23 August 2023, 21:00
Nga f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për “largimin” e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.
Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut - një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta "lirojnë" objektin e tyre brenda tri ditësh.
Në përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada amerikane tha më 23 gusht se SHBA-ja e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe kryetarët e komunave në veri, për t’u përmbajtur nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që shton tensionet.
“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, tha Ambasada amerikane në Kosovë.
Inspektorati komunal tha se nuk i është ofruar ndonjë dokumentacion në bazë të të cilit institucionet e Serbisë mund ta shfrytëzojnë atë objekt, dhe se institucionet e Serbisë ishin njoftuar paraprakisht se duhet të përgatisin dhe paraqesin dokumente ose kontratë për shfrytëzimin e objektit.
Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura katër institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, njoftoi se "kryetarët jolegjitimë kanë shkuar një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe objektet".
Në anën tjetër, nga komuna e Mitrovicës së Veriut thonë se zyrtarët e tyre i ka takuar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, i cili u ka thënë se “nuk ka asnjë dokument për objektin dhe se nuk e di se në pronësinë e kujt është." Simiç është kryetar i Drejtorisë së Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.
Lista Serbe pyeti edhe bashkësinë ndërkombëtare “a po respektohet në këtë mënyrë thirrja e tyre që kryetarët jolegjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona?”
Kryetar i Mitrovicës së Veriut është Erden Atiç, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok - kryetarët shqiptarë kanë marrë pushtetin në fund të majit, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.
Ata i ka kundërshtuar ashpër popullata lokale serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.
Banorët lokalë ka gati tre muaj që protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të tërhiqet dhe nga kryetarët shqiptarë që të mos dalin në punë. Në këto tri komuna, deri në fund të majit, kanë funksionuar edhe komunat sipas sistemit serb.
Vetëm në Mitrovicën e Veriut ekziston një ndërtesë e veçantë komunale që funksionon nën sistemin e Kosovës dhe atje nuk ka pasur protesta.
Marrë nga REL
kosove mitrovicë e veriut
Bota
23 August 2023, 20:53
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Ndërkohë që qarkullojnë lajmet se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në një akside...
Bota
23 August 2023, 20:40
f.i
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për aksidentin e raportuar të avionit në Rusi, njoftoi S...
Bota
23 August 2023, 20:28
m.s
Avioni ne te cilen besohet se ishte Prigozhin
Asnjë nga llogaritë e mediave sociale që besohet të jetë e lidhur me Prigozhin, nuk ...
Bota
23 August 2023, 20:10
f.i
pamje nga vendngjarja
RUSI- “Një i vdekur që ecën mes të gjallëve”, shkruan BBC. Kështu e kanë p&e...
Bota
23 August 2023, 19:46
f.i.
Vladimir Putin dhe Yevgeniy Prigozhin
RUSI-Yevgeny Prigozhin lindi në Leningrad, sot Shën Petersburg, në vitin 1961, nëntë vj...
Bota
23 August 2023, 19:29
m.s
avioni me te cilen udhetonte Evgeny Prigozhin shperthen ne flake
RUSI- Siç raporton BBC, lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur...
Bota
23 August 2023, 19:16
f.i
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Yevgeni Prigozhin, kreu i grupit Wagner, ka humbur jetën pas rrëzimit të një avioni privat në Rusi, r...
Bota
23 August 2023, 19:06
f.i
pamje nga vendngjarja
INDI- Të paktën 26 punëtorë humbën jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokua...
Bota
23 August 2023, 18:52
f.i
anëtarë të BRICS
AFRIKA E JUGUT- Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të mërkurën, për përshpejtimin ...
Bota
23 August 2023, 18:18
f.i
Rexhep Tajip Erdogan dhe Emmanuel Macron
UKRAINË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe gomologu i tij Rexhep Tajip Erdogan theksuan se n...