18 January 2023, 16:36
Nga k.m.
Volodymyr Zelenskyy
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka shkruar një letër liderit kinez, Xi Jinping, duke e ftuar atë për bisedime. Letra i është dorëzuar delegacionit kinez në Forumin në Davos nga Olena Zelenskyy, bashkëshortja e presidentit ukrainas. Zelenskyy vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi Jinping që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi liderin rus, Vladimir Putin.
Gjatë një fjalimi të martën në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, Olena Zelenskyy tha se kishte një letër për Xi, por ajo dha më shumë detaje gjatë një konference për media më 18 janar.
“Është një gjest dhe ftesë për dialog dhe shpresoj shumë se do të ketë përgjigje për këtë ftesë”, tha ajo për gazetarët.
Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022. Kina ka tentuar që ta pozicionojë veten si neutrale sa i përket luftës, ndërkaq në të njëjtën kohë ka thelluar lidhjet me Moskën, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Por, disa analistë kanë sugjeruar se Pekini mund të shndërrohet në një ndërmjetës për të negociuar dhënien fund të luftimeve në Ukrainë.
Në shtatorin e vitit të kaluar, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u bëri thirrje “të gjitha palëve që të mos zgjerojnë krizën”, duke theksuar se ka shqetësime lidhur me ndikimin ekonomik të konfliktit, që ka prekur shtetet në mbarë botën.
Presidenti ukrainas kishte deklaruar në gushtin e kaluar se kishte kërkuar “zyrtarisht për një bisedë” me homologun kinez, duke shtuar se dialogu do të ishte “i dobishëm”.
Pavarësisht se nuk ka pasur një takim Zelenskyy-Xi, kryediplomatët e dy shteteve janë takuar vitin e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./REL
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi xi jinping
Bota
18 January 2023, 16:35
A.B
Para
Në më pak se tri javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë, por asnjëri prej punëtor...
Bota
18 January 2023, 16:30
k.m.
Foto ilustruese
MOSKË- Pasi Rusia sulmoi Ukrainën, ushtria dhe qytetarët filluan të përdorin lidhjen në internet përmes ...
Bota
18 January 2023, 16:13
A.B
David Belliard dhe aktorja e serialit
FRANCË-Një politikan francez kritikoi shfaqjen e njohur të Netflix “Emily in Paris”, duke ...
Bota
18 January 2023, 15:36
k.m.
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak
PRISHTINË- Dyshes së zakonshme Berlin-Paris në përpjekjen për arritjen e një marrëv...
Bota
18 January 2023, 15:41
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Bora dhe i acarti kanë goditur disa pjesë të vendit pasi Britania e Madhe përjetoi natën e saj më t&eu...
Bota
18 January 2023, 15:42
A.B
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 18 janar se nuk ka “dyshim” se Moska do të dalë fituese në Ukra...
Bota
18 January 2023, 15:41
A.B
Sergej Lavrov
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shpeshherë ka dëshmuar se shprehet me fjalë shumë të qarta. Ministri i Jas...
Bota
18 January 2023, 15:33
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një 28-vjeçare shqiptare e cila qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e duhur i ka shpëtuar dhunës s...
Bota
18 January 2023, 15:28
I.A
Miroslav Lajçak
ZVICËR- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, takoi ndaras kryemi...
Bota
18 January 2023, 15:18
I.A
Iran
IRAN- Bazuar pjesërisht në raportimin e Rrjetit PMOI (MEK) në Iran.
E martë, 17 janar 2022 – 20:00 GMT + 1
Ditët: 124...