17 February 2024, 16:40
Nga M.B
Aleksandër Vuçiç
MYNIH- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në një deklaratë për mediat nga Mynihu se Bashkimi Evropian ose nuk ka ose nuk dëshiron të aplikojë mekanizma ndaj Kosovës. Vuçiç tha se në Konferencën e Sigurisë nuk ka pasur presione të reja “prapa skene” për çështjen e Kosovës ndërsa ka shtuar se ka pasur për çështjen e Rusisë.
"Do të ketë vizita më thelbësore dhe më të rëndësishme në Serbi", tha Vuçiç.
Vuçiç deklaroi se gjatë ditës ka pasur bisedime me Komisionerin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak.
“Kemi thënë që duam të jemi në çdo takim, por duam të shohim rezultate, folëm për dinarin, një nga gënjeshtrat tinëzare të Kurtit, i cili u thotë të gjithëve këtu se jemi në një periudhë tranzicioni tre mujor që i referohet faktit se ai nuk do të vjedhë dinarë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se pret një ftesë në Bruksel në ditët në vijim dhe shpreson për një zgjidhje.
“Borrell është i saktë dhe e kupton se çfarë po ndodh, por ai është i dobët”, u tha Vuçiç gazetarëve në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
"Borrell dhe Lajçak, nuk janë të verbër, i dinë të gjitha, por duhet të kesh mbështetjen e shteteve anëtare për të bërë diçka”, shtoi ai.
Vuçiç shtoi se nuk dëshiron të komentojë nëse kjo mbështetje ekziston në të vërtetë apo jo.
aleksander vucic serbia
Bota
17 February 2024, 16:36
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës... Ikja e të rinjve nga Kosova drejt Perëndimi...
Bota
17 February 2024, 16:15
N.F
Deputeti kanadez, Kyle Seeback
KOSOVË- Deputeti kanadez, Kyle Seeback ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjal...
Bota
17 February 2024, 16:11
M.B
Moment nga ceremonia
KOSOVA- Sot në Pejë të Kosovës është përuruar monumenti i ish-Presidentit të Kosovës...
Bota
17 February 2024, 15:54
M.B
Monumenti i Adem Jasharit
KOSOVA- Komuna e Mitrovicës së jugut, në Kosovë ka mbajtur ceremoninë e inaugurimit të monumetit t&...
Bota
17 February 2024, 15:43
M.B
Moment nga firmosja
KOSOVA- Sot është mbajtur ceremonia e pranimit dhe dorëzimit të dokumenteve të para në Insti...
Bota
17 February 2024, 14:59
N.F
Alexei Navalny
RUSI- 24 orë pas njoftimit për vdekjen e kritikut të Putin, Alexei Navalny nëna e tij u informua për të marr...
Bota
17 February 2024, 14:35
M.B
Pjesë nga videoja
KOSOVA- Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka publikuar një video në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit t...
Bota
17 February 2024, 14:18
M.B
Afrim Bunjaku
KOSOVA- Përvjetori i 16-të i pavarësisë së Kosovës është nderuar dhe figura dhe vepra e dëshmori...
Bota
17 February 2024, 14:15
S.B
foto ilustuese
SHBA- Një injeksion i qelizave staminale në krah mund të trajtojë diabetin e tipit 1, thonë shkencëtar&eu...
Bota
17 February 2024, 14:07
M.B
Ali Ahmeti
MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën për pavarësinë e 16-të. Ahmeti shkruan se me mall k...