LIVE UPDATES
Bota

Ukraina raporton për luftime në lindje, teksa vazhdon debati për tanket

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 21 janar se ka kryer 18 sulme të përqendruara ndaj forcave ruse, teksa fajësoi palën ruse se ka sulmuar 12 vendbanime në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut.

21 January 2023, 18:41 Nga k.m.
Ukraina raporton për luftime në lindje, teksa vazhdon debati për
Pamje nga lufta

Ushtria ukrainase tha më 21 janar se luftimet në lindje të këtij shteti po vazhdojnë, pasi Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e një fshati në këtë zonë. Ndërkaq, zyrtarët perëndimorë kanë ofruar më shumë ndihmë, por kanë testuar edhe qëndrueshmërinë e Ukrainës, teksa pushtimi rus po i afrohet muajit të dymbëdhjetë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkaq ka sinjalizuar rritjen e padurimit lidhur me atë nëse Perëndimi do t’i japë shtetit të tij tanket më të reja, duke thënë se “një vendim duhet të merret” për këtë çështje.

Më pas, një këshilltar i Zelenskyt shtoi se “pavendosmëria globale” po kushton me jetën e ukrainasve, duke porositur liderët perëndimorë që të “mendojnë më shpejt”.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 21 janar se ka kryer 18 sulme të përqendruara ndaj forcave ruse, teksa fajësoi palën ruse se ka sulmuar 12 vendbanime në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut.

Në njoftim u tha se shtatë raketa ruse kanë goditur në qytetet Kramatorsk dhe Huliapole, si dhe është sulmuar “infrastruktura civile” në qytetin e Nikopolit.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë një ditë më parë pretendoi se ka marrë nën kontroll fshatin Kleshçivivka, në rajonin e Donjeckut, rreth pesë kilometra në jug të Bahmutit. Moska i bëri jehonë pretendimit të pakonfirmuar nga kreu i grupit mercenar Wagner, se kanë marrë këtë fshat.

Por, ministria ruse tha se trupat e rregullta të Rusisë u përfshin në aksionin për marrjen e fshatit, ndërkaq kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, tha se mercenarët e tij korrën sukses. Ushtria ukrainase fillimisht deklaroi se forcat ruse kishin granatuar Kleshçivikën, por në informacionet e publikuara më 21 janar nuk e përmendën në mënyrë eksplicite këtë fshat.

Luftimet në lindje të Ukrainës vijnë në kohën e raportimeve se Shtetet e Bashkuara e kanë këshilluar Ukrainën që të mos ndërmarrë ndonjë ofensivë të madhe ndaj forcave ruse derisa Kievi të marrë dhe të trajnojë ushtrinë që të përdorë armatimin që Uashingtoni do t’i dërgojë. Po ashtu, Britania ka ofruar trajnime për trupat ukrainase para se të dërgojë në Ukrainë tanket luftarake Challenger 2. Megjithatë, aleatët e tjerë të NATO-s ende po debatojnë lidhur me atë nëse do t’i ofrojnë Ukrainës tanke moderne.

Grupi i Kontaktit për Ukrainën, që përbëhet nga aleatët perëndimorë të Kievit, u takuan në Gjermani më 20 janar, teksa ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e 54 shteteve biseduan për koordinimin e veprimeve sa i përket dërgimit të ndihmës për Ukrainën. Gjermania thuhet se po i reziston presionit nga Polonia, për t’i dhënë dritën e gjelbër asaj, por edhe shteteve të tjera që duan t’i dërgojnë Kievit tanket Leopard 2, që janë të prodhimit gjerman.

Shtetet e Bashkuara, ndërkaq kanë thënë se në pakon e fundit të Uashingtonit, armatimi është i gatshëm për t’u përdorur dhe i ofron Ukrainës fuqi të mjaftueshme të zjarrit që të mbrojë veten nga pushtimi, që Rusia nisi më 24 shkurt 2022. Gjatë adresimit të rregullt natën e 20 janarit, Zelensky tha se debati që po vazhdon për tanket “po forcon qëndrueshmërinë tonë”. Ai tha se disa nga detajet e takimit në Gjermani nuk mund të bëhen publike.

“Po, ne do të duhet të vazhdojmë luftën për të marrë tanke moderne”, tha ai. Lideri ukrainas shtoi se shteti i tij çdo ditë e më shumë po e bën të qartë se nuk ka alternativë tjetër, pos që zyrtarët perëndimorë të marrin një vendim sa i përket tankeve./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin