LIVE UPDATES
Bota

"Veganuary”: A hanë meshkujt më shumë mish se femrat?

Ndikimet e konsumit të mishit dhe të qumështit ndaj mjedisit janë të dokumentuara mirë. Vitit të 10-të të fushatës “Veganuary” i janë bashkuar mijëra vetë, po sa kanë ndryshuar qëndrimet ndaj veganizmit?

19 January 2024, 09:22 Nga I.A
"Veganuary”: A hanë meshkujt më shumë mish se femrat?
Produkte mishi

GJERMANI- Fushata e "Burger King's Impossible Whopper" në 2019-ën ishte një impuls aktivizimi për avokaten me përvojë të veganëve Toni Vernelli. Tridhjetë vjet më parë ajo bënte fushatë kundër kompanisë. Të shohësh ata të krenohen duke promovuar një burger vegan dhe më pas të angazhohen për një menu 50% me bazë bimore deri në vitin 2030, tregon se sa shumë ka ndryshuar. Është një shenjë se nuk ka kthim pas, shpjegon Vernelli. "Duket se ka vetëm një mënyrë si mund të vazhdojë kjo lëvizje."

Veganizmi, i parë dikur si një zgjedhje e skajshme e stilit të jetesës, duket se po zë një vend gjithnjë e më të madh në kulturën e përgjithshme perëndimore.

"Veganuary”, një organizatë jofitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar, ku punon tani Vernelli, ka parë që angazhimi për t'u bërë vegan është rritur me shpejtësi - vitin e kaluar mbi 700.000 u regjistruan nga çdo vend, përveç Koresë së Veriut. Gjermania, ku numri i veganëve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2016, kryeson kërkimet globale të Google për veganizëm, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Austria.

Oreksi në rritje për produktet vegane e ka kthyer veganizmin në një industri shumë-miliardëshe në lulëzim: Ka gjithnjë e më shumë produkte me bazë bimore në ofertë dhe bashkë me to, influencues veganë të gatshëm për të promovuar recetat shoqëruese dhe mënyrën e jetesës.

Ndërgjegjësimi për klimën e ka shtuar këtë oreks

Më shumë mbulim mediatik i ndikimit mjedisor të ngrënies së mishit dhe bulmetit ka qenë një tërheqje kyçe, shpjegon Maisie Stedman, oficere mediatike në Shoqërinë Vegane me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. "Unë mendoj se kjo ka shkaktuar një ndryshim të vërtetë në mendësinë e njerëzve ... Sepse ne në fakt po shohim shumë më tepër ndikimet reale të krizës klimatike."

Dietat vegane prodhojnë 75% më pak emetime gazrash që shkaktojnë efektin serrë, përgjegjës për ngrohjen e planetit dhe dukshëm më pak ndotje të ujit dhe shkatërrimin e kafshëve të egra, sipas një raporti të fundit shkencor në revistën Nature Food.

Ushqime të tilla si frutat dhe perimet, bishtajat dhe drithërat kërkojnë më pak energji, tokë dhe ujë për t'u prodhuar sesa ushqimet me bazë shtazore. Prodhimi i mishit përfshin sipërfaqe të mëdha kullotash, shpesh të pastruara nga prerja e pemëve. Kafshë, si lopët dhe delet, gjithashtu prodhojnë metan gjatë tretjes dhe oksidi i azotit emetohet nga plehrat që përdoren për të rritur ushqimin e tyre - të dy janë gazra kyç të efektit serrë.

Thyerja e stereotipeve të vjetra dhe të reja

Por vëmendja në rritje për veganizmin ka nxjerrë në pah edhe stereotipet - të vjetra dhe të reja - thonë aktivistët.

Veganuary është përpjekur të përballet me arketipin klasik të veganit predikues, gjykues, shpjegon Vernelli, duke pranuar edhe për të provuar ndryshe apo edhe dështimin në vend të "ngurtësisë së frikshme të të qenit vegan përgjithmonë". Një e katërta e pjesëmarrësve vitin e kaluar thanë, se mund të vazhdonin një mënyrë jetese vegane dhe pothuajse gjysma e pjesës tjetër thanë, se do të reduktonin ndjeshëm produktet shtazore në dietat e tyre.

Ajo ka ndihmuar gjithashtu për të shmangur keqkuptimin, se veganizmi është i kushtueshëm dhe për t'i bërë njerëzit të mendojnë rreth "çështjesh themelore - çfarë ha unë?", thotë Stedman.

Mishi dhe mashkullorja

Por trajtimi i steriotipit "mishi është për burrat" ka qenë sfida më e madhe. "Ka shumë më shumë gjasa të jesh vegan nëse je femër", thotë Stedman. "Dhe ne mendojmë se kjo ka të bëjë me stereotipet ekzistuese rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh burrë dhe çfarë do të thotë të hash mish."

Nga 1.3% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar që e përshkruajnë veten si vegan, vetëm rreth 37% janë burra, sipas "Shoqërisë Vegane".

Ideja e mishit si ushqim burrëror ka rrënjë të thella kulturore dhe reflektohet në çdo gjë, nga kultura pop deri te marketingu i ushqimit, deri tek vetë gjuha potencialisht. Një studim zbuloi se në gjuhët me emra gjinorë, fjalët e lidhura me mishin ishin më shpesh mashkullore.

"Unë mendoj se kudo që jetoni në hemisferën veriore...ne e lidhim mishin me meshkujt," thotë Isaias Hernandez, edukator mjedisor me bazë në SHBA, i njohur më shpesh me emrin e tij në internet "Queer Brown Vegan”. "Dhe kjo përforcon mendësinë patriarkale të dominimit të tokës."

"Shoqëria Vegane” kohët e fundit ka kryer kërkime mbi qëndrimet ndaj dietave vegane si pjesë e përpjekjeve të tyre për të angazhuar më shumë burra. Ata zbuluan se megjithëse 41% e meshkujve jo-veganë në Mbretërinë e Bashkuar thanë, se kishin interes të bëheshin vegan, një pengesë kryesore ishte droja nga stigma sociale ose tallja prej miqve dhe familjes - me dietat vegane që shpesh shihen si "femërore".

"Djalë soje" është mishërimi më i fundit i këtij stereotipi. Termi poshtërues për meshkujt të perceptuar si të dobët - i përdorur shpesh në internet kundër atyre që shihen si të majtë - i referohet lidhjes së paprovuar midis ngrënies së produkteve të sojës dhe rritjes së niveleve të estrogjenit.

Vernelli thotë se dokumentarët si The Game Changers, të cilët ndoqën atletët në dietat me bazë bimore, kanë ndihmuar në sfidimin e idesë që nuk mund të shtosh muskuj ose të jesh i fortë në një dietë vegane.

Influencuesit veganë hiper-mashkullorë, duke promovuar sesi një mënyrë jetese me bazë bimore mund të kontribuojë në shëndetin dhe fitnesin, kanë lulëzuar gjithashtu vitet e fundit - #Veganmen në Instagram zbulon një mozaik bicepsësh dhe bimësh.

Por rritja e tyre nuk është e dobishme për avancimin e një kuptimi më gjithëpërfshirës të veganizmit, thotë Hernandez. "Influencuesit veganë meshkuj - kryesisht të bardhë dhe heteroseksual - gjithashtu përforcojnë mendësitë patriarkale. Ata luftojnë burrërinë toksike me burrëri toksike."

E ardhmja e veganizmit

Për të ndryshuar mentalitetin, lëvizja duhet jo vetëm të ndryshojë idetë rreth gjinisë, por edhe edukatorët duhet të jenë ndryshe, thotë Hernandez, duke shtuar se prirja e perspektivës globale deri tani ka qenë që të bardhët e veriut kanë dominuar diskutimin për veganizmin. "Dhe kjo duhet të ndryshojë, sepse gjithmonë kanë ekzistuar shumë veganë të me ngjyrë dhe indigjenë."

Ndërsa veganizmi ka kaluar në rrjedhën kryesore, kuptimi ynë për të është bërë shumë materialist, argumenton Hernandez: "Është më shumë produkte vegane në raft."

Ilaçi kundër kësaj është më shumë edukim, shpjegon Hernandez. Ai sugjeron organizimin në grupe javore me miqtë për të lexuar libra mbi "Veganuary-rit” për t'u njohur më thellë me ndikimin e sistemeve tona ushqimore te njerëzit dhe planetin, ose thjesht të shikoni përtej asaj që është në supermarket dhe të filloni të kërkoni ushqim në komunitetin tuaj lokal.

Vernelli pranon, se ka ende një rrugë për të bërë deri në ndryshimin e mentalitetit publik që veganizmi të jetë më i pranueshëm - dhe disa vlerësime parashikojnë se deri më 2050 konsumi global i mishit do të rritet me 50%.

Megjithatë, në 10 vjet nisur nga sot, ajo beson se veganët edhe pse mund të mos jenë në shumicë, ata do të jenë krejt të zakonshëm: "Nuk do të jetë më aspak problem, do të jetë njësoj siç i thua dikujt, nuk më pëlqen borziloku, ose nuk më pëlqejnë turshitë."

Marrë nga DW

veganuary

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin