2 March 2025, 14:01
Nga r.ll
papa francesku
VATIKAN- Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje “stabile”, pasi kaloi “një natë të qetë”, tha Vatikani më 2 mars.
“Papa po vazhdon të pushojë”, tha Vatikani në përditësimin e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit 88-vjeçar të Kishës Katolike.
Mbrëmjen e së shtunës, Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante dhe ishte i vetëdijshëm dhe po lutej.
Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabile dhe Papa nuk ka numër të lartë të qelizave të bardha në gjak, që shpesh tregojnë për një infeksion, tha Vatikani, duke shtuar se prognoza, sikurse në ditët paraprake, mbetet e “rezervuar”.
Françesku, që udhëheq 1.4 miliard katolikë në mbarë botën, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt me bronkit që shumë shpejt u zhvillua në pneumoni në dy mushkëritë.
Fundjavën e kaluar, Vatikani raportoi se ai ishte në gjendje “kritike”, pasi kishte pësuar një sulm të madh respirator, duke nxitur shqetësime për gjendjen e Papës.
Pas një sërë raportimesh se gjendja i ishte përmirësuar, të premten Vatikani tha se Françesku kishte pësuar një krizë të izoluar të frymëmarrjes.
Katolikët dhe të tjerë në mbarë botën janë lutur për shëndetin e Papës, i cili udhëheq me Kishën që pothuajse 12 vjet.
Besimtarët kanë shkuar vazhdimisht pranë spitalit Gemelli dhe janë lutur për Papën, kanë lënë mesazhe të shkruara për të, përfshirë edhe posterë të krijuar nga fëmijët.
Në dy vjetët e fundit Papa është përballur me disa probleme shëndetësore. Ai është i prirë ndaj infeksioneve në mushkëri për shkak se kur kishte qenë i ri kishte hequr një pjesë të mushkërive./REL
papa françesku
Bota
2 March 2025, 13:39
A.Ll
ANGLI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar mesditën e sotme me kryeministrin britanik, Keir Starmer, pak orë para...
Bota
2 March 2025, 11:32
r.ll
protesta
SHBA- Protestat pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas takimit të tensionuar që u zhvilluar mes ...
Bota
2 March 2025, 11:27
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka bllokuar hyrjen e të gjithë ndihmave humanitare në Gaza, pasi kërkon që Hamasi të pajtohet...
Bota
2 March 2025, 10:24
r.ll
putin, trump
RUSI- Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzo...
Bota
2 March 2025, 08:50
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV- Izraeli do të miratojë një propozim për zgjatjen e fazës së parë të armëpushimit n&e...
Bota
2 March 2025, 07:42
r.ll
volodymyr zelenskyy
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të takohet me liderët evropianë në një samit jetik n&...
Bota
2 March 2025, 07:30
r.ll
foto ilustruese
AFRIKË-Në shumë mënyra, nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për një afrikan....
Bota
2 March 2025, 07:28
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sa më shumë arsyeton, aq më shumë fuqi kompjuteri përdor, shkruan The Economist. Disa ditë para Krishtl...
Bota
1 March 2025, 20:49
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Politika gjermane reagoi e tronditur pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë e dështimit të b...
Bota
1 March 2025, 20:27
B.Z
Avioni
NEW JERSY - Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që ...