LIVE UPDATES
Bota

Ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri, ndërsa afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme

Deri tani, nuk ka asgjë të re. Ukrainasja 24-vjeçare, krijuese e përmbajtjeve për rrjetet sociale dhe aktiviste, jeton në Shtetet e Bashkuara që nga shtatori i vitit 2022, pasi muajt e parë të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia i kaloi në Kiev dhe në rrethinat e tij.

3 October 2026, 14:40 Nga I.A
Ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri, ndërsa afrohet fundi i
Maria Hlyten

SHBA- Disa herë në javë, Maria Hlyten hyn në llogarinë e saj të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kërkim të një përditësimi që mund të përcaktojë rrjedhën e jetës së saj.

Deri tani, nuk ka asgjë të re. Ukrainasja 24-vjeçare, krijuese e përmbajtjeve për rrjetet sociale dhe aktiviste, jeton në Shtetet e Bashkuara që nga shtatori i vitit 2022, pasi muajt e parë të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia i kaloi në Kiev dhe në rrethinat e tij.

Ajo erdhi në SHBA përmes një programi akademik shkëmbimi J-1, më vonë u kualifikua për Statusin e Përkohshëm të Mbrojtjes (TPS), dhe që atëherë ka ndërtuar një jetë në këtë vend.

Kjo mbrojtje skadon më 19 tetor, dhe ajo thotë se ende nuk ka udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjnë ukrainasit më pas.

“Nëse më pyetni se çfarë do të bëj më 19 tetor, nuk e di”, tha Hlyten për Radion Evropa e Lirë.

Pasiguria shtrihet te rreth 101.000 ukrainas që mbulohen nga TPS, i cili u lejon të qëndrojnë në SHBA dhe të punojnë ligjërisht për sa kohë që ky përcaktim është në fuqi.

Statusi i Përkohshëm i Mbrojtjes (TPS) është një program humanitar amerikan që u lejon shtetasve të kualifikuar të vendeve të përcaktuara të qëndrojnë dhe të punojnë në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të kufizuar, kur kushtet në vendin e tyre – përfshirë konfliktin e armatosur, fatkeqësitë ose rrethana të tjera të jashtëzakonshme – e bëjnë të pasigurt kthimin.

Një grup dypartiak prej 31 senatorësh po i kërkon administratës së presidentit Donald Trump ta zgjasë TPS-në për Ukrainën edhe për 18 muaj, dhe ta ripërcaktojë Ukrainën si vend që përfshihet në program.

Në një letër të 22 shtatorit, drejtuar sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, dhe sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ligjvënësit thanë se kushtet në Ukrainë mbeten mjaftueshëm të rrezikshme për të justifikuar vazhdimin e mbrojtjes, dhe argumentuan se përfituesit ukrainas të TPS-së janë bërë gjithashtu pjesë e rëndësishme e fuqisë punëtore në SHBA.

“Ju bëjmë thirrje fuqishëm që të lëshoni një zgjatje 18-mujore dhe një ripërcaktim të Statusit të Përkohshëm të Mbrojtjes (TPS) për Ukrainën, përpara datës së afërt të përfundimit, më 19 tetor 2026”, thuhej në letër.

“Mbajtja e mbrojtjes për rreth 101.000 përfitues ukrainas të TPS-së që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara është një domosdoshmëri humanitare, por edhe një vendim i arsyeshëm ekonomik”.

Departamenti amerikan i Shtetit ia referoi Radios Evropa e Lirë pyetjet për TPS-në për Ukrainën Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili nuk komentoi.

Për Hlytenin, debati në Uashington nuk është një çështje abstrakte e politikës së emigracionit.

“Po kontrolloj... llogarinë time të emigracionit në SHBA për të parë nëse ka ndonjë përditësim”, tha ajo. “Gjithçka tani duket se varet nga administrata”.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Hlyten është përfshirë në aktivitetet për mbështetjen e Ukrainës dhe ka punuar vullnetarisht si praktikante për çështjet legjislative në zyrën e një ligjvënësi republikan në Capitol Hill. Për shkak të kësaj pune, miqtë dhe ukrainas të tjerë shpesh i kërkojnë asaj informacion për TPS-në.

Por, ajo ka pak për t'u thënë. “Njerëzit priren të më bëjnë pyetje, sikur ndoshta di diçka më shumë”, tha ajo. “Fatkeqësisht”, shtoi ajo, ende nuk ka udhëzime të qarta se çfarë duhet të bëjnë nëse TPS-ja skadon.

Pasiguria prek shumë më tepër sesa dokumentacionin e emigracionit. Hlyten tha se njerëzit janë të shqetësuar për vendet e punës, sigurimin shëndetësor, kontratat e qirasë dhe çështjet praktike që lidhen me largimin nga SHBA-ja. “Nuk është thjesht të marrësh çantën e shpinës dhe të largohesh”, tha ajo.

Disa ukrainas që ajo njeh tashmë janë larguar, në vend që të rrezikonin të prisnin vendimin. Ajo tha se familjet me fëmijë kanë vendosur të shkojnë në vendet evropiane, ndërsa disa persona që udhëtojnë vetëm janë kthyer në Ukrainë.

Të tjerët mund të mos kenë ku të kthehen. “Ka njerëz që nuk mund të kthehen sepse shtëpitë e tyre janë shkatërruar”, tha Hlyten.

Ajo e konsideron veten me fat, sepse familja e saj është gjallë dhe shtëpia e saj në Kiev ende qëndron.

Por, kjo nuk do të thotë se kthimi do të ishte i sigurt. Familja e saj kaloi pjesën më të madhe të dimrit të kaluar pa energji elektrike, tha ajo, dhe ajo u dërgoi një gjenerator. Jo të gjithë mund ta përballojnë një të tillë.

Grupi i senatorëve po i kërkon administratës së presidentit Donald Trump zgjatjen e TPS-së për Ukrainën, por edhe ripërcaktimin e saj.

Një zgjatje do të ruante mbrojtjen për personat që tashmë mbulohen nga programi. Ripërcaktimi do t'u mundësonte potencialisht ukrainasve që kanë mbërritur pas afatit të përcaktuar për statusin aktual të kualifikohen për TPS.

Në letrën e tyre drejtuar administratës, ligjvënësit thonë se kushtet në Ukrainë nuk janë përmirësuar mjaftueshëm për të justifikuar përfundimin e mbrojtjes. Ata përmendin viktimat civile që vazhdojnë të shkaktohen, dëmtimin e infrastrukturës kritike dhe zhvendosjen e njerëzve, duke thënë se ukrainasit që do të ktheheshin tani mund të përballeshin me kushte të rrezikshme.

Senatorët argumentojnë gjithashtu se TPS-ja ka pasoja ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, përfituesit ukrainas të TPS-së kontribuojnë rreth 2.6 miliardë dollarë në ekonominë amerikane çdo vit, dhe paguajnë rreth 716 milionë dollarë në taksa.

“Përfituesit ukrainas të TPS-së kontribuojnë shumë në komunitetet tona, si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë ekonomik”, thuhet në letër, ku shtohet se “faktet në terren [në Ukrainë] japin një pamje të qartë: kthimi i ukrainasve tani do të rrezikonte t'i kthente ata në kushte kërcënuese për jetën”.

Maryna Baydyuk, presidente e organizatës jofitimprurëse United Help Ukraine, tha se aspektet ekonomike dhe humanitare janë të ndërlidhura.

“Ukrainasit me TPS kanë ndërtuar jetë reale këtu – ata punojnë, paguajnë taksa”, tha Baydyuk për Radion Evropa e Lirë.

Por, ajo paralajmëroi se shumë prej tyre nuk do të kishin ku të ktheheshin në mënyrë të sigurt. “Zgjatja dhe ripërcaktimi i TPS-së nuk është thjesht një vendim politikash – është dallimi mes sigurisë dhe kthimit të familjeve në një zonë aktive lufte”, tha ajo.

Yuriy Boyechko, drejtor ekzekutiv i organizatës humanitare Hope For Ukraine, me seli në Nju Xhersi, e quajti afatin “një garë urgjente me kohën”.

Letra e Senatit u udhëhoq nga demokratja Tammy Duckworth, dhe u nënshkrua nga senatorë të tjerë, përfshirë republikanet Susan Collins dhe Lisa Murkowski.

Edhe republikanë të tjerë, përfshirë përfaqësuesit Brian Fitzpatrick dhe Mike Lawler, kanë mbështetur zgjatjen e TPS-së për ukrainasit.

Mbështetja ndërpartiake është e dukshme, në një kohë kur Kongresi dhe administrata kanë debatuar për përcaktimet e TPS-së për vende të tjera.

“Ky është një qëndrim dypartiak”, tha senatori demokrat Dick Durbin për Radion Evropa e Lirë. “Mendoj se [ukrainasit] duhet të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe municione nga Rusia. “Nuk ka arsye pse ata duhet të kthehen.”

Senatori demokrat Cory Booker tha gjithashtu se programi duhet të vazhdojë. “Ai duhet të zgjatet, shumë qartë”, tha Booker për Radion Evropa e Lirë. “Të mos bëhej kjo do të ishte mizore. Të mos bëhej kjo do të ishte joamerikane, dhe unë do të bëj gjithçka që mundemi që ky afat të zgjatet".

Administrata e Trumpit nuk ka bërë të ditur publikisht se çfarë vendimi do të marrë apo kur do ta marrë atë.

Për Hlytenin, pasojat janë personale, por pasiguria është e përbashkët për një komunitet shumë më të madh.

Për momentin, ajo mbetet me të njëjtën pyetje që përballin mijëra ukrainas të tjerë në SHBA: Çfarë ndodh më 19 tetor?

“Askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha ajo./REL

maria hlyten

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin