3 December 2023, 14:32
Nga a.l
Qyteti i shkatërruar Avdivka, Ukrainë
UKRAINË- Qyteti ukrainas Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistruar zbehje të ofensivës ruse në 24 orët e fundit, për shkak të humbjeve të mëdha të ushtrisë së Rusisë dhe motit të lig, ka thënë kryetari i qytezës, Vitaly Barabash.
Për gati dy muaj, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdivkas, qytezë industriale afër Donjeckut, e cila është kthyer në një prej pikave kyçe të luftimit.
Ushtarët rusë tani janë në lindje, veri dhe jug të qytezës, e cila është kthyer në gërmadhë. Ukraina ka thënë se ushtria e saj është duke e kontrolluar atë rajon dhe është duke zmbrapsur sulmet.
“Në 24 orët e fundit, numri i sulmeve tokësore është zvogëluar”, ka thënë Barabash, për një transmetues ukrainas.
Ai ka thënë se luftimet janë zbehur për shkak të tre faktorëve – motit të vështirë, humbjeve të mëdha ruse dhe mungesës së ushtarëve.
“Secilën herë e më pak rusë kanë vullnet që të luftojnë”, ka shtuar Barabash.
Radio Evropa e Lirë nuk i ka konfirmuar këto deklarata në mënyrë të pavarur. Për shkak të luftës për kohë të gjatë, ukrainasit e konsiderojnë qytezën si simbolin e tyre të rezistencës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
3 December 2023, 14:30
a.l
Izrael
IZRAEL- Ushtria izraelite ka urdhëruar të dielën që më shumë rajone rreth qytetit të dytë më t&eu...
Bota
3 December 2023, 14:02
a.l
Gjermani
GJERMANI- Një zëdhënës i aeroportit të Mynihut njofton se rreth 760 fluturime u anuluan të shtunën pë...
Bota
3 December 2023, 14:02
a.l
Shirley Temple Henry Kissinger
SHBA- Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Sekretar i Shtetit, ndikimi global i...
Bota
3 December 2023, 13:42
a.l
Garisenda
ITALI- Një kullë mesjetare në qytetin italian të Bolonjës është mbyllur për shkak të frikës se ...
Bota
3 December 2023, 12:54
a.l
Vrasja e Liridona Murselit
KOSOVË- Gjatë seancës së sotme për caktimin e masës së sigurisë për autorët, ...
Bota
3 December 2023, 12:25
a.l
Protestë
TIRANË- Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijë të...
Bota
3 December 2023, 12:24
a.l
Liridona
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të...
Bota
3 December 2023, 11:17
a.l
Leonard Ademaj
KOSOVË- Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra pak ditë më parë me porosi të...
Bota
3 December 2023, 10:32
a.l
Familjarët
KOSOVË- Familjarët e Liridona Ademajt kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë,...
Bota
3 December 2023, 10:29
a.l
Protesta para Gjykatës
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Mursel...