LIVE UPDATES
Bota

Ushtria e Rusisë me fuqi të mbivlerësuar, DW: Rezervistët plotësojnë boshllëqet

Kur nisi pushtimin e Ukrainës, Putini ndoshta besonte në një fitore të shpejtë. Por mobilizimi i fundit tregon se ky ishte një iluzion. Sa e fortë është vërtet ushtria ruse?

29 September 2022, 16:43 Nga Miodrag Soric
Ushtria e Rusisë me fuqi të mbivlerësuar, DW: Rezervistët
Rusi

RUSIA- Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska bëri gjithçka që mundi për të ruajtur statusin e saj si një superfuqi - duke përfshirë edhe statusin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bashkimi Sovjetik nuk mund të konkurronte ekonomikisht me shumë vende perëndimore. Por Kremlini e ka justifikuar gjithmonë pretendimin e Moskës si një superfuqi në aspektin ushtarak. Rusia, është thënë me dekada, ka një nga ushtritë më të mëdha dhe më të fuqishme në botë – duke përfshirë edhe armët bërthamore. Presidenti Putin rregullisht i dërgonte botës imazhe të paradave ushtarake me një koreografi të përsosur në Moskë ose përmes manovrave nga forcat e tij të armatosura.

Por sa e fuqishme është vërtet një ushtri nuk demonstrohet me parada në Sheshin e Kuq, por në fushën e betejës? E në fushëbetejë rusët po përjetojnë humbje të mëdha nga një ushtri shumë më e vogël, si ajo e Ukrainës, një ushtri e cila deri para pak vitesh nuk ekzistonte fare. Si mund të ndodhë kjo?

Sa e madhe është ushtria e Putinit?

Sipas Margarete Klein nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin, forcat e armatosura ruse në letër mund të jenë 1 milion, e në të ardhmen pretendojnë të jenë madje deri në 1,1 milion ushtarë. Por madhësia reale është më e vogël, shpjegon ajo për Deutsche Wellen. Një pjesë e madhe e njësive ruse që janë gati për veprim janë vendosur tashmë në Ukrainë. Ato kanë pësuar humbje të rënda, për shkak të vrasjeve dhe plagosjve të ushtarëve”, thotë ajo. Nuk ka shifra të sakta, por shërbimi sekret amerikan CIS beson se Rusia ka pasur deri tani dhjetra mijëra të vdekur dhe të plagosur.

Deri më tani kanë vuajtur më së shumti regjimentet e stacionuara në pjesën aziatike të Rusisë gjatë kohës së paqes, thotë George Barros i Institutit për Studime të Luftës në SHBA. Ideja se Rusia ka rezerva ushtarësh të gatshëm për veprim nuk ka të bëjë fare me realitetin, tha ai për DW. Sipas Barros, rrjedha e deritanishme e luftës tregon se bota e ka mbivlerësuar prej kohësh forcën e ushtrisë ruse.

Margarete Klein shpjegon se Rusia tani duhet të thërrasë rezervistët për të plotësuar boshllëqet që kanë lindur si rezultat i humbjeve. Në fund të fundit, sipas Barros, qëllimi i Putinit në thirrjen e rezervistëve është të mbajë vijën aktuale të frontit dhe jo të fitojë territore të tjera.

Ushtarët pa stërvitje dhe pajisje

Fuqia ushtarake e Rusisë shihet nga vet fakti se kush po mobilizohet aktualisht. "Ka burra që janë mbi moshën 50 vjeç dhe kanë probleme shëndetësore”, thotë eksperti. Shembuj të shumtë në rrjetet sociale i konfirmojnë këto pohime.

Rezervistët duhet të trajnohen dhe të pajisen para se të dërgohen në luftë, thotë Barros. Një pjesë prej tyre do të trajnohen vetëm një ose dy muaj, që nuk mjafton. Por shumë të tjerë dërgohen drejt në front pa asnjë trajnim dhe pa pajisje fare, thotë ai. Ai nuk e beson se me rezervistë të tillë mund të arrihen suksese ushtarake. Ka gjasa të rritet vetëm numri i të vdekurve dhe të plagosurve.

Eksperti rus i sigurisë Pavel Luzin është dakord me këto pohime. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mendimit të tij, Ukraina do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht nga i ashtuquajturi referendum që vasalët e Putinit mbajtën në lindje të Ukrainës. Për më tepër, Luzin mendon se industria ruse e armatimeve nuk është në gjendje të sigurojë furnizime në afat të shkurtër - sigurisht jo për rezervistët e thirrur aktualisht. Ndërsa Margarete Klein mendon se ka ende armë dhe predha të vjetra nga epoka sovjetike që ruhen në Rusi.

Por edhe këtu nuk është e sigurt nëse një pjesë e madhe e këtyre armëve nuk janë rishitur për shkak të korrupsionit apo nëse këto materiale mund të përdoren në luftë. Sipas Klein, industrisë ruse i mungojnë çipat për armë me precizion të lartë dhe pjesë të tjera rezervë. Por Rusia ka avantazhin që ka më shumë njerëz në dispozicion dhe kështu mund të dërgojë gjithnjë e më shumë rezervistë në luftë në planin afatgjatë, thotë për DW, Ted Galen Carpenter nga Instituti CATO në Uashington.

Shumë komponentë nevojiten për të qenë të suksesshëm në luftë, thotë George Barros. Ushtarë, armë moderne, stërvitje e mirë, udhëheqje, motivim, logjistikë, janë vetëm disa prej tyre. Thjesht dërgimi i më shumë burrave në front nuk do ta zgjidhë problemin që kanë rusët. Forcat ukrainase do të vazhdojnë të përparojnë. "Ofensiva juaj nuk ka mbaruar", thotë Barros.

Rusët, nga ana tjetër, aktualisht janë të lumtur nëse mund të mbajnë pozicionet e tanishme. Në të kaluarën, forcat ruse ishin qartësisht superiore ndaj atyre të Ukrainës, edhe për sa i përket cilësisë së armëve dhe numrit të ushtarëve. Por udhëheqja ushtarake e Moskës nuk ishte në gjendje ta përdorte këtë epërsi për të arritur qëllimet strategjike në luftë, analizon ai.

Përdorimi i armëve bërthamore ka për synim frikësimin e Perëndimit

Kjo nuk mund të arrihet madje as me mercenarë të stërvitur dhe të pajisur mirë, si grupi i ashtuquajtur Wagner. Numri i tyre para luftës ishte rreth 8000-9000 luftëtarë. Por ato nuk do të përdoren vetëm në Ukrainë, sipas Barros. Në Ukrainën lindore ata luftuan si ushtarë të thjeshtë këmbësorie. Barros nuk mendon se ato do të ndikojnë dukshëm në rrjedhën e luftës.

Ekspertët pajtohen se Rusia me kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore synon të frikësojë Perëndimin. "Ky kërcënim nuk është i ri", thotë Margarete Klein nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë. Qëllimi është të minojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën. Përdorimi i armëve bërthamore nuk ka asnjë efekt ushtarak. Misioni mund të ketë kuptim vetëm politikisht; për shembull kur regjimi në Moskë përballet me një disfatë ushtarake. Por Margarete Klein e konsideron përdorimin e armëve bërthamore si të pamundur. Kjo do të thoshte se Putini do të humbiste mbështetjen nga Kina apo India. Nga ana tjetër, Ted Galen Carpenter i CATO thotë: "Nëse Putini përballet me zgjedhjen midis përdorimit të armëve bërthamore ose duhet të përgjigjet për krimet e tij në një gjykatë ndërkombëtare, ai do të zgjedhë opsionin bërthamor".

Barros dhe ekspertë të tjerë besojnë se pas referendumeve të rreme që po zhvillohen aktualisht, Putin do të aneksojë Ukrainën lindore dhe jugore. Pas kësaj ai mund të përdorte edhe rekrutët dhe trupat e Ministrisë së Brendshme në këto zona, gjë që aktualisht është e ndaluar për arsye ligjore. "Forcat ruse kanë nevojë për pushim, janë të rraskapitura”, thotë Barros. Ai pret sulme të mëtejshme nga pala ukrainase këtë dimër.

Fundi i shpejtë i luftës në horizont?

Ted Galen Carpenter i CATO-s thotë, se Rusia dëshiron një fund të shpejtë të luftës. Ukraina dhe Perëndimi duhet të tregohen të gatshëm për të negociuar. Margarete Klein dhe George Barros, të cilët nuk besojnë në një përfundim të shpejtë të luftës, i shohin gjërat shumë ndryshe. Putin shpreson se Perëndimi do të heqë dorë nga mbështetja e tij për Ukrainën. Sipas Klein, rezultati i luftës në fakt varet nga kjo mbështetje e vazhdueshme e Ukrainës. Kjo luftë mund të përfundojë realisht vetëm nëse Rusia pëson një disfatë totale, thotë eksperti rus i sigurisë Pavel Luzin.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin