7 April 2026, 14:58
Nga E.d
Foto ilustruse
Një vlerësim i inteligjencës ukrainase, që e ka parë agjencia Reuters, pretendon se Rusia i ka ofruar mbulim Iranit duke e furnizuar me imazhe satelitore dhe e ka ndihmuar në operacione kibernetike gjatë konfliktit aktual me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Në raport thuhet se satelitët rusë kanë kryer të paktën 24 vëzhgime në 11 shtete të Lindjes së Mesme në fund të marsit, duke shënjuar 46 lokacione, përfshirë baza ushtarake amerikane, aeroporte dhe fusha nafte.
Në dokument përshkruhet një model sipas të cilit sulmet me raketa dhe dronë iranianë kanë ndodhur menjëherë pas këtyre vëzhgimeve.
Një burim ushtarak perëndimor dhe një burim rajonal i sigurisë i thanë agjencisë Reuters se kishin vërejtur po ashtu rritje të aktivitetit të satelitëve rusë dhe ndarje të informacionit të inteligjencës.
Në vlerësimin e inteligjencës ukrainase pretendohet se Moska dhe Teherani mbajnë “një kanal të përhershëm komunikimi” për të këmbyer të dhëna, që mund të përfshijë edhe spiunë ushtarakë rusë në Teheran.
Aty po ashtu jepen detaje të bashkëpunimit në rritje në fushën kibernetike, me grupet e hakerëve rusë dhe iranianë që koordinojnë sulmet ndaj infrastrukturës rajonale.
Pretendimet vijnë në mes të thellimit të lidhjeve ushtarake mes Rusisë dhe Iranit që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, përfshirë bashkëpunimit me dronë dhe marrëveshje për ndarjen e informacioneve të inteligjencës.
Agjencia Reuters tha se nuk mundi të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërkaq një zëdhënëse e Shteteve të Bashkuara tha se asnjë mbështetje e jashtme nuk ka ndikuar në suksesin operacional të Uashingtonit, që së bashku me Izraelin, nisën sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt.
Ndërkaq, Rusia dhe Irani ende nuk kanë komentuar për këto pretendime./REL
rusia irani izraeli
Bota
7 April 2026, 12:28
D.S
Me një ultimatum që skadon më 7 prill në orën 20:00, sipas kohës lindore, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,...
Bota
7 April 2026, 12:17
D.S
TURQI- Tre persona u vranë dhe dy oficerë policie u plagosën në një incident me armë zjarri pranë ndërtesës ku nd...
Bota
7 April 2026, 12:12
I.A
FRANCË- Shoferi i një treni me shpejtësi të lartë TGV ka gjetur vdekjen dhe 27 persona janë lënduar në Francë t&e...
Bota
7 April 2026, 09:58
D.S
SHBA- Dje në kapsulë pati një moment prekës kur biseda u përqendrua te propozimi i emrave për krateret në Hë...
Bota
7 April 2026, 09:36
D.S
donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me një vendim kritik, pasi ultimatumi i tij për t&e...
Bota
7 April 2026, 09:06
D.S
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se pret informacionet nga Serbia rreth planeve të supozuara për sabotimin e tubacionit Rrjedha Turk...
Bota
7 April 2026, 08:27
D.S
Mojtaba Khamenei
IRAN- Mojtaba Khamenei është në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja në qytetin e...
Bota
7 April 2026, 08:15
D.S
Fluksi i ndihmës humanitare vullnetare nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë – linjë kritike për komunitetet në vijën e ...
Bota
7 April 2026, 08:04
D.S
OKB
IRAN- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSKB) do të mbajë një votim më vonë për Ngushticën...
Bota
7 April 2026, 07:52
D.S
Udhëheqja iraniane e hodhi poshtë propozimin e bërë nga Pakistani për armëpushim në luftën me SHBA-në d...