LIVE UPDATES
Bota

VOA: Brink thotë se Ukraina duhet të fitojë, SHBA-ja dhe aleatët do ta mbështesin

Në një intervistë me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, diplomatja amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të mbështetur Ukrainën, pavarësisht debatit në rritje në Uashington dhe kryeqytetet europiane mbi të ardhmen e mbështetjes financiare dhe ushtarake për Kievin.

24 February 2024, 17:25 Nga S.N
VOA: Brink thotë se Ukraina duhet të fitojë, SHBA-ja dhe
Bridget Brink

SHBA- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Bridget Brink s thotë se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, ndërsa Kievi shënon sot dy vjetorin e fillimi të luftës. Në një intervistë me korrespondenten e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, diplomatja amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të mbështetur Ukrainën, pavarësisht debatit në rritje në Uashington dhe kryeqytetet europiane mbi të ardhmen e mbështetjes financiare dhe ushtarake për Kievin.

Zëri i Amerikës: Mbërritët në Ukrainë si ambasadore amerikane pak muaj pas sulmit frontal. Si e gjetët Ukrainën atëherë dhe si është ajo tani?

Bridget Brink: E gjeta Ukrainën dhe ukrainasit të fortë dhe rezistentë dhe i gjej ekzaktësisht kështu edhe sot. Dhe jam vërtet krenare që e kemi mbështetur Ukrainën. Thjesht duhet t’i ndihmojmë që ta përmbushin misionin.

Zëri i Amerikës: Sot Ukraina ka nevojë të madhe për mbështetje ushtarake. Ka vonesa në Kongres për këtë mbështetje. Si po ua shpjegoni ukrainasve se përse po i duhet kaq shumë kohë Shteteve të Bashkuara të vendosin se kur dhe si do ta mbështesin Ukrainën?

Bridget Brink: Ajo çfarë u kam shpjeguar ukrainasve është se ka mbështetje dypartiake për Ukrainën në Amerikë dhe në Kongresin tonë. Unë, presidenti dhe të gjithë të tjerët në administratë, po bëjmë gjithçka të mundur për t’i komunikuar Kongresit dhe gjithashtu popullit amerikan se përse është e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Zëri i Amerikës: Megjithë mosveprimin nga Kongresi për të dërguar mbështetjen shumë të nevojshme, sipas një studimi të Institutit Pew 73% e amerikanëve mbështesin Ukrainën si një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ka mbështetje dypartiake, siç thatë dhe juve, edhe në Kongres. A po fiton Ukraina në të mirë të interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara?

Bridget Brink: Absolutisht që po. Siç tha Presidenti Biden, ne mbështesim Ukrainën që ta fitojë këtë luftë, duke u siguruar që kjo të jetë një humbje strategjike për Putinin. Dhe mendoj se ka mbështetje të gjerë për këtë në Kongres dhe nga populli amerikan.

Zëri i Amerikës: Zëra konservatorë në Kongres kërkojnë llogaridhënie në lidhje me ndihmat amerikane për Ukrainën. Inspektorët amerikanë vizituan rishtazi Kievin. A mund të na jepni informacion të mëtejshëm? Si funksionon procesi i llogaridhënies këtu në Ukrainë?

Bridget Brink: Mund t’ju them se e ndjekim me shumë vigjilencë këtu nga ambasada. Gati një e treta e ekipit tim është i angazhuar me mbikëqyrjen. Kemi gjithashtu tre inspektorë të përgjithshëm që gjenden po në ambasadë. Dhe ata kanë një personel prej 400 vetash në mbarë botën. Pra, ka mbikëqyrje që po bëhet, si me ukrainasit, edhe me ne në ambasadë, si dhe më gjerë.

Zëri i Amerikës: A kanë qasje tek objektet ku mbahen këto armatime dhe municionet e tjera?

Bridget Brink: Kanë qasje në çdo vend ku mundemi të shkojmë fizikisht, si dhe tek vendet ku nuk shkojmë dot, si p.sh. në front. Kemi dalë me disa mënyra alternative për të mbajtur një bilanc të armatimeve.

Zëri i Amerikës: Cilat janë këto mënyra alternative?

Bridget Brink: Ndoshta nuk e them dot konkretisht, por kemi gjetur mënyra se si mund t’i përmbahemi rregullave dhe ligjit, pa i vendosur njerëzit në rrezik.

Zëri i Amerikës: Gjatë dy viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara e ndihmuan shumë Ukrainën ushtarakisht, por realisht shumë prej fondeve mbeten në Shtetet e Bashkuara. Në komunitetet rurale që prodhojnë këto armatime. A keni informacion se si shpenzohen paratë?

Bridget Brink: Faleminderit për këtë pyetje. Në fakt fondet për Ukrainën shpenzohen në 31 shtete në mbarë vendin dhe këtu përfshihen raketat Patriot në Arizona. Ka artileri në Pensilvani. Ka madje automjete nga shteti im Miçigani. Pra kjo është realisht edhe shumë e rëndësishme për amerikanët dhe vendet e punës në Amerikës, ndërkohë që mbështetet gjithashtu Ukraina.

Zëri i Amerikës: Ekonomia ukrainase, megjithë luftën dhe rënien domethënëse, ka mbijetuar. Shtetet e Bashkuara ndihmuan shumë. Si pritet të jetë pamja për vitin tjetër për ekonominë ukrainase, nga perspektiva juaj? Dhe çfarë mekanizmi të ri planifikoni të përdorni për ta ndihmuar Ukrainën të mbijetojë ekonomikisht?

Bridget Brink: Kjo është ndoshta një nga sukseset më të mëdha që ka patur Ukraina, jashtë sferës ushtarake. Ekonomia ukrainase është rritur me 5% vitin e kaluar. Kjo është fenomenale. Një pjesë e madhe e kësaj është kapacitetet e Ukrainës për të vazhduar eksportet. Dhe kjo u arrit megjithëse Rusia u largua nga iniciativa për drithin e Detit të Zi, nëpërmjet përpjekjeve tepër të guximshme dhe krijuese. Korridore të reja u krijuan nga portet e Detit të Zi. Dhe tashmë 760 anije dhe mallra në sasi mbi 23 milionë tonë metrikë janë transportuar të sigurta në rrugë detare. Dhe kjo është e rëndësishme për botën, pasi kështu merren drithi dhe furnizimet e tjera, por është edhe shumë e rëndësishme për ekonominë e Ukrainës.

Zëri i Amerikës: Biseduam me bizneset ukrainase dhe ata vlerësojnë në veçanti mekanizmin e siguracionit që po përdorin institucionet financiare perëndimore. A synoni ta zgjeroni më tej këtë përpjekje?

Bridget Brink: Po. Po punojmë së bashku me qeverinë ukrainase dhe partnerë të tjerë që të japim mbështetje me të gjitha mënyrat që mundemi. Me rritje të eksporteve nga portet e Detit të Zi, nga portet e Danubit dhe me përmirësimin e pikave të kalimit kufitar, si dhe gjëra të tjera për të lehtësuar këto eksporte dhe për të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Kjo është një pjesë e madhe e ndihmës sonë për kapacitetet e Ukrainës, në mënyrë që ajo të mbështetet në forcat e saj.

Zëri i Amerikës: Çfarë parashikimi keni për vitin e ardhshëm, për Ukrainën dhe rajonin?

Bridget Brink: Është i njëjti si në periudhën kur mora detyrën. Ukraina duhet të fitojë. Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët dhe aleatët, do të vazhdojnë t’i mbështesin ukrainasit për këtë objektiv. Dhe kjo do të thotë rimarrje të territoreve, afrim të mëtejshëm me Evropën, me BE-në dhe rrjedhimisht me NATO-n; përparim drejt asaj çfarë dëshirojnë ukrainasit – një vend sovran, të pavarur dhe të begatë që është i integruar në institucionet euro-atlantike, që do të jetë një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është ajo çfarë mbështesim ne.

Marrë nga VOA

bridget brink shba ukraine

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin