LIVE UPDATES
Bota

Vdekja e Raisi-t, konservatorët dominojnë listën e kandidatëve për president të Iranit

Pavarësisht vdekjes së tij në një aksident me helikopter, muajin e kaluar, dominimin pritet ta ruajë po i njëjti krah.

11 June 2024, 07:42 Nga M.B
Vdekja e Raisi-t, konservatorët dominojnë listën e
Kandidatët për president të Iranit: Mostafa Pourmohammadi, Amirhossein Ghazizadeh Hashemi, Saeed Jalili, Masoud Pezeshkian, Alireza Zakani dhe Mohammad Bagher Qalibaf

IRANI- Krahu i ashpër konservator i Iranit kontrollonte çdo levë të pushtetit në këtë vend, gjatë presidencës së Ebrahim Raisit. Pavarësisht vdekjes së tij në një aksident me helikopter, muajin e kaluar, dominimin pritet ta ruajë po i njëjti krah. Këshilli i fuqishëm i Gardës miratoi gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 28 qershor. Pesë prej tyre janë të linjës së ashpër konservatore dhe vetëm një është reformist.

“Siç edhe pritej, regjimi iranian nuk është i gatshëm të marrë ndonjë rrezik në zgjedhjet e ardhshme dhe të lejojë një skenar që, potencialisht, do ta sfidonte dominimin e unifikuar të kampit të vijës së ashpër dhe konservatore”, thotë Hamidreza Azizi, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Krahu i ashpër konservator dominon prej kohësh institucionet kryesore në Iran, anëtarët e të cilave emërohen drejtpërdrejt nga udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Në vitin 2020, ky krah mori kontrollin e Parlamentit, pas skualifikimit masiv të kandidatëve të moderuar dhe reformistë. Përvetësimi i pushtetit prej tij përfundoi në vitin 2021, kur Raisi u zgjodh president. Vëzhguesit thonë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale ka të ngjarë të jenë një luftë e drejtpërdrejtë midis dy linjave të ashpra: kryetarit të Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe ish-kryenegociatorit për çështje bërthamore, Saeed Jalili, njëherësh përfaqësues i Khameneit në Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare.

“Këto janë, edhe njëherë, zgjedhje shumë të projektuara”, thotë Azizi.

“Ajo që orkestruesit e zgjedhjeve duan të kenë, është një konkurrencë e menaxhuar mes besnikëve”, shton ai.

Kandidatë të tjerë për president nga krahu i ashpër konservator janë: kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Zakani, deputeti Amir Hossein Qazizadeh Hashemi, dhe ish-ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë, Mostafa Purmohammadi. I vetmi reformist i miratuar si kandidat për president është ish-ministri i Shëndetësisë, Masud Pezeshkian, por, sipas vëzhguesve, ai përbën rrezik më të vogël për krahun e ashpër konservator.

Të moderuar dhe reformistë të shquar që u regjistruan për të kandiduar në zgjedhje, përfshirë ish-kryeparlamentarin Ali Larijani dhe ish-zëvendëspresidentin Eshaq Jahangiri, u skualifikuan. Larijani dhe Jahangiri kishin “potencial - së paku në njëfarë mase - për të mobilizuar popullatën” dhe “për t’i shkaktuar dhimbje koke regjimit”, thotë Azizi.

Sipas vëzhguesve, mungesa e një gare relativisht konkurruese do ta dëmtojë edhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Në tri palë zgjedhjet e fundit të mëdha në Iran - vend me rreth 88 milionë banorë - kishte pjesëmarrje rekorde të ulët. Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të marsit ishte rreth 41 për qind, megjithëse kritikët thanë se numri real ishte edhe më i ulët. Ekspertët thonë se rënia e pjesëmarrjes nënkupton hendek në rritje midis klerikëve në pushtet dhe popullsisë së re të Iranit - pjesa më e madhe e së cilës kërkon liri më të mëdha sociale dhe politike.

“Unë dyshoj se shoqëria do të kthehet në kutitë e votimit. Besoj se trendi i shmangies së tyre do të vazhdojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mohammad Mohebi, komentues politik me bazë në Iran./ REL

irani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin