9 April 2025, 19:22
Nga E. D
foto ilustruese
FRANCË- Pasi një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se bota po hyn në një epokë turbulente që do të zgjasë” dhe se “është mirë që Serbia e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën. Vuçiç u tha gazetarëve se me Macronin diskutoi për çështjet gjeopolitike dhe për situatën në Serbi.
“Kemi diskutuar për një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i kërkova Francës që të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, dhe mendoj se kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha udhëheqësi serb.
Vuçiç deklaroi se çështja më e vështirë është situata në Republikën Sërpska, entitet në Bosnje e Hercegobinë.
“Kam luftuar që të gjendet një zgjidhje kompromisi. Nuk mund ta pranoj që e vetmja zgjidhje është arrestimi [i presidentit të Republikës Sërpska, Millorad] i Dodikut. Kjo nuk është zgjidhje, është krijim i problemeve”, tha ai, duke shtuar se i ka paraqitur idetë e tij për zgjidhjen e kësaj krize, por pa specifikuar se për çfarë idesh bëhet fjalë.
Duke folur për bllokadat dhe protestat në Serbi, Vuçiç deklaroi se i tregoi Macronit se shteti i tij “është përballur me terror” në katër muajt e fundit.
Përmes bllokimit të fakulteteve dhe mbajtjes së protestave tash e disa muaj, studentët në Serbi po kërkojnë që autoritetet serbe të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 16 persona pas rrëzimit të strehës së betonit në stacionin e trenave në Novi Sad.
Protestat e studentëve janë bërë simbol i një pakënaqësie më të gjerë lidhur me sundimin e ligjit në Serbi, teksa janë ngritur pikëpyetje nëse aksidenti në Novi Sad u shkaktua si rezultat i neglizhencës së sistemit dhe korrupsionit./REL
Bota
9 April 2025, 19:14
A.Ll
Mbreti Charles III dhe Camilla
ROMË - Në një atmosferë të mbushur me simbolikë, diplomaci dhe emocione personale, Mbreti...
Bota
9 April 2025, 19:05
A.Ll
Donald Trump
WASHINGTON - Në kulmin e një lëkundjeje ekonomike globale të shkaktuar nga tarifat doganore të reja të vendosura...
Bota
9 April 2025, 18:55
A.Ll
SEATTLE, USA - Amazon ka ndërmarrë një veprim të papritur, por shumë domethënës në kulmin e tensioneve tregtare mes Sh...
Bota
9 April 2025, 18:35
A.Ll
Qytetare kineze ne Washington
PEKIN - Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit ka lëshuar një paralajmërim të pazakontë p&eum...
Bota
9 April 2025, 17:54
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga pres...
Bota
9 April 2025, 16:47
E. D
Maria Zakharova
RUSI- Rusia akuzon hapur SHBA-në për shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare pasi vendosi t...
Bota
9 April 2025, 16:41
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Lideri i Partisë Demokristiane (CDU) dhe kancelari i ardhshëm Friedrich Merz e përshkroi marrëveshjen midis Un...
Bota
9 April 2025, 14:43
N.F
Trump
HUNGARI- Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se Hungaria do të kundërshtojë propozimin e Komision...
Bota
9 April 2025, 14:31
r.ll
donald trump
SHBA- Pasi Kina njoftoi se po rrit tarifat për importet e produkteve amerikane në 84%, presidenti i Shteteve të Bashk...
Bota
9 April 2025, 14:24
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara paralajmëruan dje se agjencitë kineze të inteligjencës po përdorin metoda mashtruese p&e...