LIVE UPDATES
Bota

"Tajvani është Kinë", analistët: Vuçiç ka në mendje Kosovën

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e Pekinit.

27 February 2024, 19:06 Nga Besim Abazi
"Tajvani është Kinë", analistët:
Aleksandër Vuçiç dhe Xi Jinping

SERBIA- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u shprehu mbështetje të vendosur pretendimeve të Kinës mbi Tajvanin dhe u angazhua për forcimin e lidhjeve me Pekinin, ndërsa synon integrimin në Bashkimin Evropian, i cili ka një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës për shkak të mospajtimeve mbi tregtinë dhe agresionin rus në Ukrainë.

“Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur, si do ta bëni, pikë”, tha presidenti serb Vuçiç për televizionin CGTN me seli në Pekin. "Ai është territori juaj, është populli juaj dhe ju jeni një komb sovran. I merrni vendimet vet dhe gjithmonë do të keni mbështetjen e Serbisë”.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e Pekinit. Analistë evropianë e shohin deklaratën e presidentit serb si një kërkesë mbështetjeje nga Kina për pretendimin e Serbisë ndaj Kosovës.

“Sigurisht, kjo është pjesë e ekuacionit”, i tha Zërit të Amerikës analisti politik Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit me seli në Berlin. “Për sa kohë që Vuçiçi ka liri veprimi rreth Kosovës, për shkak se perëndimi nuk është i vendosur për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë njohjen formale të Kosovës, Vuçiçi do të vazhdojë të përdorë marrëdhëniet e tij me Pekinin dhe Moskën për të ruajtur hapësirën e manovrimit”, shtoi ai.

Analisti Forian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri, i tha Zërit të Amerikës se deklarimi i presidentit Vuçiç, nuk paraqet befasi dhe se qëndrimi ndaj Tajvanit ka kuptim për disa arsye.

“Së pari, ajo tërheq në mënyrë të qartë një paralele ndërmjet Kosovës dhe Tajvanit. Nëse Kina pretendon Tajvanin, po ashtu edhe Serbia pretendon Kosovën dhe është e drejta e Serbisë ta rimarrë atë. Natyrisht, ka dallime të rëndësishme, por është e qartë se Vuçiçi e kishte në mendje Kosovën kur e bëri deklaratën”, tha zoti Bieber duke nënvizuar se ai mbështetet në Kinën për përkrahjen e Serbisë rreth Kosovës.

“Rusia e ka të drejtën e vetos, por përndryshe është një aleate e dobët në shkallë globale dhe e dyta, më pak parimore. Në fund të fundit, (Vladimir) Putini, la të kuptohet se Kosova mund të ishte një mjet pazaresh dhe ai do ta njihte nëse perëndimi do të njihte pretendimet ruse ndaj territoreve të okupuara ukrainase dhe gjeorgjiane”, tha analisti Bieber sipas të cilit arsyeja e tretë është se qeveria serbe dhe presidenti Vuçiç, “kanë qenë të kujdesshëm për të miratuar dhe mbështetur objektivat kryesore të politikës kineze në mënyrë që të marrin mbështetje në aspektin e investimeve ekonomike”.

Presidenti serb paralajmëroi vizitën e udhëheqësit kinez Xi Jinping më vonë gjatë këtij viti në Serbi, por pa dhënë ndonjë datë të caktuar. Vizita do të pasojë marrëveshjen për tregti të lirë që palët nënshkruan në tetor të vitit të kaluar gatë vizitës së presidentit Vuçiç në Kinë në kuadër të forumin e tretë “Një Brez një Rrugë”. Gjatë intervistës me CGTN presidenti serb hodhi poshtë vlerësimet rreth "kurthit të borxheve”, që kanë përcjellë investimet kineze në Ballkanin Perëndimor. Deklarimet e tij bëhen vetëm pak ditë para takimit të radhës mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet të enjten në Tiranë. Plani i hartuar nga Komisioni Evropian përfshinë një paketë me 6 miliardë euro investime, 4 nga të cilat në formë kredie të volitshme për gjatë vendet që aspirojnë integrimin. Presidentja e Komisioni Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se nëse zbatohet, plani ka mundësitë që të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor brenda një dekade. Bashkimi Evropian është mbështetësi kryesor financiar i vendeve të Ballkanit Perëndimor. përfshirë Serbinë e cila në dhjetë vjet ka përfituar 4 miliardë euro pa kthim dhe 7 miliardë në kredi të “buta”. Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës muajin e kaluar, presidenti serb Vuçiç tha se nuk mund të heq dorë nga investimet e drejtpërdrejta kineze që arrijnë në rreth 30 për qind, por as nga ato evropiane që arrijnë në rreth 65 për qind.

Analisti Bodo Weber thotë se presidenti Vuçiç për shumë vite tani pretendon se dëshiron që Serbia të anëtarësohet në BE, por në fakt gjithçka që ai dëshiron, është “të qëndrojë në pushtet”.

“Orientimi” gjeopolitik që i shërben këtij qëllimi është politika e tij për t’u ulur në dy karrige, për të balancuar mes Perëndimit dhe Lindjes, për të qëndruar në lojë si me BE-në, ashtu edhe me SHBA-në në krah, dhe Kinën e Rusinë nga ana tjetër. Mendoj se intervista, fjalët e tij të forta për Tajvanin, duhet të shihen gjithashtu në kontekstin e problemeve aktuale të brendshme të regjimit të Vuçiçit, lidhur me zgjedhjet 17 dhjetorit, dhe trysninë politike nën të cilën aiu gjen veten nga BE-ja, veçanërisht nga Parlamenti Evropian që kërkon një hetim ndërkombëtar”, i tha Zërit të Amerikës, analisti politik, Bodo Weber./ VOA

kina-tajvani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin