LIVE UPDATES
Bota

'Zbërthehen' hekurat! DW: Rusia angazhon të burgosur për luftë në Ukrainë

Pas sukseseve të Ukrainës, në Rusi janë shtuar thirrjet për mobilizim të përgjithshëm. Por Kremlini duket se po ndjek një rrugë tjetër - po angazhon të burgosur!

17 September 2022, 23:41 Nga DOSJA
'Zbërthehen' hekurat! DW: Rusia angazhon të burgosur
Ushtarë

RUSIA- Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërsa tani dolën edhe videot e para. Mbështetësit e politikanit të opozitës rus të burgosur, Alexei Navalny dhe disa kanale në Telegram publikuan të mërkurën (14.09) një pamje të telefonit celular të një personi për të cilin dyshohet se është marrë nga një i dënuar me burg. Në të, një burrë bën thirrje për pjesëmarrje në luftën e Ukrainës. Ai është tullac dhe mban veshje ushtarake me ngjyrë ulliri. Në xhaketën e tij varen dy medalje që duken si "Hero i Rusisë".

Liri nëse shkon në luftë gjashtë muaj

Burri në video ka një ngjashmëri të ngushtë me biznesmenin famëkeq Yevgeny Prigozhin, i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me Kremlinin dhe sipas raporteve të mediave mban ushtrinë më të famshme private të Rusisë - "Wagner Group". Thuhet se ajo ushtri private po lufton në Ukrainë dhe se Prigozhin është nderuar si "Hero i Rusisë".

Në video, burri u premton të burgosurve të mbledhur para dhe liri në këmbim të gjashtë muajve të shërbimit ushtarak si pjesë e grupit Wagner. Lufta e Ukrainës është "e ashpër" dhe ka nevojë për "ushtarë luftarakë". Mediat ruse kritike ndaj Kremlinit e përshkruajnë videon si autentike. Deklaratat nuk janë befasuese.

Raportet se Rusia është duke rekrutuar të burgosur për luftën në Ukrainë kanë qarkulluar prej muajsh. "Progishin bën një përpjekje dhe viziton personalisht njësitë e të burgosurve," tha Olga Romanova, kreu i organizatës për të drejtat e njeriut "Rusia Behind Bars", në një intervistë për DW në gusht. Beteja e parë me të burgosurit u zhvillua afër Luhansk në mes të korrikut, tha Romanova. Sipas vlerësimeve të tyre, Prigozhin ishte në gjendje të rekrutonte të paktën 2.500 të burgosur për luftë deri në fillim të gushtit. Mund të jetë shumë më tepër - deri në 50.000 ose 60.000, sipas Romanova, që do të ishte një në dhjetë të burgosur në Rusi.

Pas kundërsulmit të suksesshëm të Ukrainës në rajonin e Kharkiv, thirrjet për mobilizim të përgjithshëm janë shtuar në Rusi. Veçanërisht blogerët nacionalistë po bëjnë thirrje për këtë masë në rrjetet sociale. Por Kremlini po i qëndron strategjisë së tij për një "operacion special ushtarak" në Ukrainë. Luftëtarë të rinj kërkohen jo vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe përmes rrugëve të tjera. Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov propozoi të enjten (16.09)  "vetëmobilizim" të decentralizuar. Çdo rajon rus mund të pajisë dhe trajnojë "të paktën një mijë luftëtarë vullnetarë". Shteti atëherë do të kishte një forcë prej 85.000 burrash - "pothuajse një ushtri", shkroi Kadyrov në Telegram.

Një numër i ngjashëm - 90.000 - u emërua si objektiv i mobilizimit rus nga një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës në një intervistë televizive në fund të gushtit. Deri më tani, sipas vlerësimeve të Kievit, Rusia ka dërguar rreth 160.000 ushtarë në luftën e Ukrainës.

Rekrutimi i vullnetarëve bëhet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe rekrutimet në territoret e okupuara të Ukrainës. Nga Rusia ka në rajone rreth 40 njësi, raportoi gazeta ruse Kommersant në gusht. Por po zgjerohet edhe ushtria e rregullt. Në fund të gushtit, presidenti Vladimir Putin urdhëroi që forcat e armatosura ruse të rriteshin me më shumë se 130.000 persona. Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023, por duhen urgjentisht luftëtarë të rinj duke pasur parasysh humbjet në front. Sipas informacionit aktual ukrainas, më shumë se 50.000 ushtarë rusë janë vrarë që nga sulmi në shkurt. Në fillim të gushtit, ushtria amerikane vlerësoi humbjet ruse në rreth 20.000 të vdekur.

Mungesa e perspektivës si motiv

Në këtë sfond, të burgosurit duket se po formojnë një lloj skuadre për ndërhyrje të shpejta. "Ata janë të parët që dërgohen në betejë dhe janë të stërvitur shumë keq”, thotë Olga Romanova. Megjithatë, gatishmëria për të shkuar në luftë është e madhe. Sipas saj, arsyeja për këtë është mungesa e perspektivës: "Për ta (të burgosurit) është e vetmja mënyrë për të filluar një jetë të re - duke iu marrë jetën të tjerëve".

Por ka edhe nga ata që pas burgut do të kishin një shans për jetë të re, e megjithatë shkojnë në luftë në Ukrainë. Një shembull është historia e Ruslanit, që e ka tregur kushërira e tij Svetlana në një rrëfim për DW. Të dy emrat janë ndryshuar. Ruslan është në fillim të të 20-ave, krimi i tij nuk është i rëndë dhe ai mund të lirohet nga burgu pas një viti, sipas Svetlanës. Në fillim ai hodhi poshtë idenë për të shkuar në luftë në Ukrainë, thotë Svetlana. Por në fillim të korrikut pati një rekrutim në burg, raportuan rreth 70 burra. Edhe Ruslani ishte në mesin e tyre. Më pas ajo u përpoq të ankohej te prokurori publik. Pa sukses. Në gusht, kushëriri e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që ta "largojë nga Ukraina”. Svetlana do të provojë ta bëjë këtë.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin