15 March 2024, 12:52
Nga E. D
Dora Bakoyannis
BRUKSEL- Raportuesja greke në Këshillin e Evropës Dora Bakoyannis do të paraqesë raportin e saj për Kosovën në një mbledhje urgjente të Komitetit për Çështje Politike. Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës i ka thënë Gazetës Express se në këtë mbledhje do të prezantohet raporti për Kosovën që përmban një draft-opinion.
Kjo mbledhje vjen pasi, qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Pas këtij vendimi pritet që të lehtësohet aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshillin e Evropës. Raporti i raportueses greke do të diskutohet dhe votohet nga Asambleja Parlamentare po atë ditë dhe duhen 2/3 e votave që Kosova të bëhet anëtare në KiE.
“Në të vërtetë një mbledhje e Çështjeve Politike të Asamblesë do të zhvillohet më 27 mars në Paris, në të cilën zonja Bakoyannis synon të paraqesë raportin e saj që përmban një draft-opinion”, tha Divizioni për Komunikim i PACE.
Për këtë zhvillim një alarm e ngriti kryetarja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Biljana Pantić-Pilja, e cila shfaqi frikën e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën e vjetër të të drejtave të njeriut.
“Sot u caktua një takim urgjent. Komiteti Politik i Këshillit të Europës e ka caktuar një takim të jashtëzakonshëm më 27 mars. Aty në rend dite është votimi i opinionit të raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, pasi Kosova ia regjistroi pronën Manastirit të Deçanit. Sot u caktua një takim urgjent” tha përfaqësuesja serbe.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. Ndërsa, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Europës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
dora bakoyannis keshilli i evropes
Bota
15 March 2024, 13:18
S.B
Vorkuta
RUSI- Qyteti i Vorkutës i cili ndohet në tundrat e akullta tani qëndron i ngrirë në kohë pasi u bë vendi m&...
Bota
15 March 2024, 13:10
S.N
Foto Ilustrim
TURQI- Një gomone që transportonte emigrantë u mbyt ditën e sotme në brigjet veriore të Turqisë në Eg...
Bota
15 March 2024, 12:47
I.A
KOSOVË- Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një mësues në shkollën shkol...
Bota
15 March 2024, 12:37
S.N
Oleg Orlov
UKRAINË- Aktivistit të burgosur rus për të drejtat e njeriut, Oleg Orlov, i është kërkuar ta nënshkruaj&...
Bota
15 March 2024, 12:34
M.B
Gabriel Escobar
KOSOVA- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Bota
15 March 2024, 12:30
S.B
foto ilustruese
RUSI- Votimi ka filluar në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të cilat me siguri do t'i japin Vladimir Putinit edh...
Bota
15 March 2024, 12:26
E. D
boronica ne peshë 7kg
AUSTRALI- Një kompani australiane e frutave theu një rekord botëror Guinness duke rritur kokrra të kuqe me m...
Bota
15 March 2024, 12:15
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Kremlini tha të premten se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të kryejnë një fushatë të fsheht&...
Bota
15 March 2024, 12:11
S.N
Foto Ilustrim
MBRETËRI E BASHKUAR- McDonald po përjeton probleme teknike me disa klientë në Japoni, MB, Australi, Zelandën e Re, G...
Bota
15 March 2024, 11:56
E. D
fotot ilustruese
TURQI- Një gomone me emigrantë u mbyt të premten në brigjet veriore të Egjeut të Turqisë, duke vra...