"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Vladimir Putin bisedë telefonike me mbretin e Bahreinit
Në fillim të kësaj jave, Putin zhvilloi biseda telefonike me presidentët e OAE dhe Iranit, Princin e Kurorës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave saudit, Emirin e Katarit, i cili gjithashtu mbështeti veprimet e 24 qershorit të udhëheqjes ruse.
28 June 2023, 12:19Nga a.l
Hamad bin Isa Al Khalifa dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin Hamad bin Isa Al Khalifa të Bahreinit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan TASS.
“Mbreti i Bahreinit vuri në dukje natyrën miqësore të marrëdhënieve dypalëshe [me Rusinë] dhe tha se ai mbështet masat e marra nga udhëheqja ruse për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe për të siguruar stabilitetin në vend”, thuhet në deklaratë.
Biseda u zhvillua me iniciativën e Bahreinit, palët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet. Në fillim të kësaj jave, Putin zhvilloi biseda telefonike me presidentët e OAE dhe Iranit, Princin e Kurorës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave saudit, Emirin e Katarit, i cili gjithashtu mbështeti veprimet e 24 qershorit të udhëheqjes ruse.
Donald Trump dhe Jean Carroll
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur kolumnisten E Jean Carroll për shpifje, duke pretenduar se ajo e ...