23 June 2025, 13:09
Nga M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 23 qershor se Serbia "nuk është duke eksportuar" më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur anë në konfliktin Izrael–Iran përmes eksportit të municionit drejt Izraelit, Vuçiç tha se shteti "ka pezulluar të gjitha eksportet" dhe se municionin po e dërgon vetëm në kazermat e ushtrisë serbe.
“Ne tani nuk eksportojmë asgjë. I kemi ndalur të gjitha dhe, nëse do të lejohet diçka, duhet të merren vendime të posaçme dhe të veçanta. Pastaj, do të shohim si do të veprojmë, në përputhje me interesat e Serbisë. Organet më të larta shtetërore do të informohen për këtë”, tha Vuçiç.
Pas mbledhjes së kolegjiumit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Vuçiç tha se “është një gjë” fakti që Serbia, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, e kishte lejuar eksportin e municionit drejt asaj shteti.
“Por, situata sot është ndryshe. Ne tani i kemi ndalur në mënyrë të plotë të gjitha [eksportet] dhe i dërgojmë vetëm për ushtrinë tonë”, shtoi ai.
Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armëve, Vuçiç tha se kujdeset për sigurinë e shtetit, por edhe për punëtorët në industrinë e mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia më herët e eksportonte jashtë vendit. Ai shtroi pyetjen se “kush është ai përdorues i lejuar final” për armët dhe pajisjet ushtarake.
“Nuk bënë në Azi, as në Afrikë, as në Evropë, as në Amerikë. Ku doni, në Antarktidë ta eksportojmë municionin?” pyeti Vuçiç me ironi.
“Sepse, e kemi parë që është shfaqur [municioni] në Ukrainë, nga të dyja palët. Të dyja anët ankohen. Dhe, për të ndryshuar diçka, mund vetëm në këtë mënyrë – që të them: të gjithë municionin, për një periudhë, vetëm për kazermat tona”, theksoi ai.
Duke folur për konfliktin Izrael–Iran, Vuçiç tha se Serbia dëshiron paqe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.
“Për ne, edhe Izraeli edhe Irani janë vende mike”, shtoi ai.
Vuçiç po ashtu tha se është në kontakt me presidentët e Iranit dhe Izraelit. Ai theksoi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të afërta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por vlerësoi se “nuk ka asnjë dyshim se është shkelur e drejta ndërkombëtare” me sulmin ndaj caqeve në Iran.
Izraeli nisi më 13 qershor një sulm ndaj Iranit, duke goditur disa lokacione, përfshirë objekte bërthamore dhe zona të banuara në Teheran, ku u vranë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), shkencëtarë bërthamorë dhe civilë. Irani reagoi duke lëshuar dronë dhe raketa balistike drejt qendrave ushtarake dhe bazave ajrore në Izrael.
SHBA u përfshinë në konflikt më 22 qershor. Presidenti Donald Trump njoftoi se bombarduesit amerikanë kishin goditur tri objekte bërthamore iraniane. Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se, pas sulmeve amerikane, diplomacia “nuk është më një opsion”. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, të paktën 430 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga fillimi i konfliktit. Në Izrael, sipas të dhënave zyrtare, kanë humbur jetën të paktën 24 persona si pasojë e sulmeve iraniane./ REL
serbia
Bota
23 June 2025, 12:37
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin shprehu dënimin e fortë të Moskës për sulmet ushtarake ndaj objekteve...
Bota
23 June 2025, 12:03
E. D
centali berthamor
IRAN- Pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare ...
Bota
23 June 2025, 11:48
E. D
pamje nga protesta
SHBA- Pas sulme të SHBA-së ndaj tre centrale bërthamore në Iran, janë mbajtur protesta msive në mbar...
Bota
23 June 2025, 11:52
M.B
Rafael Grossi
LINDJE E MESME- Bombardimet amerikane ka të ngjarë të kenë shkaktuar dëme shumë të konsiderueshme në ...
Bota
23 June 2025, 11:37
I.A
Putin dhe Khamenei
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i dorëzoi të hënën në Moskë një let&...
Bota
23 June 2025, 11:24
M.B
Ali Khamenei, Benjamin Netanyahu, Bill Clinton dhe Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka deklaruar se kryeministri izraelit Benja...
Bota
23 June 2025, 10:59
M.B
Kaja Kallas
BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaja Kallas ka paralajmëruar se çdo mbyllje do të ishte...
Bota
23 June 2025, 10:37
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm nga 27 vendet e Bashkimit Evropian pritet të mbërrijnë sot në Bruksel të vet&eum...
Bota
23 June 2025, 09:57
M.B
Foto ilustruese
HAGË- Liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për samitin e përvitshëm t...
Bota
23 June 2025, 09:42
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj në Velipojë pasi lundroi ...