnizimeve nëpër Lumin Dniepër, teksa duket se forcat e Kievit po përgatiten të kryejnë një sulm të plotë ndaj qytetit të Hersonit. Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 88 vendbanime në rajonin jugor të Hersonit dhe 551 vendbanime në rajonin verilindor të Harkivit janë “çliruar”, teksa kundërofensiva e forcave ukrainase në Herson po vazhdon.
Kyrylo Tymoshenko, zëvendëskreu i Zyrës së Zelenskyt, publikoi këto të dhëna, që janë të parat qëkur ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivën disa javë më parë në Herson dhe Harkiv.
Ndërkaq, Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 21 tetorit shtoi se forcat e tij po tregojnë “rezultate të mira” në rimarrjen e territorit nga forcat ruse në Herson.
Ukraina po tenton që të dëbojë forcat ruse nga Hersoni, duke i sulmuar nga pjesa lindore e Lumit Dinepër. Por, forcat ruse, që gjenden në pjesën perëndimore të bregut të këtij lumi, ku gjendet edhe qyteti i Hersonit, raportohet se janë afër që të humbin linjat e furnizimeve dhe përforcimeve.
Natalya Humenyuk, zëdhënës i komandës jugore të Ukrainës, tha se ushtria ukrainase ka goditur Urën Antonivski mbi Dniepër gjatë natës, teksa zyrtarët e instaluar nga Rusia në Herson kanë vendosur orë policore, për të parandaluar viktima në mesin e civilëve.
“Ne nuk sulmojmë civilët dhe vendbanimet”, tha Humeniuk për televizionin ukrainas.
Sulmet ukrainase e kanë bërë të pakalueshme Urën Antonivski, duke detyruar palën ruse që të përdorë tragete për të zhvendosur civilët, por edhe për të transportuar furnizime.
Më 21 tetor, Rusia ka dërguar mijëra trupa të mobilizuara për të mbrojtur Hersonin, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm.
“Deri në 2.000 rusë të mobilizuar arritën në rajonin e pushtuar përkohësisht për të zëvendësuar trupat e humbur dhe për të përforcuar njësitë në linjën e kontaktit”, tha Shtabi i Përgjithshëm ukrainas përmes një deklarate për media.
“Në të njëjtën kohë, autoritetet pushtuese kanë lëshuar urdhër për t’u përgatitur për evakuimin e të punëtorëve të të ashtuquajturave institucione bankare dhe të punëtorëve shëndetësorë rusë dhe të mësuesve”, u tha në deklaratë.
Zyrtarët e instaluar nga Rusia po tentojnë të evakuojnë deri në 60.000 persona nga Hersoni. Zelensky po ashtu i bëri thirrje Perëndimit që ta paralajmërojë Rusinë që të mos e sulmojë digën në hidrocentralin Nova Kahovka në Lumin Dniepër. Ai tha se forcat ruse kanë vendosur eksplozivë brenda digës, që mban një rezervuar të madh uji, dhe sipas tij, po planifikon që ta hedhë në ajër këtë digë.
Marrë nga REL
volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi
Bota
22 October 2022, 13:49
I.A
Fumio Kishida
JAPONI- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia n&...
Bota
22 October 2022, 13:39
Dronët iranianë
IRAN- Irani ka kritikuar thirrjet e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë që Kombet e Bashkuara të hetojn&eu...
Bota
22 October 2022, 13:01
I.A
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping të shtunën vulosi votat për një mandat të tretë precedencial ndërsa ta...
Bota
22 October 2022, 11:51
I.A
Foto Ilustruese
KINË- Në një pasdite me re javën e kaluar, një burrë hipi në një mbikalim të ngarkuar në ...
Bota
22 October 2022, 11:52
e.k
Kryeministrja Georgia Meloni duke u betuar para Presidentit Mattarella
ITALI- Qeveria Italiane është betuar sot. Giorgia Meloni dhe ministrat e s...
Bota
22 October 2022, 11:34
I.A
Kanabis
KANADA- Të rriturit në Toronto tani mund të blejnë kanabis në internet dhe ta dërgojnë atë në shtë...
Bota
22 October 2022, 11:20
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Catanzaro, Itali, ku 3 vëllezër të moshës ...
Bota
22 October 2022, 10:26
I.A
ITALI- Giorgia Meloni, liderja e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet në Itali u betua si kryeministrja e parë italiane t&eu...
Bota
22 October 2022, 10:04
e.k
Foto ilustruese
FRANCË- Një lloj i ri i mutacionit Omicron është identifikuar në të paktën pesë vende në Europ...
Bota
22 October 2022, 09:43
e.k
Ursula Von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyy
BRUKSEL- Mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën ishte tema kryesore e diskutimeve mes liderë...