LIVE UPDATES
Bota

“Varësia mund të prekë sigurinë energjetike të kontinentit”! Analiza e DW: BE-ja e sheh teknologjinë kineze si rrezik, Komisioni Evropian merr masa

Ndalimi i financimit fokusohet te inverterët solarë, të cilët shpesh përshkruhen si truri i sistemeve të prodhimit të energjisë diellore. Këta inverterë janë pajisje që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të përdorshme. Ata janë të lidhur me internetin dhe shpesh mund të kontrollohen nga distanca për qëllime mirëmbajtjeje dhe përditësimi të softuerit.

15 May 2026, 09:09 Nga E. D

“Varësia mund të prekë sigurinë energjetike të

KINË- Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se kjo teknologjimund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e rrjetit elektro-energjetik evropian dhe madje të shkaktojë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike. Vendimi i konfirmuar më 4 maj, pasqyron shqetësimin në rritje në Bruksel se varësia e Evropës nga teknologjia e gjelbër kineze e bën Bashkimin Evropianmë të cenueshëm ndaj rreziqeve të sigurisë.

Ndalimi i financimit fokusohet te inverterët solarë, të cilët shpesh përshkruhen si truri i sistemeve të prodhimit të energjisë diellore. Këta inverterë janë pajisje që shndërrojnë energjinë diellore në energji elektrike të përdorshme. Ata janë të lidhur me internetin dhe shpesh mund të kontrollohen nga distanca për qëllime mirëmbajtjeje dhe përditësimi të softuerit.

Skenari më i keq: ndërprerje e energjisë në mbarë Evropën?

"Të gjitha kompanitë që prodhojnë invertorë kanë diçka të ngjashme me një çelës fikjeje”, deklaroi për DW Kristof Podevils, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Evropian për Prodhimin e Pajisjeve Solare.

Ky "çelës fikjeje” dhe lidhjet e tjera në distancë zakonisht përdoren për arsye sigurie ose për stabilizimin e rrjetit. Por ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se, në skenarin më të keq, hakerët ose aktorë armiqësorë ndaj shteteve mund t'i shfrytëzojnë këto lidhje për të prishur furnizimin me energji elektrike.

Gjatë vitit 2024, 61 përqind e të gjithë inverterëve të importuar në Evropë vinin nga Kina, sipas të dhënave të grupit kërkimor Lum me seli në Gjenevë. Huawei dhe Sungrow janë dy prodhues inverterësh që dominojnë jo vetëm tregun evropian, por edhe atë global. Disa prodhues kinezë kanë furnizuar tashmë pajisje për më shumë se 220 gigavat kapacitet diellor të instaluar në Evropë.

"Për ta vënë në perspektivë, kontrolli i rreth 10 gigavatëve do të mjaftonte për të shkaktuar çrregullime të mëdha në rrjetin elektroenergjetik evropian”, tha Podevils.

Pajisje të dyshimta komunikimi

Nuk ka asnjë rast të njohur që inverterët e prodhuar në Kinë të jenë përdorur për të fikur pjesë të rrjetit evropian. Megjithatë, shqetësimet u shtuan pasi Reuters raportoi në vitin 2025 se zyrtarët amerikanë të energjisë kishin zbuluar pajisje të dyshimta komunikimi brenda disa inverterëve të prodhuar në Kinë. "Kërcënimi është real”, tha ekspertja e sigurisë kibernetike Svantje Vestfal. "Nuk bëhet fjalë për një skenar të trilluar.”

Debati për inverterët zhvillohet në një kohë kur Evropa po rishikon varësinë e saj nga importet e teknologjisë kineze për energji të pastër. Sipas të dhënave të grupit Lum, Kina përbën 98 përqind të importeve të paneleve diellore dhe 88 për qind të importeve të baterive litium-jon në Evropë. Ky organizëm ka paralajmëruar se funksionet e aksesit në distancë në teknologjitë energjetike të lidhura me rrjetin mund të krijojnë dobësi potenciale në sistemet elektroenergjetike.

Dominimi i teknologjisë së gjelbër kineze në Evropë

Brukseli po mban gjithnjë e më shpesh një qëndrim më të ashpër ndaj importeve kineze që konsiderohen si rrezik për sigurinë ose si kërcënim për industrinë evropiane. Në mars, Komisioni Evropian prezantoi Aktin për Përshpejtimin Industrial, i cili synon të drejtojë më shumë financime drejt teknologjive të gjelbra evropiane, përfshirë bateritë dhe automjetet elektrike.

Komisioni ka paraqitur gjithashtu një rishikim të Aktit të Sigurisë Kibernetike, i cili do t'i japë Brukselit kompetenca më të mëdha për të kufizuar kompanitë kineze në infrastrukturën kritike, si komunikimet apo furnizimi me energji në të gjithë Bashkimin Evropian.

Sipas masave më të fundit, fondet e BE-së që menaxhohen drejtpërdrejt nga Komisioni dhe institucionet si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk mund të përdoren më për blerjen e inverterëve solarë të prodhuar në Kinë. Kufizimet nuk vlejnë për blerjet që kryhen drejtpërdrejt nga shtetet anëtare të BE-së, ndërsa inverterët kinezë tashmë të instaluar në Evropë mund të vazhdojnë të jenë në përdorim.

"Është një hap në drejtimin e duhur”, tha Vestfal. "Por ne nuk i kemi ndaluar këta inverterë kinezë në tregun tonë.”

A mund t'i mbulojnë inverterët evropianë mungesat?

Aktualisht, 80 për qind e sistemeve të reja diellore në Evropë mbështeten te inverterët kinezë, sipas të dhënave të Këshillit Evropian për Prodhimin e Pajisjeve Solare. Nëse furnitorët kinezë tërhiqen nga përmbushja e kërkesës evropiane, prodhuesit evropianë do të duhet të mbushin një boshllëk të konsiderueshëm.

Por Podevils është i bindur se furnitorët evropianë janë të përgatitur: "Është e mundur të rriten kapacitetet prodhuese brenda vetëm disa muajsh, deri në nivelin e nevojshëm për të mbuluar kërkesën”.

Sipas pritshmërive, inverterët e prodhuar në Evropë do të jenë disi më të shtrenjtë se alternativat kineze — rreth 2 përqind më shumë, sipas një zyrtari të Komisionit Evropian. Megjithatë, Podevils thekson se ky kosto shtesë është e justifikuar.

"Është si të paguash një sigurim”, tha ai./DW

komisioni evropian

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin