LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Zelenskyt në Serbi/ Analiza: A presin ukrainasit dhe rusët ndryshim nga Beogradi

Svetlana u largua nga Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, në mars të vitit 2022, menjëherë pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës. Sipas të dhënave të UNHCR-së, afër shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Deri në dhjetor të vitit 2025, në Serbi ishin regjistruar zyrtarisht pak më shumë se 16.000 refugjatë nga Ukraina.

8 August 2026, 11:42 Nga E. D
Vizita e Zelenskyt në Serbi/ Analiza: A presin ukrainasit dhe rusët
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- “Është mirë që po vjen”. Me këto fjalë, ukrainasja Svetlana, e cila prej katër vjetësh jeton në Beograd, e komentoi për Radion Evropa e Lirë (REL) vizitën e parë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi. Presidenti i Ukrainës do ta vizitojë Serbinë më 8 gusht, më pak se një muaj pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mori pjesë në Kiev në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore.

“Duhet edhe ta vizitojnë njëri-tjetrin si miq. Në këtë mënyrë do të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin, sepse edhe Serbia është një vend i bukur, sikurse Ukraina”, tha Svetlana për REL-in.

Svetlana u largua nga Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, në mars të vitit 2022, menjëherë pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës. Sipas të dhënave të UNHCR-së, afër shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Deri në dhjetor të vitit 2025, në Serbi ishin regjistruar zyrtarisht pak më shumë se 16.000 refugjatë nga Ukraina.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë gjithashtu afër 4.000 ukrainas dhe kjo pakicë kombëtare ka edhe këshillin e vet kombëtar. Filip Pronek, kryetar i këtij organi që merret me ruajtjen e identitetit ukrainas në Serbi, tha për REL-in se vizita e Zelenskyt është një lajm i mirë. Ai kujtoi se zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, e vizitoi Serbinë në maj të vitit 2024 së bashku me ministrin e atëhershëm ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.

“Mendoj se është normale që [Volodymyr Zelensky] të vijë dhe ta vizitojë Serbinë, si dhe të avancohen dialogu dhe bashkëpunimi dypalësh mes dy shteteve dhe dy popujve vëllazërorë sllavë. Janë dy shtete sllave që kanë shumë gjëra të përbashkëta gjatë historisë”, tha Pronek.

Nga lufta ikin edhe ukrainasit, edhe rusët

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Serbi kanë mbërritur edhe mijëra shtetas rusë që janë larguar për t’iu shmangur mobilizimit të mundshëm. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në fund të vitit 2025, shtetasit rusë përbënin grupin më të madh të të huajve me leje të përkohshme qëndrimi në Serbi pothuajse 55.000. Pak më shumë se 7.000 të tjerë kishin leje të përhershme qëndrimi.

Menjëherë pas nisjes së pushtimit rus, një numër aktivistësh rusë, ukrainas dhe bjellorusë në Serbi organizuan protesta kundër luftës. Disa aktivistë rusë dyshojnë se pikërisht për këtë arsye u është hequr leja e qëndrimit në Serbi. Megjithëse shpjegimi zyrtar i autoriteteve ishte se bëhej fjalë për “arsye sigurie”, disa aktivistë dhe persona që kishin mbështetur protestat u detyruan të largoheshin nga Serbia.

Pjotr Nikitin, jurist dhe aktivist i lindur në Rusi, jeton në Serbi prej dhjetë vjetësh dhe ka marrë pjesë aktivisht në protestat kundër luftës. Ai tha për REL-in se nga vizita e Volodymyr Zelenskyt pret që ajo të shënojë “një ndryshim të vërtetë në qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë”.

Nikitin shtoi se Ukraina prej katër vjetësh po lufton për mbijetesën e saj dhe se ka shumëçka për t’i ofruar Serbisë. Nikitin vlerësoi se deri më tani qëndrimi i Serbisë ndaj Ukrainës ka qenë shumë më i orientuar nga Kremlini sesa nga Kievi zyrtar.

“Ajo ka një treg të madh me mbi 40 milionë banorë, bujqësi të zhvilluar dhe sektor të zhvilluar të teknologjisë informative, përvojë në industrinë e mbrojtjes dhe mundësi që kompanitë serbe të marrin pjesë në rindërtimin e vendit pas luftës. Nuk ekziston asnjë arsye që Serbia të mos mbajë marrëdhënie të mira me Kievin dhe t’i zhvillojë ato në dobi të ndërsjellë të të dyja vendeve”, tha Nikitin.

Në këtë kontekst, ai përmendi vizitën e presidentit të atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko, në Beograd në vitin 2018 dhe vendimin e autoriteteve që në aeroport ai të pritej nga ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

“Ky ishte një gafë diplomatike në pritjen e presidentit të një shteti tjetër”, tha Nikitin.

Putini, politikani i huaj më popullor në Serbi

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Beogradi zyrtar e ka dënuar cenimin e integritetit territorial të Ukrainës, por refuzon t’u bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur Federatës Ruse. Për këtë arsye, Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, është kritikuar vazhdimisht nga zyrtarët në Bruksel.

Disa zyrtarë të lartë serbë vazhdojnë gjithashtu të mbajnë marrëdhënie të afërta me Moskën, përfshirë Nenad Popoviqin, ministër pa portofol, i cili është vizitor i shpeshtë në Rusi. Në të njëjtën kohë, Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës i Rusisë e ka akuzuar disa herë Serbinë se po eksporton municion në Ukrainë përmes rrugëve të tërthorta.

Ndërkohë, opinioni publik në Serbi mbetet jashtëzakonisht në favor ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas rezultateve të një sondazhi që agjencia Gallup zhvilloi në fillim të vitit 2026 në 57 vende të botës për popullaritetin e udhëheqësve të huaj, Putini është bindshëm udhëheqësi i huaj më popullor në Serbi. Fakti që jeton në një vend që vazhdon të mbajë lidhje politike me Moskën zyrtare dhe ku presidenti rus, Vladimir Putin, gëzon popullaritet të madh, nuk ka ndikuar në jetën e Svetlanës në Serbi.

“Nuk kam ndier absolutisht asnjë shqetësim këtu. Me këdo që jam takuar, askush nuk më ka thënë ndonjëherë diçka të keqe dhe mendoj se njerëzit në Serbi janë jashtëzakonisht të këndshëm dhe mikpritës”, tha Svetlana.

Pjotr Nikitin mendon se Serbia nuk duhet të mbajë marrëdhënie diplomatike me Rusinë, e cila po kryen agresion ndaj Ukrainës fqinje dhe që, sipas tij, “e ka shpallur veten armike të Bashkimit Evropian”. Megjithatë, pikërisht për shkak të kësaj politike të Kremlinit, shumë grupe të ekstremit të djathtë dhe parti të krahut të djathtë në Serbi e shohin Rusinë si aleaten më të madhe të vendit.

Organizatat e djathta në Serbi kanë organizuar disa tubime proruse që nga fillimi i pushtimit. Në këto tubime është shprehur mbështetje për Putinin dhe për politikën ruse ndaj Ukrainës. Një nga tubimet më të mëdha mblodhi rreth 4.000 njerëz në qendër të Beogradit në mars të vitit 2022./REL

serbi ukraine

Sondazh

Bota 8 August 2026, 07:27 E. D

Paqebërësit e rinj të botës

Pakistani zakonisht shihet më shumë si burim problemesh gjeopolitike sesa si zgjidhje për to. Megjithatë, gjatë muajve të fundit...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin