21 September 2022, 21:32
Nga s.s
Ursula von der Leyen
SHBA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha CNN të mërkurën se ajo beson se lëvizja e fundit nga presidenti rus Vladimir Putin kërkon një raund të ri të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
“Presidenti Putin po tregon dobësinë e tij tani, sepse ajo që shihni është se ai përpiqet të mobilizojë personel që është më pak i trajnuar, më pak përvojë, më pak i motivuar dhe ai dëshiron të fillojë referendume të rreme në tokën sovrane të Ukrainës. Kështu që unë mendoj se kjo kërkon përsëri sanksione nga ana jonë”, tha von der Leyen.
Ditën e sotme, Putin njoftoi një mobilizim të menjëhershëm të pjesshëm të qytetarëve rusë, duke shënuar përshkallëzimin më të madh që nga fillimi i luftës së tij në Ukrainë, raporton CNN.
Pas intervistës, von der Leyen dha këtë deklaratë për programin Amanpour, duke konfirmuar angazhimin e saj ndaj sanksioneve të reja kundër Moskës: "Ne jemi të gatshëm të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike ndaj Rusisë dhe individëve dhe subjekteve brenda dhe jashtë Rusisë që mbështesin, politikisht ose ekonomikisht. Plus, ne do të propozojmë kontrolle shtesë të eksportit për teknologjinë civile ndërsa Rusia kalon në një ekonomi të plotë luftarake".
Gjatë intervistës, udhëheqësja e BE-së përshëndeti efektin e sanksioneve të deritanishme, duke thënë se ato janë "me të vërtetë thumbuese". Kur Amanpour pyeti për retorikën bërthamore të liderit rus në fjalimin e tij të fundit, von der Leyen tha se "Putini ka armë bërthamore, ky është një fakt, por kurrë nuk do të përkulet para shantazhit".
ursula von der leyen putin lufta ukraine-rusi ukraine rusi
Bota
21 September 2022, 21:29
e.k
Foto ilustruese
RUSI- Njoftimi i Vladimir Putinit për një mobilizim të pjesshëm për të përforcuar trupat e tij në U...
Bota
21 September 2022, 21:25
s.s
Joe Biden
Presidenti amerikan Joe Biden ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Më poshtë është nj&eum...
Bota
21 September 2022, 20:55
e.k
Stacey Gëilliam
BRITANI- E denjë për një film me fund tragjik është historia e trishtë e Stacey Gwilliam një g...
Bota
21 September 2022, 21:02
I.A
Foto ilustruese
FRANCË- Mbikëqyrja bërthamore e Francës (ASN) tha të mërkurën se nuk kishte gjetur gjurmë të r...
Bota
21 September 2022, 20:55
I.A
Meta
SHBA- Studiuesit në Meta, kompania mëmë e Facebook, po punojnë në një mënyrë të re për të kuptu...
Bota
21 September 2022, 20:47
s.s
Josep Borrell
SHBA- Bashkimi Evropian ka dënuar planet e Rusisë për të mbajtur referendume në disa pjesë të Ukrainë...
Bota
21 September 2022, 20:40
I.A
George Floyd
SHBA- Një ish-oficer policie në Minneapolis, i cili u deklarua fajtor për bashkëpunim në vrasjen e afrikano-amerikani...
Bota
21 September 2022, 20:24
e.k
Anatoli Gerashçenko
RUSI- Një tjetër zyrtar i lartë rus dhe aleat i Putinit ka humbur jetën në mënyrë të...
Bota
21 September 2022, 20:32
I.A
Pamje nga takimi
KOSOVË- Drejtoresha e përgjithshme e Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim, Susan Flocken, nuk ka arritur që...
Bota
21 September 2022, 20:19
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Një zjarr në një rafineri nafte në Ohio vrau dy persona dhe objekti u mbyll të mërkurën. Thestar s...