LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç fyen Albin Kurtin dhe kërcënon se nuk do të shkojë në takimin e Tiranës, DW: Atmosferë negative në rajon

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kërcënon se nuk do të shkojë në Tiranë në samitin Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor. Arsye për pakënaqësinë në Beograd është reagimi i vakët i BE-së.

4 December 2022, 12:01 Nga k.m.
Vuçiç fyen Albin Kurtin dhe kërcënon se nuk do të
Aleksandër Vuçiç

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar Nenad Rashiçin si ministër për Komunitetet në qeverinë e tij, dhe Rada Trajkoviçin si zëvendësen e tij, ka shkaktuar një reagim deri tani të paparë të presidentit të Serbisë. Me një ton të ashpër të pazakontë Aleksandar Vuçiç e ka quajtur kryeministrin e Kosovës "llum terrorist", duke u shprehur „se kanë zgjedhur llumin më të keq serb nga fundi i koshit që nuk kanë kurrfarë besimi në Serbi, por që kanë besimin e Kurtit dhe të agjenturave perëndimore". Kësaj ai i shtoi edhe paralajmërimin se nuk do të shkojë në samitin e paralajmëruar të 6 dhjetorit. Rada Trajkoviç, duke reaguar ndaj këtyre akuzave, tha se "e kupton Vuçiçin si pacient, por nuk e kupton si presient të Serbisë".

Aleksandër Vuçiç përsëriti pas takimit me komisionerin e BE për zgjerim Oliver Varhelyi se u përmbahet vlerësimeve të tij për Rashiçin dhe Rada Trajkoviçin, por shtoi se ditët në vijim do të vendosë për pjesëmarrjen në samitin në Tiranë. Beogradi është i pakënaqur edhe me reagimin e BE, i cili sipas zyrtarëve serbë është tepër i vakët.

Atmosferë negative në rajon

Presidenti i Serbisë e shfrytëzoi këtë rast për të shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Prishtinës ndaj komunitetit serb, thekson për DW, Igor Novakoviç, drejtor i kërkimeve të fondit ISAC.

"Mendoj se nuk është një mesazh, që ka të bëjë me procesin e bashkëpunimit rajonal, por është mbi të gjitha një mesazh për BE-në dhe qeverinë e Albin Kurtit".

Igor Novakoviç mendon "se shfrytëzimi i samitit rajonal si platformë për të dërguar ndonjë mesazh është i keq". Bashkëpunimi rajonal është interesi i të gjithë të interesuarve, e këtu është fjala për raportin e ndërsjelltë mes Beogradit dhe Prishtinës. Kështu që nuk shoh pasoja të mëdha, nëse Serbia eventualisht nuk merr pjesë në këtë samit, por është e mundur që të lërë pas një atmosferë negative mes vetë pjesëmarrësve në procesin e bashkëpunimit rajonal", shton Novakoviç.

Histori e interpretuar keq

Reagimi i Aleksandër Vuçiçit do të ishte shumë më efikas, në rast se pozicioni i Serbisë do të kishte qenë disi më i mirë, thotë për DW Aleksandar Popov, drejtori Qendrës për Rajonalizmin. 

"Pozicioni i Serbisë nuk është i tillë, plus ajo përformancë me fjalor të papërshtatshëm dhe e gjitha kjo çoi në një vendim të nxituar për të mos shkuar në Tiranë. E gjithë kjo histori është e luajtur keq dhe mendoj se nuk i shërben pozicionit të Serbisë në BE". Por unë megjithatë mendoj, vazhdon Popov, "se pas një sulmi të tillë do të ketë tërheqje, dhe se në fund ai do të shkojë në Tiranë. Gjithsesi emocionet nuk janë aleat i mirë dhe duhet të mendojmë mirë, se sa hapësirë kemi për të bërë një hap prapa e për të rrezikuar procesin e integrimeve evropiane," thotë Popov.

A është shkatërruar monopoli i Listës Serbe?

Rada Trajković vendosjen e saj në funksionin e ri në qeverinë e Kosovës e ka vlerësuar si lajm të mirë, pasi sipas saj "kjo do të thotë se Milan Radoiçiç nuk do të ketë asnjë ndikim në atë që ndodh, dhe se në këtë mënyrë do të thyhet monopoli i Listës Serbe për promovimin mendor të serbëve".

Igor Novaković mendon se kjo nuk është e sigurtë deri në fund, "sepse Nenad Rashiç dhe Rada Trajkoviç janë subjekte politike që kanë marrë shumë pak vota në votime dhe nuk kanë legjitimitet politik. Megjithatë ajo që është e mundur në këtë moment, është një lloj fillimi i ndarjes në kuadrin e vetë bashkësisë serbe në Kosovë, pra që serbët që jetojnë në jug do të pranojnë modalitete të bashkëpunimit me qeverinë e Kurtit, ndërsa serbët në veri do të jenë mbështetës ndaj qendrimit të qeverisë në Beograd", thekson Novaković.

Përvoja ime nga terreni thotë se serbët e jugut do të donin më shumë pluralizëm dhe mundësi për të zgjedhur, tërheq vëmendjen Aleksandar Popov. "Ata shpesh thonë se disa lëvizje të Beogradit u bien në kokë, sepse duhet pasur kujdes edhe për serbët në enklava. Po ta shohim nga ana legjitime, Kurti mund të kishte marrë në qeverinë e tij këdo, por problemi është që vetë Kurti ka bërë mjaft lëvizje kontraproduktive kohët e fundit, të cilat faktikisht e kanë ndërprerë procesin e bisedimve", thotë Popov.

(Pa)mundësi kompromisi

Kur është fjala për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, edhe ky episod e rrezikon më tej procesin. Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e BE-së dërgojnë mesazhe optimiste se si ndonjë lloj marrëveshjeje do të mund të arrihej në pranverën e vitit të ardhshëm, por Igor Novakoviç vlerëson se "edhe pse nga Brukseli përhapet optimizëm më duket se situata mes dy palëve është aq e nxehtë, saqë do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis i caktuar".

Një pjesë të fajit për ngecjen e dialogut mban edhe perëndimi, shton Aleksandar Popov, i cili vëren "se nuk ka sa duhet sinkronizim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Gjatë krizës rreth targave çdo gjë është zgjidhur me një telefonatë nga Uashingtoni, dhe kjo në një farë mënyre ka qenë poshtërim i BE. Kjo pastaj ka hapur hapësirë për kalkulime të ndryshme dhe mendoj se do të kishte shkuar shumë më mirë, nëse nuk do të kishte pasur favorizim të një pale", përfundon drejtori i Qendrës për Rajonalizmin./DW

aleksandër vuçiç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin