LIVE UPDATES
Bota

"Vuajnë të dy nga sëmundje"/ Djali i çiftit britanik të burgosur nga talebanët ngre alarmin për prindërit: Mund të vdesin në qelitë ku mbahen në kushte çnjerëzore

OKB-ja paralajmëroi të hënën se çifti mund të vdesë në kushte kaq degraduese nëse nuk marrin kujdes mjekësor menjëherë, duke e quajtur ndalimin e tyre çnjerëzor. Reynolds tha se kishte qenë një periudhë pesë mujore e trishtueshme dhe surreale duke pritur lirimin e prindërve të tij, të cilët jetuan në Afganistan për 18 vjet , ku ata kishin shtetësi dhe drejtonin projekte arsimore.

24 July 2025, 16:25 Nga r.ll
"Vuajnë të dy nga sëmundje"/ Djali i çiftit
çifti britanik

BRITANI- Djali i një çifti britanik të ndaluar nga talebanët pesë muaj më parë është shprehur se ka frikë se ata mund të vdesin në burg. Peter Reynolds, 80 vjeç, dhe Barbie Reynolds, 76 vjeç, u arrestuan më 1 shkurt, ndërsa po ktheheshin në shtëpinë e tyre në provincën qendrore Bamiyan, Afganistan. Nuk dihet saktësisht ende pse u ndaluan.

Djali i tyre, Jonathan Reynolds, tha se shëndeti i tyre po përkeqësohej me shpejtësi, me babain e tij që vuante nga konvulsione të rënda dhe nënën e tij që vuante nga anemia dhe kequshqyerja. Ministri i Jashtëm i Talibanëve tha se ata po merrnin kujdes mjekësor dhe se po bëhen përpjekje për të siguruar lirimin e tyre, por procesi nuk ka përfunduar.

"Të gjitha të drejtat e tyre njerëzore po respektohen", u tha Amir Khan Muttaqi gazetarëve në Kabul të mërkurën, duke shtuar se dyshja kishte "kontakte të herëpashershme" me familjen.

OKB-ja paralajmëroi të hënën se çifti mund të vdesë në kushte kaq degraduese nëse nuk marrin kujdes mjekësor menjëherë, duke e quajtur ndalimin e tyre çnjerëzor. Reynolds tha se kishte qenë një periudhë pesë mujore e trishtueshme dhe surreale duke pritur lirimin e prindërve të tij, të cilët jetuan në Afganistan për 18 vjet , ku ata kishin shtetësi dhe drejtonin projekte arsimore.

Një nga këto projekte përfshinte trajnimin e grave dhe fëmijëve dhe me sa duket ishte miratuar nga autoritetet lokale, pavarësisht se talebanët ndalojnë arsimimin për vajzat mbi 12 vjeç dhe nuk i lejojnë gratë të punojnë, shkruan BBC.  Reynolds tha se prindërit e tij ishin mbajtur në kushte të vështira, përfshirë një burg të sigurisë maksimale, pavarësisht se ishin shpallur të pafajshëm nga një gjyqtar dhe nuk përballeshin me akuza.

"Babai im ishte i lidhur me zinxhirë me vrasës dhe kriminelë", tha ai për programin Today të BBC Radio 4, duke shtuar se në një moment ata ishin mbajtur në një bodrum për gjashtë javë pa rrezet e diellit dhe nuk ishin lejuar të dilnin.

Çifti zbuloi sa e keqe është gjendja shëndetësore e tyre kur patën kontakt të fundit me fëmijët e tyre më 15 qershor, tha zoti Reynolds.

"Shëndeti i babait tim po përkeqësohet me shpejtësi në veçanti", tha ai për 80-vjeçarin, i cili ka një histori të sulmeve të lehta në zemër.

Ai shtoi se babai i tij kaloi gjysmë ore duke u dridhur në dyshemenë e burgut përpara se gruaja e tij të thërriste një roje burgu për ta zhvendosur atë në një dyshek në dysheme që shërbente si shtrat.

"Zonja Reynolds ka duar dhe këmbë blu për shkak të anemisë, kequshqyerjes, thjesht mosmarrjes së kujdesit shëndetësor të duhur", shtoi ai. Djali i çiftit tha se nuk e dinte vendndodhjen e saktë të prindërve të tij dhe se nuk ishte i sigurt nëse është bërë kërkesa për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ai tha se ishte shumë mirënjohës që zyrtarët britanikë vizituan çiftin vetëm javën e kaluar dhe ndanë një foto me familjen si "provë jete". Megjithatë, mbetet shqetësuese që kjo nuk siguroi lirimin e tyre.

Çifti ka pasur të dy ditëlindjet në burg dhe javën e kaluar shënuan 55-vjetorin e martesës; ata u martuan në Kabul në vitin 1970. OKB-ja gjithashtu paralajmëroi të hënën se shëndeti i dyshes po përkeqësohej me shpejtësi dhe vuri në pikëpyetje pse ata po mbaheshin fare. Mbretëria e Bashkuar mbylli ambasadën e saj në Kabul dhe tërhoqi diplomatët e saj nga vendi pasi talebanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021.

peter reynolds barbie reynolds jonathan reynolds

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin