LIVE UPDATES
Bota

Vdekja e Abe/ Nga Putin, Scholz te Macron, liderët botërorë homazhe për humbjen e ish-kryeministrit japonez

Homazhet për Shinzo Abe kanë vijuar të shprehen nga politikanë në mbarë botën, shumë prej të cilëve kujtuan vizitat e tyre me ish-udhëheqësin dhe shprehën tronditjen e tyre për vrasjen e tij.

8 July 2022, 14:11 Nga d.a.
Vdekja e Abe/ Nga Putin, Scholz te Macron, liderët botërorë
Shinzo Abe

JAPONI- Vrasja e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe ka tronditur mbarë botën e politikës dhe diplomacisë ku të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet e tyre për të.

Sipas CNN, homazhet për Shinzo Abe kanë vijuar të shprehen nga politikanë në mbarë botën, shumë prej të cilëve kujtuan vizitat e tyre me ish-udhëheqësin dhe shprehën tronditjen e tyre për vrasjen e tij.

Presidenti francez Emmanuel Macron i shprehu ngushëllimet e tij familjarëve dhe autoriteteve si dhe tha se "Japonia ka humbur një kryeministër të madh".

“Në emër të popullit francez, i dërgoj ngushëllimet e mia autoriteteve dhe popullit japonez pas vrasjes së Shinzo Abe. Japonia ka humbur një kryeministër të madh, i cili ia kushtoi jetën vendit të tij dhe punoi për të sjellë ekuilibër në botë”, shkroi Macron në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti vrasjen e Abe "tronditëse" dhe e vlerësoi Abe si një lider me vizion të madh dhe një partner të jashtëzakonshëm, i cili i çoi marrëdhëniet SHBA-japoneze në nivele të larta.

"Është thellësisht shqetësuese në vetvete, është gjithashtu një humbje e fortë personale për kaq shumë njerëz," tha Blinken të premten.

Një numër i ish-udhëheqësve që punuan me Abe gjatë kohës së tij si kryeministër japonez shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre. Ish-kryeministri britanik David Cameron tha se Abe ishte një mik i mirë personalisht, një partner i fortë për Mbretërinë e Bashkuar dhe një njeri tërësisht i sjellshëm dhe i denjë. Ai e quajti vdekjen e tij shkatërruese dhe vërtet tronditëse.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i është bashkuar ngushëllimeve të liderëve botërorë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez. Trump e përshkruan Shinzo Abe si një politikan të lartë në skenën globale.

“Ai ishte një bashkues si askush tjetër, por mbi të gjitha ishte një njeri që e donte dhe e çmonte vendin e tij madhështor, Japoninë. Shinzo Abe do t’i mungojë shumë”, është shprehur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Ish-udhëheqësi i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ai do të kujtojë gjithmonë Shinzo Abe dhe do ta vlerësojë miqësinë tonë të thellë, ndërsa Nicolas Sarkozy, ish-kryeministri francez, e quajti atë një lider të madh që la gjurmë në Japoni.

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një letër personale ngushëllimi familjes së ish-udhëheqësit të vrarë japonez Shinzo Abe të premten, duke e quajtur atë "një burrë shteti i shquar".

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të thella për vdekjen e djalit dhe bashkëshortit tuaj, Shinzo Abe”, shkroi Putin në letrën, drejtuar nënës dhe gruas së Abe.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në një postim në Twitter se ishte "i habitur dhe i pikëlluar thellësisht" nga vdekja e Abe, duke thënë se vendi "do të qëndrojë afër Japonisë".

Udhëheqësit e Izraelit folën gjithashtu, me kryeministrin Yair Lapid që vlerësoi Abe si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Japonisë moderne dhe një mik të vërtetë të Izraelit. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë, duke thënë se ai ishte i tmerruar nga vrasja e neveritshme e Shinzo Abe, një nga udhëheqësit më të shquar të Japonisë në kohët moderne.

Shinza Abe u vra gjatë një takimi elektoral, ku vrasësi e qëlloi pas shpine duke e lënë të vdekur. Ai u dërgua fillimisht në spital për ndërroi jetën më vonë për shkak të plagëve të marra.

qellohet shinzo abe emmanuel macron antony blinken

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin