21 June 2022, 08:09
Nga DOSJA
Takim me Scholz e kryeministrit kroat Plenkkoviç para samitit të G7-s
EUROPË- Thatësira, të korra të këqia, kriza të mundshme urie dhe pandemia e vazhdueshme e koronës. Këto probleme janë në qendër të takimit të grupit G7. Në samitin e G7 do të dikutohet për kriza të mëdha - nga lufta në Ukrainë tek uria dhe ngrohja globale. Pritshmëritë për takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Elmau të Bavarisë janë aq të mëdha sa edhe problemet. Përveç Gjermanisë mikpritëse, grupi i G7 përfshin Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Në samit janë ftuar edhe India, Afrika e Jugut, Senegali, Indonezia dhe Argjentina. Po ashtu në të dëshiron të marrë pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20 dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor. "G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë," thotë Friederike Meister, drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme. "Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore."
Kriza në fushën e ushqimit
Për një kohë të gjatë bashkësia ndërkombëtare kishte bërë përparime në luftën kundër urisë. Por kriza klimatike, pandemia e koronës dhe konfliktet po shfaqin pasoja shkatërruese. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 50 milionë vetë janë në prag të urisë. Organizata e OKB-së e vlerëson si katastrofike situatën në Etiopi, Nigeri, Sudanin e Jugut, Jemen, Afganistan dhe Somali. 750,000 vetë në vendet veçanërisht të prekura kërcënohen nga uria.
Lufta e Ukrainës, pandemia e koronës dhe ndryshimet klimatike të lidhura me thatësirat, për shembull, e përkeqësojnë situatën dhe çmimet e ushqimeve po rriten. Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, ato zakonisht mbulojnë pothuajse një të tretën e kërkesës globale. Sipas Kombeve të Bashkuara 1.4 miliardë vetë në mbarë botën mund të përballen me mungesë ushqimi pasi Rusia mban të bllokuara portet e Ukrainës dhe eksportin e produkteve bujqësore përtej Detit të Zi.
Kriza e klimës
Sipas Këshillit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike emetimet globale të gazeve serrë ishin midis 2010 dhe 2019 më të larta se kurrë më parë në historinë njerëzore. Pa reduktime të menjëhershme të emetimeve qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë në krahasim me kohërat para-industriale nuk mund të arrihet më. Organizata Botërore e Motit paralajmëron se temperatura mesatare vjetore në botë mund të kalojnë 1.5 gradë për herë të parë deri në vitin 2026. Sipas raportit të OKB-së për thatësirën numri dhe kohëzgjatja e periudhave të thatësirës në botë është rritur tashmë me 29 për qind që nga viti 2000.
Marrë nga DW.
g7 samiti i g7
Bota
21 June 2022, 08:04
A.B
Foto ilustruese
“… Frymën tue ia xanun njak, E as tu’ e lanë, jo, dritë me pà: Kurr të keqen pa ia dà:...
Bota
21 June 2022, 07:52
A.B
Takimi Kosove-Serbi
BRUKSEL- Ditën e sotme do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në...
Bota
20 June 2022, 23:59
k.m.
Shireen Abu Akleh
IZRAEL- Një ushtar izraelit ndoshta vrau palestinezen Shirin Abu Akleh, një gazetare e Al-Jazeera, gjatë nj&eum...
Bota
20 June 2022, 23:55
k.m.
Charles Michel
BRUKSEL- Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i japë stat...
Bota
20 June 2022, 23:46
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Të enjten më 23 qershor në Bruksel pritet të mbahet Samiti BE – Ballkani Perën...
Bota
20 June 2022, 23:44
k.m.
Fabrizio Pregliasco
ITALI- Covid-19?
“Do të na duhet të shqetësohemi edhe për një kohë, fatkeqësisht duhet ta b&...
Bota
20 June 2022, 23:05
k.m.
Miroslav Lajçak
PRISHTINË- Miroslav Lajçak pritet të jetë në postin e emisarit të Bashkimit Europian për dialog...
Bota
20 June 2022, 20:42
d.a
Aeroporti i Brukselit
EUROPË- Asnjë fluturim nuk u nis sot nga aeroporti i Brukselit për shkak të grevës së stafit. Me nj&eum...
Bota
20 June 2022, 20:36
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Një gjykatë ukrainase ka ndaluar partinë politike të një oligarku ukrainas, i cili është ...
Bota
20 June 2022, 20:17
Rumen Radev
BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev ka zbehur shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negocia...