LIVE UPDATES
Bota

Vizioni i ri i Mark Zuckerberg, një "superinteligjencë personale" për të gjithë?

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg ka një vizion: superinteligjenca duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve. Ndërkohë, falë IA, Microsofti hyri në klubin e kompanive me vlerë mbi 4 bilionë dollarë në bursë.

3 August 2025, 08:54 Nga r.ll
Vizioni i ri i Mark Zuckerberg, një "superinteligjencë
foto ilustruese

SHBA- Mark Zuckerbergu është i bindur se bota do të jetë "shumë ndryshe" brenda pak vitesh. "Jam i emocionuar të krijoj një superinteligjencë personale për të gjithë në planet", tha themeluesi dhe Drejtori ekzekutiv i Meta Group-it në mes të javës (30.07.2025), pas prezantimit të rezultateve të fundit tremujore.

Zuckerbergu: superinteligjenca pranë

Meta i referohet "superinteligjencës" si inteligjencë artificiale (IA) që kapërcen inteligjencën njerëzore në çdo aspekt. Ky variant i IA është i aftë të kryejë detyra komplekse pa ndërhyrjen e njeriut.

Kemi parë shenjat e para të sistemeve të inteligjencës artificiale që vetëpërmirësohen, tha Zuckerbergu. Prandaj, superinteligjenca po afrohet edhe më shumë, megjithëse zhvillimi i saj do të kërkojë ende kohë.

Kompania mëmë e Facebook-ut tani planifikon të investojë më shumë në qendrat e të dhënave të IA. Pritet të investohen të paktën 66 miliardë dollarë, 2 miliardë dollarë më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Kufiri i synuar mbetet i pandryshuar në 72 miliardë dollarë.

Kompania mëmë e Facebook-ut po rritet

Meta po përfiton nga bumi në sektorin e reklamave, i cili i ka mundësuar kompanisë të shënojë rezultate tremujore të papritura të mira. Në tremujorin e dytë, grupi amerikan rriti të ardhurat e tij me 22% në 47.52 miliardë dollarë dhe fitimin e tij neto me 36% në 18.34 miliardë dollarë.

Për tremujorin aktual, Drejtoresha Financiare Susan Li njoftoi të ardhura midis 47.5 miliardave dhe 50.5 miliarda dollarëve. Konsensusi i tregut deri tani ishte vetëm 46 miliardë dollarë.

Aksionet e Meta-s dhe Microsoft-s arrijnë nivele rekord

Shifrat për tremujorin e kaluar gjithashtu tejkaluan pritjet e analistëve. Aksionet e Meta-s u rritën me më shumë se 12% në Bursën e Frankfurtit. Aksioni pritet të arrijë një rekord të ri dhe një kapitalizim tregu prej 2 bilionë dollarësh kur Nasdaq të hapet pasdite.

Aksionet e Microsoft-it janë gjithashtu shumë të kërkuara, me një rritje prej rreth 9%. Nëse aksioni vazhdon vrullin gjatë tregtimit të rregullt në Shtetet e Bashkuara, ai do të arrijë një nivel të paparë. Microsoft-i do të hynte në klubin ekskluziv të kompanive me vlerë mbi 4 bilionë dollarë, nga të cilat aktualisht bën pjesë vetëm gjigandi amerikan i çipave Nvidia, me një kapitalizim tregu mbi 4 bilionë dollarë.

Kapitalizimi i tregut të Microsoft pritet të rritet me të paktën 300 miliardë dollarë, sipas analistit Jochen Stanzl të ndërmjetësit CMC Markets. "Kjo është afërsisht e barabartë me të gjithë kapitalizimin e tregut të kompanisë më të madhe të softuerëve në Evropë, SAP."

Microsoft-i publikon shifra të larta

Ashtu si Meta, edhe Microsoft i publikoi rezultatet tremujore të mërkurën në mbrëmje. Dhe ashtu si Meta, Microsofti po përfiton jashtëzakonisht shumë nga tendenca aktuale në inteligjencën artificiale. Pritjet e tregut ishin sigurisht të larta para se të publikoheshin rezultatet tremujore, por Microsofti ia doli mbanë.

Të ardhurat nga departamenti i Microsoft Cloud u rritën me një shifër mbi mesataren, prej 25% në 46.7 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e grupit u rritën me 18% në 76.4 miliardë dollarë, dhe fitimi neto u rrit me 22% në 27.2 miliardë dollarë. "Rezultatet tremujore tregojnë qartë depërtimin e thellë të IA në ekonomi, si dhe dinamikën që rezulton", pohon me bindje analisti Stanzl.

Microsoft zbulon për herë të parë të ardhurat e platformës cloud

Pas viteve të sekretit, Microsofti zbuloi gjithashtu të ardhurat e platformës së saj cloud Azure gjatë prezantimit të rezultateve tremujore. Sipas këtyre shifrave, ajo gjeneroi në vitin fiskal 2024/2025 të përfunduar së fundmi të ardhura prej mbi 75 miliardë dollarësh, një rritje prej 34%.

Kjo konfirmon supozimin se Microsoft është ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve në cloud pas Amazon-ës. Deri tani, grupi kishte raportuar vetëm shifra rritjeje, por jo të ardhura absolute./DW

mark zuckerberg inteligjenca artificiale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin