LIVE UPDATES
Bota

VOA: Harris, Trump ballë për ballë në debatin me rëndësi vendimtare

Në këndin republikan gjendet ish-presidenti Donald Trump, duke u përpjekur të rimarrë detyrën pas një pauze katërvjeçare.

10 September 2024, 22:07 Nga M.B
VOA: Harris, Trump ballë për ballë në debatin me
Foto ilustruese

SHBA-Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump do të përballen sonte në Filadelfia në debatin e tyre të parë presidencial. Analistët thonë se kjo përballje e vështirë, e vendos ish prokuroren Harris përball një debatuesi të sprovuar, ish Presidentin Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, debati mund të jetë vendimtar për garën zgjedhore për president.

Në këndin republikan gjendet ish-presidenti Donald Trump, duke u përpjekur të rimarrë detyrën pas një pauze katërvjeçare. Në anën tjetër, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate që ka rritur entusiazmin ndërsa amerikanët pyesin nëse ajo do t’ia dalë të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Fushata dhe fjalori i përdorur deri më tani ka krijuar përshtypjen se debati presidencial i së martës do të jetë si nje ndeshje e fortë boksi.

Në debatin e fundit ish Presidenti Trump doli triumfues. Disa javë pas paraqitjes së dobët në atë debat, Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen nga gara për tu rizgjedhur. Tani, ish Presidenti do të përballet me kandidaten e re demokrate Harris e cila ka vetëm disa javë që kandidon. Por analistët thonë se në këtë garë të ngushtë, ku të dy do të konkurrojnë për mbështetje nga një elektorat thellësisht i ndarë, debati mund të jetë vendimtar. Ata kanë stile shumë të ndryshme. Zoti Trump ka goditur inteligjencën e zonjës Harris dhe parashikon se shanset e tij kundër saj janë më të mira se sa me rivalin e tij të mëparshëm demokrat, Presidentin Biden.

“Ai (Presidenti Biden) është më i zgjuar se ajo”, tha ish Presidenti Trump.

Harris, ndërsa bëri një pushim nga përgatitjet për debatin, vizitoi një dyqan.

“U largova nga përgatitja për debatin për të parë erëzat. Gjëja më e mirë që kam bërë deri tani”, tha zonja Harris ndërsa më pas u pyet se çfarë dëshiron të arrijë gjatë debatit?

“Ka shumë gjëra, por, është koha të ndalim përçarjen dhe të ndërtojmë një rrugë të re përpara”.

Debati Trump-Biden i qershorit pati më shumë se 51 milionë shikues. Analistët presin shifra të mëdha edhe për këtë debat gjatë të cilit ka pritshmëri të larta për të dy pretendentët.

“Trump duhet të dëshmojë se ai mund të jetë president këmbëngulës dhe aq agresiv sa dëshiron të jetë pa qenë i vrazhdë, nëse do të fitojë votues që ende nuk janë të përcaktuar. Kamala Harris duhet të provojë se mund të sulmojë, por edhe të tërhiqet. Ajo duhet të dëshmojë se ka dallim në mes të politikave të saj dhe të Presidentit Biden, por ende vepron në të njëjtën platformë demokratike”, thotë Nate French nga Universiteti ‘Wake Forest’.

Moderatorët do t'i pyesin kandidatët mbi çështjet kryesore si ekonomia, të drejtat riprodhuese, politika e jashtme dhe çështje të tjera. Kandidatët nuk mund të sjjellin shënime me vete. Ata lejohen të kenë një stilolaps, letër dhe ujë, dhe do të kenë dy minuta për ti'u përgjigjur pyetjeve.

“Deri diku, debatet u japin mundësinë kandidatëve të thonë gjërat që duan, aspiratat e tyre, pa pasur nevojë të shpjegojnë se si do t'i realizojnë zotimet. Por, aty ku debati bëhet i rëndësishëm është se si i artikulojnë qëndrimet e tyre, duke treguar se si do të duken ato”, thotë Jeremi Suri, profesor në Universitetin e Teksasit.
 Debati zhvillohet në Filadelfia, të martën në mbrëmje./ VOA

shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin